• |
ide | kryesore

Casillas injoron Milanin: “Donnarumma duhet të luajë në një klub me më shumë vlerë”

-Instant, Sport



Për portierin e Milan Donnarumma gjërat janë ende të paqarta. Rinovimi me kuqezinjtë nuk po vjen, ndërsa të interesuar në merkato janë klub të rëndësishme. Ndoshta nga kjo situatë ka ardhur komenti befasues në Twitter, i publikuar nga Iker Casillas, në lidhje me të ardhmen e Donnarummas.

“Sipas meje, Donnarumma duhet të luajë në një klub me më shumë traditë. Gabimi im!! Milan ka një traditë. E kisha kuptimin, me më tepër vlerë në Europë në këtë moment. Natën e mirë të gjithëve!! Do shihemi nesër. Mund edhe të ndodhë….”. Të shumta kritikat e marrë në koment për ish-portierin e real Madrid e Spanjës, që ndoshta ka dashur ti tregojë rrugën për në Madrid portierit italian, por që ka harruar se ka injoruar një klub me 7 Champions në palmares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *