• |
ide | kryesore

Rama dhe Erdogan heqin maskat: “Dorëzimi i gylenistëve, ç’dhuratë pret Rama?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Përtej pritjes madhështore që sulltani turk i ofroi sot në Ankara kryeministrit shqiptar, përtej epiteteve mik, vëlla aleat, që u përdorën në konferencën për shtyp, kjo vizitë pompoze nuk e fshehu sjelljen e Shqipërisë prej vendi vasal të ish perandorisë Otomane. Edhe njëherë erdogan i kërkoi publikisht Edi Ramës kokat e gylenistëve, kundërshtarëve të tij politikë që ai i ka bërë bërgjegjës për grushin e shtetit të korrikut 2016. “Një nga pikat kryesore të axhendës së takimeve tona ishte bashkëpunimi ynë në luftën kundër terrorizmit dhe në fushat ushtarake dhe atë të mbrojtjes. Ne bashkë me autoritetet shqiptare dakordohemi që organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Raisi turk. Kjo kërkesë e Turqisë kundër aktivistëve dhe besimtarëve që ajo e njeh si organizata FETO, nuk është e re për Tiranën zyrtare.

Turqia insiston: Tirana duhet të dorëzojë qindra gylenistë

Edhe ministri i jashtëm turk edhe homologu i tij i brendëshëm kanë kërkuar me insistim dorëzimin e atyre që bota perendimore nuk i njeh si terroristë, nuk pranon tia dorëzojë Turqisë madje i jep edhe strehim politik. në shkurt të këtij viti gjatë një vizite në Tiranë shefi i diplomacisë Mevlut Cavusoglu, deklaroi në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin në detyrë Gent Cakaj se qeveria shqiptare “ka ndërmarrë disa hapa”. Duke folur në përgjithësi për atë që qeveria e presidentit Erdogan i referohet si një organizatë terroriste, Cavusoglu tha: “Ka ende shumë anëtarë të FETO në Shqipëri. Ne nuk duam që Shqipëria të jetë parajsë për FETO-t. Shqipëria ka ndërmarrë disa hapa, por më shumë hapa duhet të ndërmerren,” deklaroi ai krahas Gent Cakajt.

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

Në fakt, me të vërtetë, ndryshe nga shume vende demokratike Shqipëria i ka marrë disa hapa për dorëzimin e gylenistëve dhe bizneseve të tyre. Policia dhe prokuroria po ushtrojne presion maksimal mbi kolegjet turke për të realizuar shitjen e tyre. Disa herë ncënësit e këtyre shkollave janë befasuar brutalisht nga hyrja e beftë dhe arrogante e forcave policore në mjediset mësimore. Qeveria shqiptare i mbylli disa shkolla fetare në këtë shtator e cila e bëri agjensinë shtetërore të lajmeve turke të përshëndesë vendimin e Ramës kundër organizatës FETO.

Kulmi arriti me ekstradimin e paligjshëm të mësuesit Harun Çelik në janar 2020.  

Një raport i zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, në Maj 2020 e fshikullonte edhe Shqipërinë për atë që mund të cilësohet një praktikë e vazhdueshme e ekstradimeve apo dëbimeve të detyrueshme të shtetasve turq nga vende të ndryshme, drejt Turqisë.

Raporti bënte me dije se:  “Deri më sot, të paktën 100 individë të dyshuar si të përfshirë në lidhje me lëvizjen Hizmet/Gulen kanë qenë subjekt i arrestimeve arbitare, largimeve të detyruara dhe torturave, si pjesë e veprimeve të fshehta të organizuara apo asistuara nga qeveria turke në koordinim me autoritetet në Afghanistan, Shqipëri, Azerbajxhaan, Kamboxhia, Gabon, Kosovë, Kazakistan, Liban dhe Pakistan, mes të tjerësh”.

Andi Bushati: Bijtë bastardë të erdoganizmit

Më tej raporti vinte në dukje se mes disa vendeve ka një marrëveshje për bashkëpunim sigurie si ajo që u nënshkrua së fundi mes Ramës dhe Erdoganit.

“Që nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, Turqia ka targetuar anëtarët e dyshuar të lëvizjes Hizmet/Gulen të klasifikuar nga qeveria turke si Organizatë terroriste Guleniste, . Në këtë kontekst qeveria ka firmosur marrëveshje bilaterale të sigurisë  me disa shtete, me përmbajtjen e referencave të gjera dhe të paqarta për luftimin e terrorizimit dhe krimit jashtë vendit. Burime thonë se marrëveshjet janë hartuar në mënyrë të dykuptimtë për të lejuar përjashtimin apo largimin e kujtdo që konsiderohej rrezik për sigurinë e vendeve pjesë të marrëveshjes. Duket se ka një lidhje të qartë në kohën e ndërmarrjes së veprimeve, pasi pjesa më e madhe e tyre edhe pse jo të gjitha, janë kryer brenda dy vitesh nga koha e hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Për shembull akuza janë bërë se Turqia ka nënshkruar marrëveshje të fshehta me disa vende si Azerbajxhani, Shqipëria, Kamboxhia dhe Gabon, ku është raportuar se janë kryer disa veprime” .

Raporti i OKB denoncon marrëveshjen e fshehtë Shqipëri Turqi për dorzimin e gylenistëve

Vetë kryeministri Rama është i vetmi mes liderve të vendeve që synojnë të jenë pjesë e BE që e ka stigmatizuar lëvizjen e Fetullah Gulenit (Fethullahçı Terör Örgütü, FETÖ për erdoganistët) sipas etiketimeve që i bën raisi turk duke i bërë përgjegjës pa fakte për grushtin e shtetit.  I pyetur në prill 2018 nga gazetarja Ilva Tare për rrjetin FETO ai e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim”.

Intervista video/ Rama merr krahun e Erdoganit kundër Gylenistëve

Pas gjithë këtyre kërkesave të Ankarasë dheplotësimit të tekave nga Tirana, duke shkelur parimet e një shteti demokratik, pyetja që shtrohet sot është: çfarë ultimatumi të ri të Erdoganit ka plotësuar Rama që iu bë një pritje e këtyre përmasave në Ankara? Ku ka ceduar kryeministri ynë që sulltani i ri i ofroi ndihmë në zgjedhje?

Mes dy vendeve ka në mes dy probleme madhore. Çështja e gylenistëve dhe sherri turko- grek për ndarjen e detit ku shqipëria ka një rol kolateral. Po në këto javët e fundit po vihet re një paradoks çuditshëm: Sa më shumë Rama afrohet me Erdoganin, aq më shumë ai i bën koncesione Athinës si njohja e zgjerimit me 12 milje dhe dhënia e truallit për varrezat greke.

©Lapsi.al



13 Comments

  1. Të gjitha vendet i kanë sytë e përpiqen të shkojnë në perëndim, ky kafsha jonë shkon e i bën gojore turkut. Ptuj, fismidhje.

      1. Se kan zakon jo, se Sala i keq i keq por arriti te binde Europen dhe i hoqi vizat me EU qe shqiptaret mos rrinin si klysha kurve para ambasadave per nje vize e duke e blere ne te zeze me mijera euro. Po ky robqiri qe kur e mori qeverine kishte 3 kushte per te perm bushur dhe eshte bere mullari me 15 kushte.
        Kshu qe kjo teoria “nje mut jane te gjithe” nuk shkon gjithmone.

        1. O Llano o injorant ja qe ketu dukeni ju shpellaret e sali non grades sa kultur keni a meded ju nuk keni pik serjoziteti

        2. O bob injoranti po çfar vizash hoqi sali berisha mo syt qe te pellcasin ty idjot po sali berisha per librarizimin e vizave shiti detin o tru thar dhe po te vazhdonte akoma do kishte shitur te gjith Shqiperin o cop mishi

          qe kur erdhi Edi Rama ne pushtet shqiperia ka perparim dhe tani qe flasim fal punes se ndershme te qeveris Rama u hapen dhe Negocjatat kurse ju idjotet e sali berishes ngelet gerr gerr gerr gerr

          sali berisha qe ta dish ti idjot nuk la gje pa shitur dhe zhvatur plus qe e kishte zhytur shqiperin ne borxhe turp shiti indroçentalet shiti detin privatizoi kompleksin partizani privatazioi hekurudhen deri sa e shkaterroji fare privatizoi posten privatizoi naften dogji dhe shkaterroji uzina dhe fabrika mashtroi shqiptaret me firma piramidale hapi depot dhe beri luft civile ne 97 hodhi gerdecin ne er vrau 4 te pafajshem ne bulevart ne 21 janar shkaterroji shendetsin dhe spitalet u ben si burgjet e komunizimit shkarrterroji arsimin zhduku laboratoret dhe kabinetet hapi universitete fantazem dhe qoska neper universitete ku shiteshin diploma dhe dokotoratura pa fund dhe piramidat neper universitete lulzonin sheshit dhe per shtat pal qefe dhe po te vazhdonte akoma sali berisha te rrinte ne pushtet le qe shqiperin do ta kishte shitur por universitet o do ishin kthyer universitete private o do ishin kthyer ne supermarkete

          dhe kush esht me sali berishen injorantet rrugaçet dembelet hileqaret bixhozxhinjt pijanecet plenagjijt dallaveraxhinjt parazitet njerez qe nuk duan te pagujin taksa njerez qe nuk duan te punojin njerez qe nuk duan te shkojin ne shkoll njerez qe rrin Gjith Diten e han fara neper cepat e pallateve pllumargjinjt agallare pa shkolle qe jan pasuru me para te pista burgaxhinjt njerez me te degjenerum mashtrusat dhe LGBT

          dhe ju shpellaret e sali berishes vetem genjeni mashtroni shpifni sajoni historira trilloni hidhni bald pergojoni shantazhoni helmoni nxini gjithçka shani ofendoni jeni njerez me te degjenerum pik serjoziteti nuk keni

    1. O Llano o injorant ja qe ketu dukeni ju shpellaret e sali non grades sa kultur keni a meded ju nuk keni pik serjoziteti

  2. Ketu nuk ka shtet, as pushtete te pavarura, as opozite, sepse me keto lloj pislleqesh qe ben per perfitimet e tij duke ndalur turrin cdo muaj ne Turqi, duke share europen se nuk mbeshtesin palacolleqet e tij i duhet bere mocion shkarkimi, e shqiperia te veje ne zgjedhje me qeveri teknike, sepse po vazhdoj ky, jo vetem e shiti krejt shqiperine, e nuk na la asgje ne kete vend por edhe ne na shkombetarizoi. Nuk ka as organe hetimi e as gjyqesore as byro hetimi e as Spak , kjo po shihet, se po merren me ca vogelsira rurale e nuk po merren me Oktapodet e korruptuar antishqiptare.

    1. Hakun jepja ti o sufllaqe. Ne i japim hajdarin atij dhe ty bashke. Normale, Rama a ka tajaren me te madhe e jo vetem vezen, por dhe pordhen e mutin e ka bere me te madhin qe ndonjehre ndonje kryeminister pas 90 ja ka bere ketij vendi.

  3. Jepja te gjitha grekeve e turqve. Ik bej si qyrre atje per mandatin e trete. Se nje cope spital ta bente ndonjeri nga keta tonet ketu, qe marrin nga 1.0 mil euro dita. Merre edhe mandatin e trete edhe falja edhe popullin dikujt tjeter, per mandatin e katert. Ja ule breket ne fund te kembeve kombit mor qen gjirizi. Shaje Europen. Ty nuk te duhet Europa. Jepi ndonje shuplake here pas here. Ne na duhet. Ty jo. Ty te duhet sulltanati. Na e hoqi vizen europa edhe per 50 vjecarin e ardhshem. Kenaquni ju qe e doni kte pis.Kenaquni me paraden e jenicereve. Kenaquni me principaten feudale mjerane arrnaute qe ka krijuar. Mbeshteteni fort. Mos ja ndani voten. Cirruni e bertisni s’ka si Rama. Bashke me Batonin. Po Batonin s’do e gjeje gje. Kurse grate e motrat tuaja, kur te vije puna me i shit edhe popullsine ketij vendi te mallkuar nga intelektualet e te bekuar nga horrat, grate e motrat ju do jua shese te pareve. Mbase serbeve. Ndoshta ruseve. Ndoshta ndonje rracqeni tjeter. Ndoshta do kujtoheni se ca keni bere, kur tja degjoni britmen grave nga hordolli i serbve. Kur tjua shtypin motrat greke e turq e mut, ndoshta ju kujtohet entuziazmi me te cilin mbeshtesnit Ramen. Uroj qe po kaq entuziazem te kene edhe familjet tuaja kur ti kthejne mbrapsht

  4. O te dhjefsha hakun tend,ty dhe ate kermen krye.k .E shikon mire se fundin e ka te sigurt vete dhe ja lepin sumen Turkut qe ti bej propogand,po mir more kuqalosh t,u bej nje pyetje pse shqiptaret shkojne ne perendim per te punuar dhe nuke vene ne Turqi?apo juve ju pelqen ku shkon Ramiu per t,u dukur ju amin.A i kini bere pyetje vetes tuaj pse ne Serbi iveston miljarda euro dhe ketu ben xhami!?po behuni njehere te vetme realist dhe komentoni te verteten ,po ngelet me tja marre ne goje Saliut,Lulit,Ilirit.

  5. Llaf nga brenda.
    Ne se Rama arrin te pajtoje greket me turqit, do marre Nobel-in per paqe.
    Detyra e ardheshme do te jete te pajtoje izraelitet me boten arabe, gje e nuk e ka arritur njeri per 2000 vjet… dhe pastaaj … monument New York .

    Mblidhu ne shtepi, or taj.
    – Shiko mos kap ca doza vaksine gjekundi dhe fillo te manaxhosh vaksinimin.
    – Shko ne Vlore , po merr nje varke me vehte, se eshte bere si Venecia :). Permbytur tej e pretej, Vish cizmet dhe mos bej humor banal me tunelin qe beri Sala, po bej nje me te mire po je i zoti…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *