• |
ide | kryesore

Video/ Aubameyang shpëton Arsenal tre minuta nga fundi: Napolit i dështon përmbysja, Molde trondit gjermanët

-Instant, F1, Sport, Video



Ajax, Arsenal, Molde, Rangers, Granada, Shakhtar e Villareal janë shtatë skuadrat e para, që i bashkohen Tottenham, të kualifikuara për në 1/8 e Europa League. Nuk ka shkuar pa vuajtje kualifikimi i tyre, por më pisk e panë anglezët e Artetës, që i shpëtuan eleminimit tre minuta nga fundi përballë Benfikës. Dështon përmbysja e Napolit përballë Granadës, ndërsa Molde i jep një leksion në shtëpi Hoffenheim.

Ajax e tregoi shumë shpejt diktatin e tyre në Amsterdam Arena përballë Lille, duke shënuar golin e avantazhit me Klaassen në minutën e 15. Francezët u munduan të përmirësojnë situatën dhe një penallti e shndërruar në gol nga Yazici në minutën e 78 dha iluzionin se Lille mund të dilte me fitore nga Hollanda, edhe pse për kualifikimin duhej shumë më tepër, duke qenë se ishin mundur 2-1 në shtëpi. E megjithatë nuk ndodhi ashtu, pavarësisht se rezultati i suksesit të Heshtarëve u përsërit me golin e Neres dy minuta nga fundi.



Arsenal kishte nevojë vetëm për një gol në Emirates përballë Benfikës që të kualifikohej, duke parë 0-0 e vajtjes dhe Aubameyang e shënoi në minutën e 21. Mund të dukej gjë e thjeshtë për londinezët, por Benfica përmbysi gjithcka me golat e Goncalves dhe Rafa Silva (43′, 61′). Gunners rikuperua rezultatin pas shtatë minutash me Tiemey, por duhej edhe një gol për të shkuar më tej dhe pikërisht tre minuta Aubameyang vendosi ndeshjen 3-2, duke avancuar në 16 më të mirat të besuarit e Artetas.





Molde triumfon në Gjermani 0-2 përballë Hoffenheim, që përpara përplasjes së dyfishtë ishte favorite. Norvegjezët shënoan golin e parë me Andersen në minutën e 20, duke shtangur kundërshtarët, që në transfertë kishin barazuar 3-3. Sulmuesi kompletoi dygolëshin personal dhe kualifikim e Molde në minutën e 5 shtesë.


Rangers nuk kishin cfarë të diskutonin përballë Antwerp, që pasi befasoi në grupe Tottenham, nuk mundi të bënte të njëjtën gjë kundër skocezëve të Gerrard. 5-2 u imponua skuadra nga Gllasgou, që po dominon edhe në kampionat. Pesë shënues të ndryshëm dhe dy penallti i dhanë fitoren Rangers përballë belgëve, që ishin dorëzuar që pas rezultatit të ndeshjes së parë.







Fitore e hidhur për Napolin në Europa League. Në kthimin e 1/16 së finales skuadra e Gattuso mposhti 2-1 Granada, por nuk arriti të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë, duke dalë nga turneu. Në Maradona nuk pati mision të përmbushur, pavarësisht se Zielinski e zhbllokoi shumë shpejt rezultatin (3′). Montoro në minutën e 25′ shënoi një gol me peshë që komplikoi gjithcka. Në pjesën e dytë Napoli shënoi edhe njëherë me Ruiz (59′), por nuk mjaftoi për kualifikimin.



Një penallti e Moraes në minutën e 67 i dha fitoren Shakhtar Donetsk përballë Maccabi Tel Aviv. Ukrainasit vazhdojnë kështu të kenë një ecuri pozitive në Europa League. Me fitoren 0-2 në Izrael, Shakhtar nuk kishte rreziqe për tu befasuar, ndaj dhe një gol mjaftoi për të shkuar në 16 më të mirët e turneut.

Shkon aty edhe Villareal që u imponua 2-1 ndaj Salzburg. Spanjollët kishin fituar 0-2 në ndeshjen e parë, por goli i Mërgim Berishës i tronditi jo pak. E megjithatë “nëndetsja e verdhë” u kthye dhe barazoi rezultatin me Moreno në minutën e 40, përpara se sulmuesi të shënonte dygolëshin personal me penallti në minutën e 89.



EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32
Ajax 2 – 1 Lille
Arsenal 3 – 2 Benfica
Hoffenheim 0 – 2 Molde
Rangers 5 – 2 Royal Antwerp FC
SSC Napoli 2 – 1 Granada
Shakhtar Donetsk 1 – 0 Maccabi Tel Aviv
Villarreal 2 – 1 Salzburg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *