• |
ide | kryesore

Emma Roberts zbulon emrin e të birit

-Instant, Paparazzi, Slider



Në muajin dhjetor aktorja e famshme, Emma Roberts, u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, që sipas mediave rozë e pagëzoi me emrin Rhodes. Ndërkohë së fundmi vetë aktorja ka konfirmuar emrin e të birit dhe ka pozuar për herë të parë në rrjete sociale përkrah tij.

Aktorja publikoi një imazh shumë të ëmbël, në të cilin shfaqej duke mbajtur në krahë të voglin dhe duke e parë me sytë plot dashuri.

“Faleminderit 2020 që bëre një gjë të mirë. Drita jonë, Rhodes Robert Hedlund”, ka shkruar ajo përkrah fotos.

Menjëherë pas postimit, aktorja mori me mijëra komente pozitive nga ndjekës të saj dhe urime nga miq e kolegë. Emma e konfirmoi lajmin e bukur të shtatzënisë në muajin gusht. Ajo publikoi një foto të barkut të rrumbullakosur, ndërkohë që shfaqej përkrah partnerit të saj, Garret Hedlund. Prindërit e rinj u përfolën për një lidhje në fillim të 2019-tës dhe më pas gjithçka u konfirmua pasi ata u fotografuan duke u puthur në një takim romantik në Los Angeles. Emma ka rrëfyer më herët se ajo mendonte se nuk do të bëhej kurrë nënë, pasi mjekët i kishin humbur shpresat për këtë gjë për shkak të një sëmundje të saj.

“Kur isha adoleshente jam diagnostikuar me endometriozë. Mjekët më thanë që duhej të ngrija vezët dhe se ndoshta nuk do mund të lindja kurrë fëmijë. Isha e tmerruar. Pastaj fillova të flas me vajza dhe gra të ndryshme. Bisedat me to më bënë të kuptoja që nuk isha e vetme, që kishte shumë të tjera në gjendjen tim, por ja ku jam tani”, rrëfue Emma gjatë periudhës së shtatzënisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *