• |
ide | kryesore

“Laçit ia sugjerova unë, Mazrekaj më i mirë se 5 vjet më parë”: Duro zbulon historinë e rikthimit të ndëshkuesit të Partizanit

-Instant, Sport



“Mazrekaj? Për mua nuk ka surprizë, pasi isha unë protagonist që e solla në verë këtu, duke ia sugjeruar presidentit Pashkaj”. Fjalë besimi e vlerësimi për njeriun që ndëshkoi Partizanin me dygolëshin e tij vendimtar në 3-2 e suksesit të kurbinasve. “Është një futbollist që edhe nëse luan 30 minuta bën shumë mirë. Është më mirë se para 5 viteve dhe bën paraqitje shumë të mirë. Isha i bindur që do bënte diferencën. Ma shpërbleu, më nderoi me ndeshjen që bëri sot e tregoi kush është Mazrekaj” – tha Duro.

Tekniku kryeqytetas në eufori për fitoren kundër ish-skuadrës së tij ka zbuluar edhe një tjetër detaj nga ulja e tij në pankinën kurbinase:
“Partizani në pjesën e dytë nuk kishte asnjë rast, përveç golit që më vjen keq që e pësuan. Mos harrojmë që mungon prej 4 ndeshjes, sulmuesi më i mirë i kampionatit, Nuabueze. E them që nëse ai nuk do të luante unë nuk do e merrja drejtimin e Laçit” përfundoi tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *