• |
ide | kryesore

Aksident në aksin Këlcyrë-Përmet, humb jetën 62-vjeçari

Arkiva



Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, ku për pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00.

“Në datën 03.01.2021, rreth orës 07:00, njohtohemi se në aksin rrugorë Këlcyrë-Përmet, në afërsi të fshatit Kutal ka ndodhur një aksident, ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin M. Sh., 44 vjeç, banues në Këlcyrë ka goditur shtetasin Zh. K., 62 vjeç, banues në fshatin Kutal, Përmet, i cili udhëtonte me bicikletë. Për pasojë ka humbur jetën shtetasi Zh. K.

 Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë shoqëruar shtetasin M. Sh. në Komisariatin e Përmetit për të kryer veprimet proceduriale. Grupi herimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *