• |
ide | kryesore

‘Mbi 500 raste të reja me Covid dje’/ Basha shtron pyetjen: Çfarë po bën Rama?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha shtron pyetjen se çfarë po bën Edi Rama kur situata me Covid-19 në Shqipëri është më keq se kurrë.

Sipas Bashës, Rama duhet të largohet, pasi lekët e taksave të shqiptarëve, Rama në vend ti investojë në shëndetësi, jua shpërndan miqve të tij.

Reagimi 

Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.
Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.
Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.
Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *