• |
ide | kryesore

Rita Ora thyen rregullat e izolimit pasi mblodhi miqtë për ditëlindje

-Instant, Paparazzi, Slider



Rita Ora është akuzuar për shkelje të rregullave në një kohë pandemie, pasi thuhet se organizoi një ndejë për të festuar ditëlindjen e 30-të të shtunën (28 nëntor).

Këngëtarja, 30 vjeçare, pretendohet të ketë ftuar afro 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të shënuar ditën e rëndësishme deri ‘në orët e para të mëngjesit’. Kjo vjen pak pasi qeveria theksoi përsëri rëndësinë e respektimit të kufizimeve të dielën, përpara izolimit të dytë kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar që përfundon më 2 dhjetor.

Në fotografitë e marra nga The Sun, Cara dhe Poppy Delevingne si dhe ylli i TOWIE, Vas Morgan, 31 vjeç dhe motra e Ritës, Elena, 32 vjeçare, shihen në vendin e ngjarjes. Gjatë natës, oficerët e policisë u fotografuan jashtë restorantit Casa Cruz, teksa ata u futën në dritare dhe u përpoqën të hapnin një derë metalike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *