• |
ide | kryesore

Video/ Leverkusen rilind në Bundesligë: 2-1 ndaj Dortmund e vendi i dytë

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e fundit të fazës së parë në Bundesliga, Bayer Leverkusen kthehet tek suksesi pas katër ndeshjesh duke mundur 2-1 Borussia Dortmund. Vendosën golat e Diaby (14′) e Wirtz (80′), i kotë 1-1 i ish-lojtarit të aspirinave Brandt (67′): Bayer arrin momentalisht Leipzig në vendin e dytë. Verdhezinjtë arrihen ndërkohë nga Wolfsburg, që kalon 2-0 në fushën e Mainz. Fitojnë edhe M’Gladbach (1-0 ndaj Werder) e Hoffenheim (3-0 në shtëpinë e Herthas).

BAYER LEVERKUSEN-BORUSSIA DORTMUND 2-1
Suksesi i parë në kampionat në vitin 2021 për Bayer Leverkusen, i cili harron disfatat me Bayern, Eintracht dhe Union Berlin dhe barazimin me Werder duke mposhtur 2-1 një Dortmund i cili tani rrezikon të përfundojë përkohësisht jashtë zonës së Kampionëve. Në BayArena, verdhezinjtë e nisën fortë e me agresivitet, por ishin aspirinat që e zhbllokuan ndeshjen: në minutën e 14′, një top i gjatë i shkëlqyer nga Bailey u kontrollu nga Diaby, që mposhti Burkin. Në pjesën e dytë, Dortmund reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 67 me ish-aspirinën Julian Brandt, i cili nga skaji i zonës shënoi në shtyllën e dytë pa i lënë asnjë mundësi një Hradecky jo perfekt. Barazimi i jep zemër verdhezinjve, që shkuan dy herë pranë golit të përmbysjes. E megjithatë atë e shënuan lojtarët e Bayer, që në të 80′, morën tre pikët me diagonalen perfekte të Wirtz, i cili nënshkroi 2-1 përfundimtar. Një sukses shumë i çmuar për Bosz, i cili kthehet tek fitorja pas katër ndeshjeve në të cilat kishte mbledhur vetëm një pikë dhe arriti Leipzig (që e pret përplasja direkte me Union Berlin) në vendin e dytë me 32 pikë. Nga ana tjetër, Dortmund është bashkuar nga Wolfsburg dhe tani rrezikon të dalë nga katër pozicionet e para.



MAINZ-WOLFSBURG 0-2
Një ditë perfekte për Wolfsburgun, i cili fitoi 2-0 në shtëpi ndaj një Mainz gjithnjë e më të fundit duke arritur në renditje Dortmundin. Pas një pjese të parë pa gola, skuadra e Glasner kaloi në avantazh në pjesën e dytë falë Bialek, i cili zuri vendin e Brekalo në të 60’dhe pesë minuta më vonë nënshkroi avantazhin i vetëm para Zentner. Llogaritë i mbylli i zakonshmi Weghorst, i cili me një parabël fikso shifrat 2-0. Wolfsburg ngjitet në 29 pikë bashkë me verdhezinjtë dhe forcon kandidaturën e tij për një vend në Ligën e Kampionëve. Knockout i dymbëdhjetë në shtatëmbëdhjetë ndeshje për Mainz, që mbetet prapa në gjysmën e sezonit në Bundesliga.


BORUSSIA MONCHENGLADBACH-WERDER BREMEN 1-0
Vuan por fiton Borussia Monchengladbach, duke mundur 1-0 një Werder Bremen të organizuar. Shanset më të mëdha, në pjesën e parë, janë për miqtë, me të majtën fluturimthi të Schmid e grushtuar mrekullisht nga Sommer në minutën e 27 dhe shpëtimi në linjë nga Ginter në goditjen e Agut. Loja u zhbllokua në pjesën e dytë në goditjen me kokë të Elvedi në zhvillimet e një goditje dënimi. Në fund, ekipi i Rose ishte me fat kur Rashica goditi shtyllën në minutën e 87-të, ndërsa tre minuta më vonë Bittencourt fshikulloi kryqëzimin e shtyllave me një të majtë brenda zonës. Mbaroi 1-0: M’Gladbach fiton dhe qëndron në kontakt me zonën e Evropës, ndërsa një humbje e rëndë për Werder, që mbetet me 18 pikë.

HERTHA-HOFFENHEIM 0-3
Hoffenheim kthehet të marrë frymë pas tre ndeshjeve të pasuksesshme dhe largohet nga zona e nxehtë e renditjes. Në Berlin, loja mori drejtim për dy minuta: në të 12′, kur Piatek humbi një penallti në favor të vendasve, të shkaktuar nga një faull në zonë nga Kasim, dhe në 33′, kur ekipi i Hoeness mori avantazhin me konkluzionin e Rudy, i cili mundi Schwolow falë një devijimi. Hoffenheim mbylli ndeshjen në pjesën e dytë me një dygolësh të Kramaric dhe u kthye tek fitorja pas dy humbjeve dhe një barazimi, duke u ngjitur në 19 pikë dhe duke kaluar Herthan, që mbeti me 17.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *