• |
ide | kryesore

Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Nëse do të bënim një bilanc të shpejtë në 1 vjetorin e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ai mund të përmblidhej në një fjali: Nuk ka drejtësi për viktimat dhe as zhdëmtim për të mbijetuarit.


Të dyja këto fabula janë të përmbledhura më së miri në një familje të vetme, atë të Alesios, djalit 11 vjeçar të shndërruar në simbol të kësaj tragjedie. Pasi fluturoi nga dritarja e apartamentit të tij, për t’i shpëtuar kthetrave të vdekjes, në të cilat ranë fatkeqësisht i ati dhe e motra, ai u bë i njohur për të gjithë, sepse kryeministri e ktheu në një personazh televiziv duke e hipur në çarter për të takuar Ronaldon dhe duke e shoqëruar me veturën e tij për në shkollë. 


Dhjetë muaj më pas, ai u rishfaq në të gjitha ekranet, këtë herë me këmbënguljen e opozitës, për të deklaruar se qeveria thjeshtë e kishte përdorur dhe më pas e kishte flakur në harresë familjen e tij (shihe ketu).

Por përtej këtij pinpongu politik, historia e Alesios dhe e së ëmës, Manjola Cakonjit, është tipike për të kuptuar së pari, se si janë fshehur gjurmët e krimit që ndodhi dhe së dyti, se si është dështuar me rikthimin në jetë të atyre që mbetën gjallë.

Le të shpjegohemi. Familja Cakonji jetonte në një nga dy pallatet e Thumanës, ku humbën jetën gjysma e 51 viktimave të 26 nëntorit. Apartamentet e tyre ishin dëmtuar rëndë që nga lëkundjet e tokës në 2018 dhe dyshohet se u bënë të pabanueshme pas tërmetit që ra në shtatorin e 2019. Shteti shqiptar duhet t’i detyronte ata të dilinin nga ato godina, ku thjeshtë i la të prisnin në mënyrë makabre vdekjen. 

Boll të shohësh kronikat televizive të ditëve të para, pas tragjedisë të 26 nëntorit, për të kuptuar se si zyrtarët e rilindjes u vunë në punë për të fshehur përgjegjësitë e tyre. I pari zv/kryeministri Braçe, duke pranuar se pallatet kishin qenë të pabanueshme, deklaronte se kryetari i bashkisë i kishte urdhëruar banorët që t’i braktisnin shtëpitë. Por në të njëjtën kohë me të, kryetari rilindas Bushi (video brenda linkut poshtë), pretendonte se ato nuk kishin probleme përpos krisjes së suvave.

Pyetja nëse 24 banorët fatkeqë të Thumanës u lanë me indiferencë të shkonin drejt vdekjes, iu bë edhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, por ndonëse ata premtuan të thoshin të vërtetën që fshihej në arkivat e institutit të ndërtimit, ajo nuk u mor vesh kurrë (video brenda linkut posjhtë). Edhe sot, një vit më pas, ne nuk e dimë nëse motra e Alesios, i ati i tij dhe plot 22 viktima të tjera, vdiqën thjeshtë se nuk mund të banonin kërrkund tjetër përpos banesave të tyre që përbënin rrezik vdekjeje.

Një vit më pas/ Si u lanë të vdisnin 24 banorë në pallatet e Thumanës

Përpara fshehjes së dokumentave që mund të provonin një krim të pastër shtetëror, mosmbajtja e premtimeve ndaj atyre që mbetën gjallë duket një mëkat shumë më minor. 

Të gjithë jemi dëshmitarë se ajo që ndodhi me të mbijetuarit e familjes Cakonji, të cilëve pa ngritur zërin nuk iu realizua asgjë që u ishte premtuar, ka ndodhur me shumë prej atyre që 26 nëntori i shkuar i rrënoi ekonomikisht. Në rrjet gëlojnë sa e sa video me premtimet e pambajtura të Ramës dhe me vonesat e procesit të rindërtimit. Sa herë kryeministri kërkon ta retushojë këtë imazh me pamje propagandistike, denoncimet vërshojnë. 

Kur Rama hedh në Facebook punimet për ringritjen e një shkolle, opozita i nxjerr menjëherë premtimin e pambajtur se nxënësit duhet ta kishin nisur aty vitin shkollor (video poshte). Kur Rama vendos një varg hudhrash anash derës së një shtëpie të ringritur, ata i tregojnë rrëfimin një familjeje që e kanë harruar në çadër. Sa herë Rama paraqitet diku, duke mbajtur në duar tortën që i ka përgatitur Lali, ata i nxjerrin filmimet e atyre që presin pas dyerve për dëshpërblimet që u takojnë. 

Pra nuk ka dyshim se shumë nga të dëmtuarit prej kësaj tragjedie, ndryshe nga sa iu premtua, sot kanë mbetur të vetëm.

Dhe kjo është e kuptueshme. Një shtet që ditën e fatkeqësisë i vuri xhenierët të gërmonin me duar, sepse nuk dispononte as mjetet elementare, nuk mund të bënte mrekulli me ringritjen e godinave. Po t’i shtosh kësaj efektet ekonomikisht shkatërruese të pandemisë, premtimet e një viti më parë duken si ëndrra. Po të shihet me vëmendje, edhe fjalori i kryeministrit ka ndryshuar ndjeshëm. Ai më shumë se tek mrekullia e para një viti, që nuk ndodhi kurrë, tani e vë theksin tek fakti se edhe shtete më të fuqishme si Italia, i kanë ende në çadra banorët e tyre. 

Natyrisht askush nuk ka pritur që Edi Rama të realizonte përrallat miliarda dollarëshe që premtoi një vit më parë. Ai nuk e kishte as mundësinë reale, as rrethanat që i erdhën dhe as aftësinë për t’u ngritur në lartësinë e tyre. 

Në këtë aspekt ai mund të shfajësohet. 

Por ajo që e rëndon së tepërmi, është mungesa e empathisë dhe e kujdesit për ata që e pësuan nga tragjedia. Nëse Rama mund të justifikohet se nuk qe dot në gjendje t’u siguronte një çati atyre që mbetën gjallë, ai nuk mund të falet për faktin se nuk bëri drejtësi, për ata që humbën jetën. 

Ne, ende sot, na mbahet e fshehur një dilemë: nëse e motra dhe babai i Alesios vdiqën për faj të shtetit apo jo. 

E pa ditur këtë, shëtitja me çarter i trashëgimtarit të tyre, apo qoftë edhe sigurimi i një shtëpie për të, nuk kanë vlerë. Ato janë thjeshtë propaganda bajate e një shteti që ka dështuar edhe me rindërtimin edhe me gjetjen e fajtorëve për fatkeqësinë.

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Ku jane arrestimet per Dakon, gjithe administraten ne Durres qe kane dhene lejet e ndertimit?
    Ku jane arrestimet per pergjegjesit e Thumanes?
    Ku jane arrestimet per fondet e shperdoruara per mungesen e qenve e per mjetet e punes?
    Ku jane arrestimet per ndertuesit?
    Ku jane llogaridhenia per ata qe ngelen pa strehe, shtepi?

    KU?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

  2. Fakti qe ne krye te rondertimit u vu nje hajdut me cizme si Arben Ahmetaj tregon se cfare shtepish do rindertohen.

    Ata nderkombetare qe premtuan kredi te buta dhe me interes per rindertimin u terhoqen se kuptuan qe fondet do

    vidheshin, prandaj ka perfunduar ne kete delexhe situata

  3. Po ku e di Rama se c’eshte empatía, o Bushat. Nje narcizist siperfaqesor qe s’sheh pertej hundes se vet, nuk mund te vihet ne vendin e tjetrit dhe te kuptoje dhimbjen dhe vuajtjen e ketyre njerezve. Po mjer shqiptaret thuaj, po qe se vazhdojne ta votojne per inerci…

  4. O Popull, me te gjithe ata qe permend ti po merret drejtesia e re e cila me 26 nentor 2119 me rastin e 100 vjetorit te termetit, do ndeshkoje te gjithe fajtoret. E gjithe kjo do ndodhe me pare se Edi Rama te mbaje premtimet e dhena

  5. Ore “i Paemer” 18:07 kujt i thua O Popull, .
    vetes tate qe je strukur ne kompjuter?
    Qeke cilimi ,cun mami
    Pse pret nga qeveria qe te te gjeje nuse ore karuc…akoma me Ramen?
    Po sikur te bjere termet tjeter ose Corona te behet me keq .do thuash O Pupull?
    Mjere ai qe iken se per cdo qeveri rrena eshte ne maje te gjuhes.

  6. Mund të bëni betejë me kufomat e pandemisë, siç po bëni, meqë doni patjetër vdekjen si motiv të politikës së PD. Mund të publikoni foto nga morgu, dhe mund të lini një kameraman në Sharrë, se ka varrime përditë. Nuk di kush u është mirënjohës për këtë, por meqë Berisha vetëm vdekjen pret, me vdekjen merret.

    Por me tërmetin bëni pak kujdes, nëse doni ta ktheni në betejë politike. Do të jetë vonë kur ta kuptoni se e vetmja godinë që mund të shkatërrohet një vit e ca pas tërmetit, do të jetë ajo e SHQUP-it.Shpellkare vjen salihu dhe dobici politik lulzimja me ndihmen e fazllicit dhe do indertojne shtepite,njelloj si kur I paguan parate e shkodraneve qe ja u mbush I shtepiat me ujin e hidrocentealeve,dhe te gjithe keta shkodrane i motren parate nga rama

  7. Bushat, po te tregoj nje sekret: Ne ’90 u cum e dhe thame qe nuk dum komunizem, po e duam Shqiperine si gjithe Europa. Vazhdimin po ta lej per detyre shpije.

    Tani nja dy llafe per kto talibanet e shqupit. Ne perendim prona sigurohet. Nga termeti, nga zjarri, nga permbytjet, nga vandalizmat….. Prona eshte private dhe privati i del per zot prones se vet. Nese privati gjykon se prona eshte e pabanueshme, eshte detyre e tij te gjeje zgjidhje. Pyesni Lul Bashen se ju trego ai. E la penthausin se u demtua nga termeti dhe vajti te ajo vila me pishine.

    Me kto qyrravitjet shteti katil e qeverija e poshter…. keni per te ngel edhe nja 30 vjet te tjera ne tranzicion.

    1. Ajo qe thua ti o gjiriz i bodrumeve te Fugsit te PidhitSomes ne perendim eshte me detyrim sigurimi i shtepise pasi 90% e pronave blihen me kredi (mortgage) dhe kreditori s’te jep kredi pa u siguruar shtepia , kshu eshte e verteta o loqe qe ngelet tere jeten me propagande!!!

      Fajin e kane te gjithe ata qe kane dhene leje pa kurrfare kriteri ne kete rast Dako me shoke ne Durres.
      Fajin e ka shteti ne Thumane dhe ai eshte krim shteteror, pasi njehere u thane qe dilni pastaj i lane te futen dhe ne fund s’na del as dokumenti ku u kane thene dilni!

      Ej beji te fala grupit te qitjes se 21 janarit, atij qe bete kryetar bashkie! Ka pas goxha shenjester thuaji!
      Atit bythqirit te Bashkise, beji te fala nga ana e Arditit ! Do t’i vije rradha mos ne kete jete ne jeten tjeter!

  8. Sërish dhe ky është një sukses tjetër që duhet numëruar. Luli nga ana e tij tha se ishin të pavërteta faktet se ai kishte marrë katër vila, por jetonte në një vilë me qera, gjithësesi ishte vilë.

    Megjithëse Luli nuk ka sqaruar kurrë këtë çështje, as dy vilat e blera në “Vala Mar” në gjirin e Lalzit të cilat i di edhe Xhaferri zoti vjehërr, edhe Erjoni zoti kunat, edhe Aurela zonja bashkëshorte, i di Luli, i dinë shoferët, i dinë punonjësit e gardës që e shoqërojnë, i di Odeta, i di Desada, i di edhe doktori për ata që s’ e besojnë sepse këta të tjerët nuk kanë nevojë t’i dinë.

    Sa për vilën me qera që jeton në Tiranë, sërish edhe atë e dinë të gjithë personat e mësipërm, por në këtë rast e di edhe Agron Papuli oligarku i cili u sulmua ashpër nga Lulzim Basha për gati një vit.

    Më pas ndaj tij u hesht, prej shumë kohësh nuk thuhet asnjë fjalë, a fiton më tendera Agron Papuli?

  9. Të gjithë liderët politikë jetojnë në vila të pazakonshme, që nuk do të bëheshin kurrë me pagat e tyre,edhe nëse ato do ishin disa fish më të larta. Berisha në vilën e familjes së tij në lalzë, që është më e madhe se vila e dikurshme e Enver Hoxhës në bllok, me disa hektarë tokë para saj dhe as dy minuta larg nga deti, për më tepër, ndryshe nga ajo e Hoxhës, kjo është private; pak më tej Meta, në vilën e tij ku vetëm tualetet bëjnë sa një apartament i zakonshëm

  10. Denion Fiku, rezulton se ai është një militant i Partisë Demokratike.

    Madje ai ka marrë pjesë edhe tek protesta në kohën kur PD ishte në “Çadrën e lirisë” përballë kryeministrisë.

    Fiku ka realizuar foto edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, teksa e mbështeste këtë të fundit për rrëzimin e qeverisë Rama

  11. Tashmë kanë kaluar 8 vite por të gjithë e mbajnë mend skandalin që ndodhi për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë. Në ceremoninë e prerjes së tortës, asokohe Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim të thjeshtë për shqiptarët dhe më pas i la vendin katrahurës duke ofruar pamje mjaft skandaloze. Torta dhe therja e deshëve nga Sali Berishë si kryeministër dhe Lulzim Basha si kryebashkiak, ishin mënyra më e ulët për të çnderuar festën më të rëndësishme kombëtare dhe për tu tallur me popullin.

    Skenat e turpshme, u transmetuan nga 1200 agjenci lajmesh e rrjetesh sociale në mbarë botën, ndërkohë që krerët e shtetit shqiptar, të mbledhur në darkën zyrtare, shikonin pamjet dhe zbardhnin dhëmbët, duke e konsideruar gallatë.

  12. Një video e Sali Berishës është publikuar këtë fundjavë në media, teksa ai shfaqet i përhumbur para vilave në Lalz.

    Ish-kryeministri posedon edhe vetë një prej tyre, sikundër presidenti Ilir Meta.

    Rrjeti ironizon teksa komentohet se Berisha nuk po gjen dot derën e Metës për t’i shkuar për vizitë.

  13. SKANDALI: Berisha e Imami u kapën nga “ethet e arit”, futën Ushtrinë me makineri, helikopterë e mjete metal-kërkuese të gjenin “Thesarin e Teutës”. Llalla pushoi çështjen

  14. të menduarit dhe të gjykuarit e njeriut evoluon dhe ndryshon me ndryshimin e pozitës së vet shoqërore. Nuk kanë thënë kot se ndryshe mendohet në pallate dhe ndryshe në kasolle.

    Kur Partia e Punës e mori Saliun e Vogël nga “kasollja”, domethënë pa qenë askushi, dhe e bëri dikushin, madje gjithkushin, Saliu iu përgjërua asaj ta pranonte në radhët e saj, ku qëndroi 22 vjet. Kur Partia “vdiq” dhe ky u bë Saliu i Madh, punët ndryshuan.

    Nuk mund të mendojnë njëlloj si sundimtari, si i sunduari, si milioneri ashtu edhe varfanjaku. Në këto rrethana shkon të thuhet: më trego sa ke në “xhep” të të them se çfarë mendon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu