• |
ide | kryesore

Video/ Grushta, shkelma në fytyrë e 10 kartonë të kuq: në Brazil mdeshja përfundon në një sherr masiv

-Instant, Sport, Video



Në Brazil nuk është një skenë e parë për herë të parë, por në të tilla përmasa ka pak të ngjashme. Fundi i ndeshjes së Atletiko Paranaense-Fluminense të kampionatit brazilian të U-17 përfundoi me një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët dhe stafet teknike e kishin të pamundur ti ndanin.

Gjithcka nisi kur dy lojtarët kundërshtarë u konfliktuan dhe shkëmbyen goditje, duke bërë që edhe të tjerët të ndërhynin në konflikt, përfshirë këtu edhe lojtarët rezervë. Grushta, shkelma në fytyrë dhe asnjë goditje e ndaluar në atë që e detyroi arbitrin e ndeshjes të tregonte 10 kartonë të kuq. Sa për kronikën, ndeshja kishte përfunduar me fitoren e Fluminenses me rezultatin 1-2.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *