• |
ide | kryesore

FOTO/ Vrau gruan me shishe në kokë: Ajo kërkonte më shumë seks nga unë

Arkiva, Lapsi Leaks

Një burrë që vrau gruan e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i tha policisë se ajo ishte e pakënaqur me paraqitjen e tij dhe se ai nuk ishte shumë aktiv në jetën seksuale. William Jeffrey West, 47 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij, Kathleen West pasi një juri e Alabama mori një vendim unanim.


Ai tani përballet nga 2 deri në 20 vjet burg. Trupi i Kathleen, e cila punonte në një faqe online ku pozonte e zhveshur me pseudonimin “Kitty Kat West”, u gjet pjesërisht nudo në rrugën përpara shtëpisë së çiftit në janar 2018. Prokurorët thanë se West e vrau gruan e tij me një goditje në kokë me një shishe qelqi ku u gjetën gjurmët e tij të gishtave.


Avokati mbrojtës tha se Kat vdiq pas një rënieje aksidentale dhe se një raport i autopsisë tregoi se përmbajtja e alkoolit në gjakun e saj ishte mbi trefishi i kufirit ligjor dhe se William ishte i pafajshëm. Avokati tha se bashkëshorti nuk e kishte problem punën e gruas së tij dhe se madje e kishte ndihmuar atë.

Në krahun tjetër prokurorët zbuluan se vrasja kishte ndodhur pas një darke që ata kishin pasur jashtë ku edhe kishin konsumuar mjaft alkool. Nga ajo natë ata zbardhën edhe mesazhet e shkëmbyera që tregonin për sherrin. Vetë Jeff West u tha hetuesve se ata kishin një martesë të lumtur, pavarësisht se kishte dallime në jetën e tyre seksuale. Ai tregoi se ai nuk donte të bënte seks aq shpesh sa gruaja e tij.

“Unë nuk isha aq seksuale sa ajo. Unë jam ky që jam. Unë jam i kënaqur me veten time. Ajo nuk ishte e kënaqur me këtë” – u tha ai policëve. West tha se gruaja e tij ishte biseksuale dhe se ajo kishte marrëdhënie me gra të tjera.

“Ajo i pëlqente vajzat. Kohët e fundit donte të rishikonte mënyrën e jetesës” – tha ai që tha se ishte dakord edhe me punën që ajo bënte. “Nuk ka asgjë për t’u xhelozuar. Unë dhe ajo ishim mirë. Janë thjesht fotografi. Ajo merrte para për to.”

Ai i qëndroi pafajësisë së tij dhe pretendoi se ajo kishte qenë e dehur dhe se vdiq aksidentalisht pasi ra dhe goditi kokën. Por një hetim mjeko-ligjor përcaktoi se gishti i majtë i West dhe shenjat e gishtave të gishtit të unazës u gjetën në shishen me të cilën ajo ishte goditur në kokë. ©LAPSI.al

Kathleen West Kathleen West Kathleen West

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu