• |
ide | kryesore

“Armiqtë do të na kenë frikë”/Turqia teston raketën anti-anije në Detin e Zi

-Instant, Lajme, Planet



Raketa e parë e prodhuar nga shteti turk anti-anije është testuar ditën e djeshme në rajonin e Detit të Zi. Testet u kryen në perëndim të provincës së Sinopit sipas njoftimit të qeverisë. Admirali i Forcave Detare tha se produkti “vendas” do të tmerronte armiqtë, kundër të cilëve do të përdorej.

Ky prodhim i fundit turk është parashikuar për tu përdorur kundër anijeve dhe pritet të zëvendësojë llojin amerkian të përdorur deri më tani. Raketat ka një target prej afro 200 kilometrash duke përbërë një kërcënim vdekjeprurës për çdo kundërshtar, brenda por edhe pak më larg zonës së shënjestrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *