• |
ide | kryesore

Yuri Kim: Nuk mbaj anën e Ramës dhe e vërteta e marrëdhënieve me Metën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur ne emisionin “Opinion” për raportet e saj me presidentin Ilir Meta që siç dihet nuk ka kursyer akuzat për diplomatët e huaj, përfshirë edhe ambasadën amerikane. Por Kpim e ka anashkaluar replikën dhe thotë se ajo përfaqëson vetëm interesat e vendit të saj.

“E di që doni të kem një rol në telenovelën e brendshme dhe e kuptoj këtë, por ajo që mund të them është kjo: puna ime është shumë specifike. Jam këtu për të përfaqësuar një palë, dhe kjo është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përpiqem të ndërtoj marrëdhënie pozitive, produktive me cilindo që është në pushtet dhe kjo përfshin Presidentin, Kryeministrin, udhëheqësin e opozitës, njerëz të zakonshëm, dhe bëj më të mirën që mundem” – tha Kim.

Ajo u pyet edhe për komentet se ambasada amerikane mbështet gjithmonë atë që është në qeveri.

“Unë mendoj se ky është një keqkuptim i diplomacisë. Si diplomate, në rastin tim, më ka dërguar Presidenti i Shteteve të Bashkuara që të përfaqësoj qeverinë time dhe vendin tim dhe, kuptimi i kësaj është që, në radhë të parë, angazhohem me qeverinë që është zgjedhur në mënyrë legjitime, apo jo? Kjo përfshin Kryeministrin, Presidentin, por përfshin edhe pjesën tjetër të vendit, pra flas me qytetarë të zakonshëm, flas edhe me opozitën. Nuk është mbajtje ane. Nuk është kjo ajo që bëjmë” – tha Kim. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Ambasadorja me e mire deri tani, e drejt-perdrejte. Ky eshte nje dush me une te ftohte per te gjithe ata qe mendojne se ambasadat, sidomos ajo amerikane, jane ato qe zgjidhin problemet e vendit. “I Zoti e nxjer vete gomarin nga balta”. Ky eshte mesazhi i ambasadores.

    1. Mjafton te mos na tregoje se ne cilen fushe eshte topi dhe sa te dhunshme jane protestat kunder qeverise se do e kishim nxjerre me kohe gomarin nga balta dhe zhytur Ramen aty ku e meriton.

  2. E quaj plotësisht normale që një ambasador qoftë edhe i një vendi të fuqishëm demokratik, marëdhëniet ti ketë me qeverinë e vendit ku është atashuar.
    Por më duket e dyshimtë që ta quash qeverinë e Ramës, si një qeveri legjitime që ka dalë me votat e popullit.
    Përgjimet e prokurorëve shqiptarë që janë publikuar si në Zëri e Amerikës, ashtu edhe në gazetën më të medhe gjermane Bild, kanë dëshmuar të kundërtën.
    Mungesën e legjitimitetit të kësaj qeverie pasi që nga kryeministri e gjithë piramida e PS, në mënyrë flagrante , në shkelje të hapur të kodit zgjedhor e kpdit penal, në bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës, ka përfituar deputetë të jashtëligjshëm.
    Në parlamentin shqiptar me 140 deputetë, mjafton që një mazhorancë politike të ketë ardhur në pushtet me 5 deputetë të pa merituar e me vota të vjedhura, nuk mund të quhet më një qeveri legjitime.
    Sigurisht që legjitimitetin e një qeverie në këtë rast, nuk mund ta përcaktojë askush veç drejtësisë.
    Por nëse hidhet ideja që dikush përpiqet të pengojë reformën në drejtësi, në rastin konkret llogjika ta thotë se më të interesuar për ta dëmtuar këtë reformë , janë ato forca politike që kanë abuzuar me votat.
    Për mendimin tim, as do të kishte nevojë fare që të bëheshin marëveshjet midis “mazhorancës” e opozitës e “konsensusi” i tyre nën presionin e dipllomacisë së huaj.
    Do të mjaftonte që një grup prokurorësh të hapnin dosjet e famëshme të përgjimeve, e të ndëshkoheshin ata që kanë shkelur ligjet, që në zgjedhjet e ardhshme të mos ja mbante asnjë politikani që të bënte marifete mafioze me votat.
    E quaj shumë llogjike vlerësimin e ambasadores amerikane kur thotë se reforma në drejtësi nuk mund të kryhet menjëherë si në filmat “aktion”, por është një proçes që mund të vazhdojë gjatë
    Nëse do të kishim një qeverisje normale demokratike e pa probleme korrupsioni e kriminaliteti, kohëzgjatja e reformës nuk do të ishte problematike.
    Por i gjithë opinioni publik shqiptar u ushqye me propogandën se reforma po bëhet për të ndëshkuar juristët e korruptuar e në të njejtën kohë për të evituar korrupsionin e tyre nën presionin e politikës..
    Në praninë e ambasadorëve të huaj, kryeministri Rama deklaroi se objekt i reformës në drejtësi, nuk duhet të jetë korrupsionin i politikanëve, po vetëndëshkimi i juristëve ????????????
    Nëse kemi një mazhorancë politike që nuk mund të kontrollohet nga Gjykatat e larta, për çfarë shteti ligjor demokratik mund të bëhet fjalë veçanërisht në kushtet kur opozita ka dalë nga parlamenti e ky parlament është faktikisht njëpartiak ?
    Por a nuk do të kishte qenë më mire që për të evituar shkatërimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së lartë e përgjithësisht sistemit të gjykatave, vetingu të mos kishte filluar në këto organe po në bazë ashtu siç kishte kërkuar opozita ?
    Ka kaq vite që shqiptarët janë vënë para dilemës komike, se a e bën veza pulën apo pula vezën.
    A e ka korruptuar drejtësia politikën apo politika drejtësinë ?
    Kush i bën ligjet të cilat drejtësia ka detyrën ti ekzekutojë ?
    A nuk i bën politika nëpërmjet parlamentit ?
    Një forcë politike e korruptuar në pushtet , veçanërisht kur nuk ka opozitë, mund të miratojë me shumicën e kartonave në parlament, ligje të dyshimta që i vijnë në ndihmë korrupsionit apo që bien ndesh me interesat e shtetit e qytetarëve
    Do të mjaftonin qoftë edhe 10 prokurorë apo 10 gjykatës të pakompromentueshëm e të ndershëm, që një kryeministër që bën shkelje flagrante të ligjeve të shkonte para drejtësisë, e nëse këta do të pengoheshin, do të ishte Gjykata Kushtetuese ajo që do ti mbështesë

  3. Po shtoj se për të quajtur legjitime një qeveri të ardhur në pushtet me deputetë të rekomanduar e të mbështetur nga grupet kriminale të trafikantëve të drogës, a nuk do të ishte më mirë që në Shqipëri të regjistrohej, legalizohej edhe një parti në ilegalitet, me emrin “partia kanabiste” apo “partia drogiste”?

  4. Znj.Kim me vjen keq por nuk ke nocionin e legjitimes, edhe Pinocetin e quajtet legjitim por erdhi ne pushtet me grusht shteti kurse ky I joni me mbeshtetjen e lobit Soros dhe bandave financuese te tij. Ku eshte legjitimja ketu, pervecse hajdutllik.

  5. Kështu është kur nuk e njeh aspak Shqipërinë dhe hallet e saj,flet si e ëma e Zeqos….
    Ambasadorja Kim,një zyrtare e vogël e Palmerit që thoshte se do bëhen zgjedhjet dhe më pas Gjykata e Lartë do vendosë nëse janë të ligjshme apo jo,ndërsa kur nuk po’ ngrihej kjo Gjykatë ,nuk përgjigjej dhe mbronte idene se Reforma ne Drejtësi ishte sukses…
    Jovetem qe nuk ishte sukses,po’ mungesat e saj legjitimonin nje pushtet te vjedhur..!
    Yuri Kim,ne nje shtet demokratik funksional do ishte shpallur e padëshiruar…por sonte i them bravo Metës,sepse ndonëse nuk është i pastër na tregoi te gjithëve se nuk kemi perfaqësi amerikane ketu,po’ disa njerëz që vijne ne emer te saj,dhe nuk dihet kujt mutin i shërbejnë…
    Të bëhemi të zotë për veten….ndryshe na morì lumi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *