• |
ide | kryesore

Opozita e përçarë (me arsye) në zgjedhje

-Instant, 1, Ide



Sot kanë ndodhur dy ngjarje, në pamje të parë pa lidhje me njëra- tjetrën, por që tregojnë shumë për mënyrën sesi do të zhvillohet fushata elektorale që kemi në prag.

E para ka të bëjë me konfirmimin zyrtar se opozita do të hyjë e përçarë në zgjedhje, fiks ashtu sikurse e donte Edi Rama me grisjen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimet e njëanshme të kushtetutës. Koalicioni i dakordësuar në selinë e PD-së konfirmoi se në dokumentin që do të dorëzohet në administratën zgjedhore, LSI-a mungon.

Lexo me tej:

PD mbyll marrëveshjen me aleatët, LSI jashtë

E dyta ka të bëjë me konferencën e zhvilluar në presidencë, ku Ilir Meta i ktheu mbrapsht parlamentit votimin me aq vota sa do ta kishte zili edhe diktatura më e egër, për të zgjatur me 13 vjet afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit. Sipas kreut të shtetit, ky dyfishim periudhës së shfrytëzimit të një pasurie kombëtare, pa garë dhe tender, përbën një akt klientelist dhe preferencial, që shkel nëkohësisht ligjin dhe kushtetutën.

Presidenti Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues! Pa garë!

Duke parë se LSI ka mbetur jashtë koalicionit të cilit i prin PD- ja dhe duke vëzhguar se Ilir Meta, si lideri de fakto i saj, ndryshon shumë nga Lulzim Basha, në mënyrën se si e ka zhvilluar përballjen ndaj klientëve të Ramës, përfituesve të koncesioneve, favoreve apo privilegjeve që ai u ka shpërndarë, nënkuptohet edhe një arsye e shëndoshë se përse dy partitë e mëdha të opozitës sot nuk gjenden përkrah njëra tjetrës.

Ndërsa Ilir Meta po kthen mprapsht koncesionin e Rinasit, ndërsa pak kohë më parë ai hodhi të njëjtin hap për heqjen e rentës minerare, Basha është mjaftuar në këto raste vetëm me një deklaratë sa për të larë gojën dhe nuk e ka përdorur kurrë kazusin e fuqishëm që i ka ofruar presidenca, për ta shndërruar në argument politik.

Meta i kthen një tjetër ligj qeverisë: Klientelist, favorizon oligarkët

Ndaj nuk është aspak herezi të konstatosh se një nga arsyet se përse PD dhe LSI po dalin të përçarë në zgjedhje, duhet kërkuar në qëndrimin që ata mbajnë ndaj oligarkëve të Ramës.

Natyrisht, në këtë dyzim nuk mund të bëhet një ndarje me thikë, mes të mirit dhe të keqit, të moralshmit dhe të pa moralshmit. Qasja duket se është thjeshtë taktike.

Nga njëra anë Ilir Meta mendon se është e pamundur të përmbyset Rama pa luftuar oligarkët e tij. Ai është i qartë se çdo lloj indulgjence ndaj tyre është zvoglim trysnisë publike mbi kryeministrin, se ajo përkthehet në më shumë para për të blerë mediat dhe për të vjedhur votat, në favor të tij.

Me një naivitet proverbial (nëse nuk i besohet atyre që aludojnë për një pakt të fshehtë), Basha beson se mundet ti rëmbejë kolltukun Ramës duke kursyer kollonat financiare që e mbajnë në këmbë atë. Atij i mungon besimi dhe fuqia për të imagjinuar një opozitë të pa mbështetur nga klientët e regjimit e aq më tepër në një betejë të hapur me ta.

Natyrisht që ky nuk është hendek i vogël. Këto dy rrugë të ndryshme për të arritur tek i njëjti qëllim, e bëjnë të pamundur futjen në një llogore të LSI dhe PD. Përndryshe, brenda të njëjtit istikam ata do i binin, dikush gozhdës e dikush patkoit.

Prandaj sa herë që dëgjoni se demokratët dhe lësëistët po hynë veç në zgjedhje për të ruajtur identitetin politik mes të majtës dhe të djathtës, se ata po e bëjnë këtë për të maksimalizuar votën, mos harroni edhe një detaj: ata nuk janë bashkë, për shkak të qasjes së ndryshme ndaj oligarkëve të Ramës.

©Lapsi.al

    

 

 



42 Comments

  1. OR ZOTI BUSHATI QKA MENDONI JU ,KY GREGU ESHTE I EDI APO KRISTAQ RAMES,SE DIKUSH PO GENJEN OSE EDI RAMA OSE YMER GELBAZA KELLIRA-lexo Wikipedia thotë:

    ZOTI ANDI TE SHIKOJA MBREME ME ZAGARIN BATON HAXHIUN ,PO SI NUK KA TURP TE DAL PERPARA JUVE AI ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA. AI VETEM 3 FJALI DI -E PARA E PUNES -REALISHT ,NE KETE KONTEKS …

  2. Pra perfundimisht Bushati : Ajo qe i bashkon dhe i ndan te gjitha partite PS,PD,LSI nuk qekan programet apo besueshmeria ne popull.
    Perfundimisht ndarja qeka lufta per te vjedhur sa me shume.
    Meta e shikon veten jashte lojes dhe do te luje me zor me zarin ¨popull¨ a thua se e dhjet kush.
    NQS ka njeri pa asnje autoritet,nje batakci eshte Meta ose Mu..i

    1. Po ate që e zgjodhi si kryetar Kuvendi e president kur i interesonte, çfarë emri do ti vësh o birçe ?
      Apo meqë është dymetrosh i bie të jetë m…. në katror ?

  3. Besoj se eshte nje lajm i keq. Besoj se ne Shqiperi nuk do perseritet referendumi kosovar kunder te keqes. Besoj se e keqja do jete ne kete vend dhe pas zgjedhjeve.

    1. Perveç Metes je dhe ti qen e hajdut (i ores 18:05) bashke me doçin prane te cilit leh, ………..per nje pras nga pas!

  4. Të dy këta politikanë kanë histori personale me Ardian Dvoranin. Sali Berisha, i biri i të cilit qëndron pas biznesit vdekjeprurës të Gërdecit, bëri një betejë të gjatë për ta larguar Dovranin nga sistemi i drejtësisë, pasi biznesi i të birit mes 26 viktimave në Gërdec, vrau dhe vëllain e Adrian Dvoranit, një punonjës i ushtrisë, që ishte aty si pjesë e Forcave të Armatosura.

    Me llogjikën kanunore të Sali Berishës, i vëllai i tij duhet të merrte hak ndaj Shkëlzenit për vdekjen e vëllait, dhe për këtë shkak nuk la gur pa lëvizur dhe baltë pa hedhur mbi të, ta largonte nga sistemi.

    Ilir Meta po ashtu e ka pasur Dvoranin në trupën gjykuese ndaj videos së famshme të tij dhe bëri ç’është e mundur ta bënte pis.pra bushat meta po mbron kushtetuten sa per te qeshur me ty,oligarket blej ne mediat por ne terren del shume nga mediat jane te dyshes salih meta dhe nje pjese lulzimja,kjo u pa shume mire edhe ne rastin e fundit me dvoranin nga DASh kur dhe njelloj si motrat tuaja te blera nga dyshja e rrezikshme salih meta sulmuat ameriken

  5. Sidiqe te te dale ne zfgjedhje Lsi dhe Pd, RAMA DHE PANIKASIT E TJERE JANE NE GRAHMAT E FUNDIT…..

      1. Vetem po i Moren me me banda vatat rilindasit po e bene do I hapin shume telash vetes populli nuk I fal me.

    1. Mos flit o i paloqe (18:17) se ndyresite e tuaja nuk kane fund! Je i denuar deri ne vdekje ne ndyresine tende te pashoqe ! Je nje rast negativ per studim, se sa i pamoral je ( jo ne kuptimin e imoralit qe kuptojne njerezit , pa moral , pra i pa bese rrenacak i ndyre si ti) per psikologet e psikiatret! Shkofsh ne te sateme qen zgjebs!

  6. HAHA HAHA YMER GELBAZA KELLIRA SHKRUAN KETU TE LAPSI.i SHKRIMET E VETA TE GAZETA E TIJ TEMA Haha hha

    1. O copa e byrekut. Po boll o bole.
      Boll. Bej nje koment dhe leru radh byrekxhinjve te tjere te shkruajne.
      Apo nje byrek nje koment. Ky eshte cmimi i byrektores se Shqupit .
      Ne po na zjen koka kush e duron Edvinin deri ne vitin 2029.
      Sepse keshtu ka thene Andi Bushati. Po i fitoi zgjedhjet e 25 prillit Ramuti, i ka ne xhep zgjedhjet e 2025.
      Prandaj o BYREK NGRENES, thuaj dhe NAMUTIT, shokut tend te dhomes, filloni shkruani qe tani, se NUK I PRANOJME REZULTATET E ZGJEDHJEVE, sepse ZGJEDHJET, kane kohe qe JANE BLERE, ka here.
      Mirupafshim ne 2029….

  7. ZOTI BUSHATI JU LUTEM PYETENI BATON HAXHIUN QKA MENDON I KUJT ESHTE GREG KRISTAQ RAMA (KUSH GENJEN KETU MERO GELBAZA APO EDI RAMA ) DHE QKA MENDON A DUHET TE KANDIDOJ DITMIR BUSHATI PER PRESIDENT TE KOSOVES

  8. Per mendimin tim mundesite me te mira per koalicione ishtin variantet me nje koalicion ose me tre koalicione . U zgjodh me e keqja e mundeshme . ajo me dy koalicione . Megjithate sido qe te ishin koalicionet nje gje eshte e sigurt , ardhja ne pushtet e opozites do te vije per dismerit te rilindjes sesa per merite te opozites . Kjo eshte perseritja me e keqe e asaj qe ka ndodhur ketu e tridhjetevjet ne kete vend . E sigurt eshte se ca militant do ikin nga puna e ca do rifillojne pune por zhuli do ngelet po aty , do ndryshohen xhepat e perfituesve te te mirave te ketij vendi dhe shqiptaret do ngelen perseri me gisht ne goje . Thjesht nje stanjacion i perseritur per te disaten here . Kush mendon ndryshe nuk quhet me naiv por interesaxhi me vetedije qe e ka largpamesine jo me shume se nje meter nga hunda e tij . Perderisa politka dhe lideret e tyre nuk pranuan ndryshimet e sistemit dhe sidomos te leshonin pushtet , atehere ne thesht ne po shohim nje film te perseritur me dhjetra here .

    Dy burra ishin ne kinema dhe po prisnin fillimin e filmit . Ne fund , filmi mbyllej me nje gare kuajsh . Njeri prej burrave i thot tjetrit : A veme bast se fiton kali i zi ? Tjerti , e shikon ne sy dhe i habitur i thote : atehere une po kap kalin e bardhe . Vihet basti dhe mbas pak fillon filmi . Ne fund te filmit fillon gara e shumepritur e kuajve . Pretendent kryesor per fitoren ishte nje kal i zi dhe nje i bardhe . Gjate gjithe gares , ne krye te gares ishte kali i zi por ne xhiron e fundit kali i bardhe kalon finishin dhe fiton garen per pak metra diference me te ziun .
    Ai qe kishte vene bast per kalin e zi , nxjerr leket per te paguar tjetrin . Por ai qe fitoi , ju duk e pamoralshme tja merrte leket sepse e kishte pare filmin . prandaj i thote atij tjetrit : te me falesh . por leket nuk do ti marr sepse per te qene i sinqert une e kisha pare edhe me pare kete film . Ai qe humbi i pergjigjet : po qe per ta pare , une e kisha pare mbi pese here te tjera kete film por thashe se kete radhe kali i zi do ta mbante revanshin deri ne fund dhe do te fitonte .
    Morali i fabules ? Le ta llogjikoje sejcili vete , sipas kokes festen .

  9. Përçarje e opozitës, ndryshime politikash në gjirin e opozitës ………
    Me sa qejf e ka Bushati që ashtu butë e me dinakëri të sulmojë opozitën.
    Padyshim që goditjet më të argumentuara i ka për qeverinë e për Ramën e bile nuk heq dorë nga përmbysja me “revolucion” e tij.
    Po përse duhet të intrigojë se Meta qenka më luftarak e lideri i opozitës së bashkuar qenka më i mefshtë duke shkuar kështu në unison me propogandën e Ramës ?
    Nuk është ndonjë lajm i ri që LSI , ndonëse me një marëveshje për qeverisje të përbashkët me gjithë koalicionin opozitar, do të dalë në zgjedhje si parti më vete.
    Por nuk ka asnjë shqiptar që të mos ta dijë se si Basha , kryetar i PD, ashtu edhe Kryemadhi, kryetare e LSI, nuk kanë pozicionin institucional të presidentit Meta i cili ka të drejtën që të konkretizojë deklaratat e tij me dekrete presidenciale.
    Përse duhet cilësuar Basha se bën deklarata “sa për sy e faqe” ?
    Është fakt që presidenti ka miratuar deklaratat e Bashës e ky ka miratuar dekretet e presidentit .
    Pra ngado që ta marësh nuk sheh ndonjë “përçarje” por cilido në pozicionin e tij institucional.
    Që Ramës i intereson kjo përçarje, nuk ka ndonjë naiv që të mos ta ketë kuptuar, prandaj edhe mundohet të krijojë përshtypjen se sheh rrezikun më të madh tek Meta, duke i mëshuar përditë mashtrimit se “Luli po fle” apo se “Lulin e kam në dorë”.
    Sido që të jetë, pamvarësisht se Rama kujton se me ndalimin e koalicioneve, do të grumbullojë më shumë vota për të ruajtur tepsinë e pushtetit, edhe me intrigën e Ramës për të çuar tek sekretari amerikan i shtetit raporte të zbukuruara për Dvoranin, si Meta, ashtu edhe LSI , nuk besoj se kësaj rradhe do të tentojnë të bëjnë një lojë të dyfishtë.
    Basha jo e jo pasi edhe ajo që u tha për marëveshjen e tij me Ramën në 2017, ka kohë që ka rënë tërësisht poshtë.
    Më vjen për të qeshur kur dëgjoj në studiot televizive pro qeveritare, debate ku rezultatet e zgjedhjeve llogariten me rezultatet e 2017. Mender me thënë anal-istë majtistë bëjnë llogari se sa mori Rama në 2017 do të marë përsëri në 25 prill sepse sipas tyre nuk ka shans që të ndryshojë numuri i militantëve socialistë.
    Po për çfarë lesh socializmi mund të bëhet fjalë për sektin e ripjelljes së krimit ?
    Socializmi i Ramës , veç që e kriminalizoi gjithë strukturën shtetërore, ei përqëndroi i paratë vetëm tek një grusht njerëzish, jo me parimet e tregut të lirë ligjor, por me parimin e 20% nën dorë

  10. KAM CA DYSHIME SE YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ EDHE NJE DOSJE PER EDI RAMEN -KUJTIM GJUZI FUTET NE KREVATIN E EDI RAMES! thotë:

    FLM ZOTI BUSHATI,PO SI NUK TURP ZAGARI BATON HAXHIU SI DUKET I KA TREDHUR NGA BOLET EDI RAMA BATONIN ,MERO GELBAZEN ,KOL SALLAKUN CARLO BOLEN BOLINO DHE KRESHNIK SPAHIUN

  11. Pra Bushat thua qe PD dhe LSI nuk hyne ne koalicion per shkak te qasjes ndaj oligarkeve. PD qeka e kapur dhe ka pranuar te rrije ne opozite.
    E beson realisht kete apo je duke be gjoja si nje majtist antistablishment i prekur.

    Po incerenatoret qe eshte perfshire dhe Beni libres, PPP e astirit, po dallaveret e mjeksise, canabizimin, a nuk i pati denoncuar PD si skema reale krimi? Apo mbahen mend vetem deklaratat sensacionale te fresketa.

  12. Ne Shqiperi,akoma,shkohet me mentalitetin bolshevik te frymes revolucionare.
    Nuk ka nevoje te nxjerrim hunjte nga brezi dhe t’i pervishemi kundershtarit.
    Kundershtarin e mund edhe duke i treguar se “kush eshte”,edhe duke dhene alternative me te mire.
    Basha po vepron si europian.
    Kush do ta besoje,le ta degjoje.
    Te tjeret le te nxjerrin hunjte dhe t’i bien njeri-tjetrit duke e lene akoma ne vend numero kete vend.

  13. Lulzim Basha nënshkruan koalicionin me kristiandemokratët e Mark Frrokut, i gëlltiti akuzat për inkriminim në politikë?!Shpellkaret e byrektores se pd ketu larte me pseudonime te reja por jane te njejtet stalin zigur xixa miri neri miu i haleve te lalzit namyti i te bythelepirsa dhe karlepirsa te salihut dhe metes mendojne se do fitojne tani qe lulzimja beri marveshje me mark frrokun ate qe e peshtyne para tre vjeteve lulzimja po e lepin nga poshte lart sot shkoni dhe ju te Byrektorja e pd dhe filloni ti lepini bythen dhe karin mark frrokut dhe kompanise se tij

  14. Muhammad Obaidul Karim eshte shqiptari nga Bangladeshi.

    Meta i dha 1140 ha ne Topoje te Fierit investim qe nuk e beri kurre.

    Bujar Nishani nen ndikimin e Metes dhe E.Panaritit i dha nenshtetesine shqiptare per vetem 64 oresh qendrimi ne token shqiptare,edhe pse dyshohet se ishte nje pastrues i parave edhe te organizatave terroriste islamike.

    Tani me bekimin e Bekimit nipi i Mendu Thacit ka hedhur ne gjyq shtetin shqiptar Ministrine e Bujqesise dhe i kerkon nje demshperblim prej 1 milion eurosh.

    Ku e gjene te drejten keta islamike te marrin nenshtetsi, te marrin toke dhe tani edhe demshperblim nga taksapaguesit shqiptare?

    Pyesni Meten, Panaritin dhe Nishanin”, thotë Zhuri në denoncimin e tij.

  15. Është koalicioni më paradoksal dhe i çuditshëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Nën ‘çadrën’ e Partisë Demokratike janë mbledhur ‘armiqtë’ e përbetuar historikë, personazhe të politikës që mbrojnë kauza krejtësisht të kundërta, parti pa asnjë pikëtakim programor dhe ideor me njëra-tjetrën, por edhe parti pas të cilave qëndrojnë njerëz problematikë në raport me ligjin. Pas përfshirjes së Shpëtim Idrizit, që mban flamurin e çështjes çame, në një listë kandidatësh për deputetë me Vangjel Dulen që përfaqëson linjën e kundërt të çështjes çame, ka befasuar Bamir Topi, i cili është në tratativa për t’u rikthyet në familjen e vjetër politike.

    Bamir Topi ka firmosur në minutat e fundit një marrëveshje me Lulzim Bashën

  16. Njëri nga djemtë e tij, Muhamed Lici, është dënuar në mars të 2017 me 13 vite burg, pasi akuzohej se drejtonte një grup që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.

    Djali tjetër, Ibrahim Lici, është shpallur në kërkim për t’u pyetur mbi atentatin ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019.

    Vetë Mustafa Lici kërcënoi kryebashkiaken e PD-së në Shkodër, Voltana Ademi, në vitin 2017, ndërsa ka refuzuar të plotësojë formularin e pasurisë, dërguar nga OFL.

    Partia e dytë është ajo e Mark Frrokut, të cilin PD dhe Lulzim Basha e kanë akuzuar si trafikant femrash.

    Tashmë të dy këta personazhe, janë në koalicion me PD-në dhe rrëzojnë kauzën e dekriminalizimit të Lulzim Bashës.

    Interesant është edhe fakti, se Basha ka në të njëjtin koalicion, edhe një monark, Shpëtim Axhamin, por edhe një republikan, si Fatmir Mediu.

    Për të mos folur pastaj për dyshen Dule-Idrizi, dy armiq të betuar, që përfaqësojnë kauza të kundërta.

    Shpëtim Idrizi Lufton për kauzën çame, ndërkohë që Vangjel Dule nuk e njeh dhe e mohon atë.

  17. Ndofta Bushat ke te drejte! Por nqs opozita do te shkonte ne zgjedhje ne nje liste, atehere per te qene te ndershem me elektoratin deri ne fund, duhet te premtonte zgjedhje te reja brenda 2022. Jo si Berisha qe mbajti ne kurriz LSI per 4 vjet. Vetem keshtu mund te behej, madje te hyhej te zgjedhje me kete kusht te deklaruar.

  18. Nënvizova se pritshmëritë e SHBA janë për të pasur kandidatë të pastër nga të gjitha partitë. Ne do të jemi gjithmonë të angazhuar për të pasur marrëdhënie të forta mes SHBA-së dhe Shqipërisë.cfare i kerkoje ambasadorja lulzimit per kandidatet e inkriminuar qe pd kerkon ti beje deputet me urdher te salihut

  19. Ai nuk ka qenë protaganist publik i ndonjë gjyqi të famshëm, përveç dy gjyqeve, atij të Gërdecit, dhe atij të Ilir Metës.

    Vetëm pse ai është në konflikt me Ilir Metën për kontrollin e reformës në drejtësi dhe me Sali Berishën për shkak të djalit të tij, është kthyer automatikisht në një figurë të urryer për opozitën, e cila ka sulmuar me një gjuhë talebane, SHBA-në.

    Ky mllef ndaj SHBA për nderimin e Dvoranit dhe injorimi i respketit ndaj Bashës, identifikon lidershipin real të opozitës dhe tregon se kush e udheheq atë.

  20. E teksa në Shqipëri ka prirje për ta politizuar situatën duke ua faturuar këto vdekje të shtuara teorive se po fshihet numri real i viktimave të Covid, në kontinent situata është edhe më alarmante.

    Bashkimi Evropian ka regjistruar mbi 450 mijë vdekje shtesë nga marsi deri në nëntor të 2020, krahasuar me mesataren e viteve të mëparshme, sipas të dhënave të BE.

    Rritja prej 40% mbi mesataren arriti kulmin në nëntor, sipas të dhënave të Eurostat.

  21. Si mundet që presidenti Topi të lidhte koalicion me Lulzim Bashën, kur ai është autor i librit “Nocturn” (Kur arsyeja errësohet nga pushteti), libër i cili i bën një skanim të të gjitha veprimeve kriminale që ndërmori dyshja Berisha-Basha për të fshehur krimin e 21 janarit?

    Në atë libër del në pah se si Berisha e Basha janë pengje të njëri- tjetrit, sepse veprimtaria kriminale që kanë konsumuar ka qenë e dyanshme, me dijeni të të dyve dhe po ra njëri, digjet edhe tjetri.Kambere e dylbere te pd tregoni aftesite e karelepires e e bythlepires e shpellkare te cecenit salih se cfare dini te beni

  22. Fill pas presionit amerikan, Basha e ka hequr nga koalicioni opozitar këtë parti, duke dorëzuar në KQZ një listë me 13 parti, koalicion të cilin e kanë pagëzuar me emrin ‘Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim’.

    Mustafa Lici është babai i Ibrahim Licit.të Qihu ne bythe amerika o lelzimja e byrektores se salihut të pd

  23. Në fakt nuk është asgjë tjetër, veçse Çeta Plakë e Lulzim Bashës, një trashëgimi politike nga pararendësi i tij, që, edhe atë çka po lodhet të paraqesë këto ditë, si një lider modern, i qetë, i kohës, “i vetmi” që nuk ka studiuar në kohën e komunizmit, por është diplomuar në Holandë, që gatuan me shumë piper, ndihmon plakat në rrugë për t’u mbajtë domatet, lexon libra për fëmijët nën moshën tre vjeç, do ia heqin pjesëtarët e kësaj çete, që, secili veç e veç e të gjithë bashkë, janë vetëm “buka“ e vjetër e opozitës, e thyer dhe e ngjitur, e revoltuar dhe e rikthyer, mallkuese dhe lutëse.

    Asnjëri prej tyre nuk i duhet Lulzim Bashës. Te asnjëri prej tyre nuk gjendet frymë e re, mendim i ri apo vizion i ri politik. Secili është provuar dhe secili ka lënë pas vetes dëshmi dështimi.

  24. Ndërsa Monika Kryemadhi iu vetë në shtëpi njerëzve dhe iu shërben bukën, Lulzim Basha i merr në telefon dhe iu dërgon lule për ditëlindjen.

    Kështu ka ndodhur sot me një grua të quajtur Drita, të cilës Basha i ka mësuar ditën e lindjes dhe i ka dërguar një buqetë me lule, bashkë me kamaramanin që e filmonte, ndërsa Basha e merrte në telefon.

    “Sot me rrodhën lot gëzimi!Enveri erdhi perseri lulzimja keshtu flitet me kohe ne tirane si djali i jashteligjshem i enverit

  25. Komentet e ketyre kelysheve kuqale, kane nje linje te perbashket, biografi, jete, pune, morali, por ne themel se kush ka program per te cuar ekonomine e jeten perpara. Eshte dallim shume i madh ne mes te tepsise se ndryshkur, e objektivave programore te opozites, andaj domosdoshmerisht eshte vetem largimi i poshtersise rilindase. Kush ka men, sy e ndjenje, e largo kete ndjelles te zise kombetare.

  26. Mjeku shkruan gjithashtu se ata që na mbajtën në komunizëm për 45 vite nuk ndryshuan si me magji në fillim të viteve ’90 dhe se janë të njëjtit edhe sot.

    “Mos mendoni se “ish-brekëgrisurit” e djeshëm, u fisnikëruan pas zgjedhjeve të para pluraliste të 31 Marsit 1991”, shkruan Kalo.O xixa dhe per ty o karelepires ekselent flet kalo mos u mer vetem qe te mbrosh lulzimen ate e mbron salihu o karelepires,mbreme paske qe ne mbledh je të byrektorja e pd me elona mecon dhe erionin urdherat i ke mare per javen qe vjen,por vazhdo dhe bythelepirjen per salihun

  27. Çfarë do të ndodhë kur organet e reja të Drejtësisë do të trokasin në portën e presidentit të Republikës (që është thuajse lider edhe për opozitën)? Si do të reagojë ‘shumësia’? A do të preket stabiliteti i vendit për shkak të humbjes në zgjedhje dhe për shkak të arrestimeve të SPAK?

    Shumësia ‘guacë’ e partive në opozitë ka misionin e një çasti: manifestimin përballë Drejtësisë së Re. Nëse përballë Drejtësisë ndodhen 13 parti politike, atëherë kush mund të besojë se ‘shqiptarët e duan Drejtësinë’?.

    Liderët kryesorë të Opozitës, zoti Meta e Berisha, në çdo kthesë rruge kanë lëshuar sinjalin kundër Reformës. Partitë ‘guaska’ sa më shumë të jenë, aq më tepër bëjnë siç bën partia e madhe.

    A do të ketë trazira ditën që do të ndodhë?…

    Kjo është çështja që ecën paralel edhe me prezencën e ushtrisë amerikane në stërviten që nis në orët e para pas mbylljes së kutive të zgjedhjeve. Tani të gjitha palët dinë ta lexojnë këtë libër.

  28. Opozita çuditet kur publiku thotë që qeveria ka përballuar mirë tërmetin dhe ka menaxhuar me aq sa ka mundur pandeminë.

    Opozita çuditet që populli shqiptar nuk mendon si Sali Berisha, që numëron vetëm të vdekurit, apo si Tritan Shehu që kërkon ato masa që ndihmojnë biznesin e tij në mjekësi.

    Opozita çuditet kur shikon se populli shqiptar nuk mendon si Lulzim Basha për ekonominë, apo nuk mendon si Ilir Meta për reformën në drejtësi.

    Dhe ky është problemi real i tyre, pasi ata kanë krijuar një realitet virtual të tyre, dhe jetojnë me gënjeshtart e tyre, duke e marrë popullin për budalla.

    Një opozitë që shpreson të fitojë vetëm se në Shqipëri ka rënë tërmet dhe pandemia, është një opozitë që e konsideron shoqërinë si një masë injorante, që mund të besojë se tërmetin dhe pandeminë i solli Edi Rama.

  29. “Vendos rripin ooooo rryp! Nuk je ndryshe nga mileti ti edhe pse zgjohesh ne dreke. Ligji nuk ndroshon se je ti”

  30. Por ky nuk është rasti i vetëm kur Lulzim Basha ndërron mendje për kullat dhe ndërpret sulmet ndaj atyre që ndërtojnë. E tillë ishte dhe protesta tek zona e Astirit ku fillimisht Basha nisi një sulm të ashpër ndaj një prej firmave, por që u la në mes sapo mori një automjet dhe më pas edhe një vilë në një nga resortet më luksoze në periferi të Tiranës, “Long Hill”. Një rast i ngjashëm është dhe protesta e Rrugës së Kombit e cila pësoi të njëjtin fat, “tradhtinë” e Bashës sapo familjarë të tij morën zyrat tek Sheratoni.

  31. Harrojnë që janë një faturë tragjike, të puthitur njëri pas tjetrit nën presionit të së ardhmes, për t’u lënë në harresë. Dua të ndaj një rast, nuk mendoj se ata janë demokrat, janë njerëz që për 30 vite i janë turrur çdo kazani.

    Ky është fundi i shpresave, të votosh PD merr Monën, Dulen, Idrizin, Nokën, Dukën, i kuptoj si ndihen në PD, ka me siguri shumë burra e gra që kanë bërë 8 vjet fushatë kundër tyre, kanë besuar se PD do pastrohej nga servilët e shushunjat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *