• |
ide | kryesore

Basha uron Kurtin: Do bashkëpunojmë për integrimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet e përkohshme parlamentare. Në një reagim në Facebook, Basha ka thënë se partitë e tjera do të arrijnë t’i adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë ti adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Do të jem i lumtur të bashkëpunoj ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona.

Përgëzime nga zemra qytetarëve të Kosovës, institucioneve dhe partive politike për një proces zgjedhor shembullor me standarde europiane, model demokracie për mbarë rajonin”, – shkroi Basha. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *