• |
ide | kryesore

Lady Gaga zbulon sekretin pas rutinës së saj të bukurisë

Paparazzi, Slider



Lady Gaga po ndan sekretet e vërteta pas rutinës së saj të bukurisë.

Këngëtarja e “Bad Romance” zbuloi në një intervistë të re se eksperimentimi me grimin ka të bëjë shumë më tepër sesa thjesht të dukesh bukur apo të bësh një deklaratë. “Ka qenë një praktikë shëruese për mua që kur isha vërtet e re”, tha Gaga për E! Online. “Isha tepër e pasigurt kur isha adoleshente, dhe kur mbarova shkollën e mesme, zbulova se grimi kishte fuqinë për të transformuar atë që isha”.

Aktorja e“House of Gucci” tha se kozmetika gjithashtu e ndihmuoi atë të gjente zërin e saj. “E kuptova se kisha më shumë aftësi për të folur për veten time”, shpjegoi ajo. “Dhe kishte të bënte më shumë me atë se si ndihesha dhe jo me atë se si dukesha. E them gjithmonë këtë sepse mendoj se stili i grimit i të gjithëve është unik për ta.” Me markën e saj të grimit vegan  Haus Labs, e lançuar në vitin 2019, Gaga shpreson të ndihmojë njerëzit e tjerë të gjejnë zërin e tyre dhe ndjenjën e vetëbesimit. “Unë dua që njerëzit të dinë se kjo nuk ka të bëjë me përpjekjen për t’u dukur si unë. Kjo ka të bëjë me të duken si ju,” vuri në dukje ajo./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *