• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani: Nuk duhet të hapim një kapitull të ri pa e rilexuar me kujdes atë të së djeshmes

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën e veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit deklaroi se Serbia kreu gjenocid.

“Dhuna mbi viktimat e gjenocidit serb është sistematike, nga vrasja e viktimave e deri në fshehjen e tyre. Praktika sistematike e zhdukjes me dhunë është krim kundër njerëzimit dhe element i gjenocidit. Serbia duhet të japë informata për dhunën sistematike ndaj viktimave dhe vendndodhjen e qytetarëve tonë të pagjetur”, pohoi Osmani.

Kryeparlamentarja theksoi se ne jemi këtu për të dëshmuar se krimi i kryer nuk mund të fshihet dhe se fshehja e krimit është krim i dyfishtë.

“Ne nuk mund të heshtim përderisa lotët e këtyre nënave po vazhdojnë edhe sot. Zëri i këtyre viktimave nuk mund të heshtet”, tha Osmani. Ajo theksoi se regjimi i sotëm serb po i fesh ende dhe ata vazhdojnë të jenë historia më e trishtë e këtij vendi. “Historia nuk do të na falë nëse ne tentojmë të hapim një kapitull të ri pa e lexuar e rilexuar me kujdes kapitullin e së djeshmes”, tha Osmani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *