• |
ide | kryesore

“Kam frikë se miku im Conte nuk do të më plotësojë dëshirën”: Ancelotti flet për titullin kampion

-Instant, Sport



“Unë ndjek të gjithë lojtarët që kam pasur në karrierën time. Sigurisht, ata nuk mund të kenë të njëjtën përvojë që unë kam, por është një pikë në favor të tyre, do të thotë se janë të rinj. Bota e futbollit sjell me vete shumë kritika, është e pashmangshme, por ata e dinë më mirë se unë dhe për të dhënë një shembull, Pirlo dhe Gattuso kanë gjithçka për të zgjidhur problemet e tyre përkatëse ”.

Kështu është shprehur ish-trajneri i Milan e Juventus, sot në pankinën e Everton, Carlo Ancelotti, i cili duke folur për mikrofonat e “Sky Sport”, u përqëndrua në tema të ndryshme të nxehta në lidhje me Serie A: një mbi të gjitha, atë që lidhet me rrugët përkatëse të disa prej teknikë italianë më të rinj, të trajnuar nga vetë Ancelotti gjatë karrierës së tij.

“Ditët e fundit kam folur me Pippo Inzaghin, ai është një nga ata me të cilët flas më shpesh. Unë jam shumë i lidhur me të, si me të gjithë lojtarët që kam pasur, veçanërisht ata të Milanit. Titulli? Shpresoj që Milan të fitojë, edhe pse mendoj se do të jetë e vështirë sepse Interi udhëton shpejt. Kam frikë se miku im Conte nuk do të plotësojë dëshirën time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *