• |
ide | kryesore

Ceferin hedh poshtë Superligën e thumbon Agnellin: “Shpikje italiane e kujt mendon se meriton më shumë suksese”

-Instant, Sport



Pandemia di Covid-19 po e vendos gjithë sistemin e futbollit në provë të vështirë e jo vetëm nga ana financiare. Në sfond flitet për një Superligë të mundshme për klubet më të rëndësishme të Europës, por mund të ndryshojë edhe e ardhmja e Europianit – që është shtyrë tashmë në 2021 – e të kampionateve kombëtarë. “Duhet të jemi optimistë – ka ndërhyrë mbi temën presidenti i Uefa-s Ceferin -. Do të mbyllim kampionatet e do të luajmë Europianin, të shohim me apo pa spektatorë”.

Numri 1 i futbollit europian ka thënë më pas fjalë të ashpra ndaj idesë së Superligës, madje Ceferin duket se e ka direkt me presidentin e Juventus Agnelli, një nga nismëtarët e kësaj ideje: “Është një shpikje italiane, nuk është propozimi ynë edhe pse do të ishte një nga projektet më të mërzitshëm në botë. Flasin dy apo tre klube që mendojnë se meritojnë të fitojë më shumë se të tjerët, por që në realitet fitojnë pak. Nuk është një diskutim serioz, do ta vriste futbollin e jam krejtësisht kundër”.

Në fund një koment mbi përdorimin e VAR: “Në disa liga loja ndërpritet shumë e nuk është e mirë për futbollin. Për mua ka dyshime serioze si interpretohet prekja me dorë, në pozicionin jashtë loje prej një apo dy centimetre e tek portieri që gjatë penalltisë penalizohet nëse kalon me disa centimetra linjën e portës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *