• |
ide | kryesore

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Duhet të ruhet marrëveshja e 5 qershorit

-Instant, Lajme, Të fundit



Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka prezantuar raportin për vendin tonë. Santos shtoi ky draft raport nuk ka ndonjë ndryshim nga ato të kaluarat, por theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave.

Santos tha se duhet t’i krijohen kushte të rinjve në mënyrë që ata të qëndrojnë në Shqipëri.

Të gjitha forcat politike, tha ajo, duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.

“Jam e shqetësuar për shoqërinë civile, për pjesëmarrjen e saj në proceset politike. Duhet të vazhdojë reforma kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Reforma në gjyqësor duhet të përfundohet. Kemi shumë gjëra të tjera që duhet të punojmë. Në ditët në vazhdim të gjitha forcat politike duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.

Një nga shqetësimet e tjera është e ardhmja e vendit. Popullsi e re e talentuar. Duhet të krijojmë kushtet që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, pasi ka pasur shumë nga ata që janë larguar. Duhet ti plotësojmë kushtet që të kthehen në vendin e tyre.

Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet që në kemi vendosur. Pavarësisht kushteve për shkak të pandemisë Shqipëria ka punuar shumë për të përmbushur kushtet dhe për të ecur përpara”, tha Santos.

Marrëveshja e 5 qershorit

Për marrëveshjen e 5 qershorit eurodeputetja tha: “Duhet të ruhet marrëveshja e 5 qershorit në të mirë të vendit për të pasur sa më shumë përfitime për popullin shqiptar.  Dëshira e popullit shqiptar për tu bërë pjesë e BE është e madhe dhe këtë nuk duhet ta harrojmë.”



1 Comment

  1. Ja dhe hartimi fundit i zonjes se BE Santos,qe na e paraqiti,per t’a vendosur ne pemen e vitit te ri ( apo pemen e krishtlindjes).Tani duhet te presim edhe nje hartim-per kontrapeshe,prej ambasadores amerikane,se ajo i qan ato,njelloj si i qajne glikote,nikoqiret e Permetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *