• |
ide | kryesore

Maska me detyrim, Basha i kthehet ashpër Ramës: Ku do e gjejnë ata që nuk sigurojnë dot bukën…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha e sheh si të parealizueshëm vendimin e qeverisë për të vendosur maskat me detyrim. Basha tha se ka shumë qytetarë që nuk sigurojnë dot ushqimin, dhe për ta qeveria nuk ka menduar.

Teksa përsëriti propozimet e PD në planin me 5 pika, Basha tha se nëse do të kishte dëgjuar PD-në qeveria, ekonomia dhe sistemi shëndetësor nuk do të ishin në këtë situatë.

“Po të dëgjonte propozimet tona s’do të ishte këtu ku është sot, ekonomia por edhe situata në sistemin shëndetësor. Pika e parë e planit është mbështetja dhe përgatitja e sistemit shëndetësor, duke rritur numrin e testimeve në 2500 testime në ditë, rimbursimin e plotë për marrjen e kurës për COVID-19. Ia kërkuam dy javë më parë, bonusin 1000 euro për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier. Ja ku e ke pikën e 3-të, çfarë ka bërë? Më thuaj, çfarë ka bërë? Dhe del sot thotë, do mbani maska ose do t’ju gjobis… po ata që do s’sigurojnë dot bukën, ku do e gjejnë maskën? Ja ku e ke përgjigjen. Shuma do të tepronte për të blerë maska. Vetëm këtë javë iu ka kaluar 2 mln euro inceneratorëve, Live jemi? Live? Se mos këputen këmbët dhe bie leva ndonjë televizori. Se nuk i japin inceneratorët në lajme, turp të kenë! Fëmijët dhe mësuesit të jenë të sigurt në shkolla, në shkolla s’ka ujë, me se do t’i lajnë duart? Për gjoba është i vetmi ky”,-tha Basha.



8 Comments

  1. TI O LUL JE ME DEBIL SE AI. NE VEND TE THUASH QE KJO QE PO BEN ESHTE MARREZI, DEL DHE THUA KU YI GJEJNE LEKET PER MASKA. E TMERRSHME KTU ESHT ME IK ME VRAP

  2. Prandaj Rama t’i vërë gishtin kokës, planin me 5 pika e ka gati ta zbatojë, të ndalë menjëherë pagesat korruptive dhe paratë t’i çojë urgjentisht te njerëzi në nevojë”, tha Basha.

  3. Ca ti thuash ketij kungulli tani.
    Ketij nuk I ben derman askush.
    Thoshte mire rama… Mos ma ngacmoni Lulin.
    Rama e do kete ta ket gjithmon kundershtar. Se e ka kuptuar se cfar lloj qulli eshte.

  4. Dmth problemi eshte thjesht ana financiare o bythqim hollande, se ne parim je dakord. E shite opoziten qe ke cadra dhe bere marreveshjen e turpit duke i lene shqiptaret ne doren e nje njeriu te lig dhe mashtrues

  5. o debil maska gjithe diten eshte denim me vdekie per njeriun ne gjermani nxenesit ne klasa jane pa maska po kur dalin ne koridor dhe oborr e vendosit dhe shkollat asnjehere sjane nderprere qe nga 13 gushti. ndersa qytetaret e vendosi ate kur hyne ne deren e dyqanit ne markete dhe ne vende publike . por rama po ju jep shqipetareve denimin me vdekie o kam nje pyetje vendosni kammera dhe shikoni po ai vete a mund ta mbaje masken gjithe diten deri kur te shkoje ne krevat

  6. o debil maska gjithe diten eshte denim me vdekie per njeriun ne gjermani nxenesit ne klasa jane pa maska po kur dalin ne koridor dhe oborr e vendosit dhe shkollat asnjehere sjane nderprere qe nga 13 gushti. ndersa qytetaret e vendosi ate kur hyne ne deren e dyqanit ne markete dhe ne vende publike . por rama po ju jep shqipetareve denimin me vdekie o kam nje pyetje vendosni kammera dhe shikoni po ai vete a mund ta mbaje masken gjithe diten deri kur te shkoje ne krevat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *