• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si qeshin Erdogan dhe qeveritarët turq me “hallin” e Ramës për 25 Prillin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka marrë një dhuratë bujare nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, një spital i ri në Fier që do të ketë jo vetëm pajisjet por edhe stafin e nevojshëm turk që do të trajnojë stafin shqiptar. Bujaria turke merr një vlerë të shumëfishtë kur llogarit faktin se spitali do të jetë gati pak ditë para zgjedhjeve. Pikërisht për këtë Edi Rama ka dashur ta theksojë mirë se kur do të jetë gati spitali.

Kur ai ka ngritur 3 gishtat lart në konferencë, për t’i kujtuar Erdoganit se ka vetëm 3 muaj kohë për spitalin e ri, ky ia ka kuptuar hallin menjëherë dhe është përgjigjur: “Do të jetë gati para zgjedhjeve”. Pas kësaj batute që nxjerr zbuluar kryeministrin e Shqipërisë, Erdogan ka nisur të qeshë.

Bashkë me të kanë nisën të qeshin në kor edhe qeveritarët turq, që gjithashtu e kanë kuptuar merakun e Ramës, jo për ca të shëruar më shumë, por për ca vota më shumë. Video më poshtë:



4 Comments

  1. Dhurate bujare,hahaha?!?!?!
    Askush nuk ben dhurata,dardha e ka bishtin pas,thote populli !
    U çoi Turqit ne Laç,Edvini thua nuk kishte zone tjeter per ta ?Tani po e shtrin ne me shume siperfaqe “pushtimin” Turk monstra per ca vota me shume ?
    Ky eshte problemi jo ndihma bujare e Taipit !
    Besoj se edhe reagimi i perendimit do jete shume domethenes…..!
    Shqiptaret duhet te shkeputen njehere e mire nga Turqia dhe ndikimi Sllavo-Lindor !

  2. Sulltani I Stambollit dhe valiu I Surrelit behen bashke per te care rrethimin e te “pa feve”, ….Ne fakt, kane te njejtin hall – askush nuk u hap dyert ne perendim!

  3. Ju dh..a perendimin juve te gjitheve qe nuk e shihni dot veten larg llumrave 100 vjecar. qe e shqyen kete vend.

  4. O Ramazon, timonin ta dhame per ta kthyer nga Europa, apo te pret me “lehte” nga Turqia e “Jugosllavia”.

    O TQR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *