• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi thirrje për të mos mbajtur maskën: Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk ka ndërmend ta mbajë maskën me detyrim. Në një lidhje për RTVORA, Kryemadhi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që çdo polici, që i ndalon në rrugë, duhet t’i kundërpërgjigjen dhe të mos u binden këtyre masave. Ajo tha se shqiptarët do të bëhen veshllapusha nga mbajtja e maskës.

“Po hyre 100 veta në lokal hyr pa maskë, po dole në rrugë me maskë. Ky zotëria që thotë se duhet mbajtur maska 24 orë, e ka bërë llogarinë sa u kushton kjo shqiptarëve? Sa është efekti te xhepat e shqiptarëve? Apo ka ndërmend të bëjë ndonjë koncesion për maskat? Unë për vete nuk do e mbaj maskën. Nuk besoj se Rama ka merak shëndetin e shqiptarëve. Se po ta kishte do të anullonte koncesionet në shëndetësi. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët. Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin… Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë. Do tu bëj thirrje që e ndalon çdo polic, qoftë i Veliajt, qoftë i Ramës, ti kundërpërgjigjen. Se edhe policët nuk kanë para për maska. A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit,”- tha Kryemadhi.

Nga e enjta, mbajtja e maskës në vendet e publike është e detyrueshme. Kush nuk e mban, gjobitet me 3 miëj lekë.

 



7 Comments

  1. Pse opozita e bashkuar nuk e kundershton fuqishem kete akt fyes , denigrues por edhe te demshem

    per shendetin dhe xhepat e popullit shqiptar.

  2. E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha.Gazetarja e Fiksit menjherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

    E njëjta skenë përsëritet edhe në qendrën e votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryqytet

    Gazetarja e Fiks fare e cila kishte votuar pak minuta më parë ne qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në.Burre e grua ne sulm frontal kunder rames,keta sikur nuk fle je bashke si jane kaq ne sinkron,mona eshte me tan leprin

  3. jane disa qindra te vdekurit dhe disa mijera te shtruarit ne spital. Sa kushton nje dite ne Spital? Sa kushton nje i vdekur per shoqerine dhe familjen?

  4. Nuk i kuptoj keta politikanet Shqiptare , flasin para eksperteve.
    Ne France ne 9 qytetet me numrin me te madh te infektimeve , maska eshte e detyrushme per cdo njeri .
    Ne Hollande ne 6 qytetet , e njejta gje.
    Ne Belgjike ne 5 qytete , e njejta gje.
    Ne Spanje , ne shumicen e teritorit , e njejta gje.
    Gjermania, Anglia , Polonia po pergatitet te beje te njejten gje .

    Valle mos jane keta politikanet tane me te zgjuar se ekspertet eruopiane ( qe konsultojne qeverite e tyre ta bejne nje gje te tille ) ?

    Ne jemi shquar dhe do shquhemi per thakma te tilla .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *