• |
ide | kryesore

Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden

-Instant, Paparazzi, Slider



Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të ShBA-së, Joe Biden, më 20 janar.

Sipas Variety, krijuesja e hitit “Bad Romance”, 34 vjeçare, do të interpretojë himnin kombëtar, për ceremoninë e betimit të Biden dhe zëvendëspresidentes, Kamala Harris, e cila do të mbahet në pjesën perëndimore të ndërtesës së Kapitolit. Këngëtarja e hitit “On The Floor”, Jennifer, 51 vjeçe, gjithashtu do të interpretojë para ceremonisë bashkë me Demi Lovato dhe Justin Timberlake. Fituesja e ‘Oscar’, Gaga ka qenë një përkrahëse e madhe e Biden dhe ka qenë e zëshme gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve, duke iu bashkuar Joe nëpër fushata.

Artistja e lartpërmendur në nëntor publikoi një video në rrjetet sociale, përmes së cilës i bënte thirrje fansave të votojnë për Biden.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *