• |
ide | kryesore

EE dhe Apple shkëpusin kontratën me Rita Orën pas shkeljes së izolimit

-Instant, Paparazzi, Slider



Rita Ora luajti në reklamën e realitetit virtual për të festuar lansimin e Apple 12 Pro në nëntor, por doli në titujt e lajmeve menjëherë pak kohë më pas pasi u kap dy herë duke thyer rregullat e rrepta të izolimit në Britani të Madhe.

Tani është thënë se ajo është ‘rënë në heshtje’ nga fushata reklamuese, dhe se markat në fjalë kanë shkëputur kontratën e saj më herët se sa që ishte planifikuar. Një burim i ka thënë The Mirror: “EE e mori shumë seriozisht shkeljen e rregullave të izolimit dhe nuk donte të shihej se po mbështeste veprimet e saj duke e pasur atë si fytyrën e markës së tyre”. DailyMail u është drejtuar përfaqësuesve të Ritës, dhe EE, për një koment por nuk ka marrë përgjigje. Videoja reklamuese e parë e shfaqte Ritën duke kërcyer dhe kënduar në këngën e saj “Let You Love Me” në rrokaqiejt piktoreskë të Londrës, të veshur me një kostum të ngushtë sportiv si një ‘avatar’ në versionin AR.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *