• |
ide | kryesore

Buxheti merr borxh për paga, pensione dhe interesa borxhi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pandemia ka krijuar një situatë të vështirë në financat publike, ku për herë të parë që prej vitit 2013, qeveria po merr borxh për paga, pensione dhe pagesën e interesave të borxhit.

Ligji i Buxhetit ka një rregull fiskal, i cili detyron financat që të mos mbajnë një nivel defiçiti buxhetor më të lartë se shpenzimet kapitale, çka do të thotë se borxhi duhet të merret vetëm për investime publike dhe jo për të financuar nevojat bazë: shlyerje borxhi dhe paga e pensione.

Sipas treguesve fiskalë janar-shtator të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që prej muajit maj, niveli i defiçitit në buxhet është më i lartë se investimet publike.

Në fund të shtatorit, paratë e dhëna për shpenzime publike ishin 470 milion dollarë, ndërsa defiçiti arriti 580 milion dollarë, 110 milion dollarë më shumë.

Qeveria parashikon që deri në fund të vitit, borxhi i marrë këtë vit të jetë 450 milion dollarë më i lartë se investimet publike, brenda të cilave llogaritet edhe fondi i rindërtimit.

Shkak për këtë situatë është bërë dhënia e dy paketave të ndihmës financiare për pandeminë dhe rënia e të ardhurave nga taksat në buxhet.

Në total për 9- mujorin e këtij viti, të ardhurat u tkurrën me 360 milion dollarë krahasuar me janar – shtatorin e një viti më parë, ndërsa shpenzimet rezultuan 200 milion dollarë më të larta.

Me ndryshimin e ligjit të menaxhimit buxhetor në muajin korrik, ekzekutivi i ka lejuar vetes që të shkelë rregullin e artë fiskal për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme, shkruan Tv Klan.



2 Comments

  1. Po pra cudi e madhe. Se ky vend ishte nr 2 pas gjermanise per nga rritja ekonomike. Mirepo ja qe na ra pĺandemia dhe na coi ne keto veshtiresi. Ah moj plandemi cna bere. Ne ishim fanar ndicues… Ama nuk po dim a na keni shit me gjith popull apo pa popull? Dhe nuk po dim kush na ka bler dhe sa na ka bler.

  2. Në rastin e Ramës, pati një show agresiv mes palësh, ku përgjithësisht, akuzatorët e kryeministrit, duke renditur Shkullakun, Rakipllarin, apo edhe Lulzim Bashën, me ndihmën e helmuar të Berishës, patën argumente, letra e qasje krejtësisht të ngjashme, pasi kanë ardhur nga një burim, e që është Partia Demokratike.

    Këtyre akuzave, Edi Rama ju përball me duel të ashpër, duke sjellë jo vetëm argumentet për t’i hedhur poshtë, por edhe kundër-akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës.

    Çështja është se mbi këtë çështje, pra ndërtimin e tre impianteve të përpunimit të mbeturinave në Tiranë, Elbasan dhe Fier, ka pasur vetëm një shkrim të hollësishëm nga ana e BIRN, si burim jashtë politik.Kur e thote klani njelloj sikur flet salihu e lulzimja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *