• |
ide | kryesore

Xhelozia në PS/ Adnor Shameti rebelohet për foton e Erion Veliajt me Nasip Naçon dhe Gledion Rehovicën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Sa më shumë afron ora për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ, aq më e qartë bëhet për disa deputetë socialist, që nuk do të jenë të renditur në një vend të sigurt, por do të “bien” poshtë, atje ku duhet të marrin më shumë vota se mesatarja e partisë për të shkuar në parlament. Një prej tyre duket se është Adnor Shameti, deputet në Berat, në qarkun ku socialistët mburren me prurjet e reja që kanë ardhur nga LSI.


Duke parë se rrezikohet të zëvëndësohet në lista nga Nasip Naço apo nga Gledion Rehovica, dy ish deputetët e LSI në Berat që kanë kaluar me PS, Shameti nuk është përmbajtur më.


Dosja.al ka zbuluar se në grupin e Whatsapp të deputetëve të Partisë Socialiste, ku administrator është Edi Rama, deputeti i Beratit, Adnor Shameti ka ndarë me ta një lajm ku Veliaj shfaqet përqafuar me Naçon dhe Rehovicën. Foton e tij, Veliaj e kishte shoqëruar me mesazhin “Bashkimi bën fuqinë”.

“Jam shume dakord me lalin qe bashkimi ben fuqine, por ne radhe te pare me mua, Ermonelen, Fadilin, pastaj me prurjet qe kaluan me parametra zero ne merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit per heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe me pas Nasipi, qe e ka PS, vetem partine e katert ku aderon, pas qenies sekretar organizate ne PPSH ne Fakultetin juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punetore nga shkolla e mesme e nates, faji i babait tim qe ishte shef arsimi ne ate kohe, aderimit ne PAD e Cekes si drejtor kuadri ne MB, LSI dhe tani e katerta, e verteta. E me te drejte gjyshi im ne keto kushte kur dhe kryeplaku po mer vrull te kandidoje vete ne BR, do te thoshte, zoti e ndihte shef Klosin (u ngrita ne kembe per te disaten here)” ka shkruar Shameti.

Prapaskenat/ Pse po ikin kandidatët nga lista e PS

Komenti i Shametit është shoqëruar me heshtjen e të tjerëve, por ka hapur tashmë një temë delikate në Berat. Çfarë i është premtuar të ardhurve nga LSI?

Në zgjedhjet e kaluara, Blendi Klosi ishte në krye të listës së kandidatëve të PS në Berat. E dyta në listën e socialistëve qe Ermonela Valikaj, i treti qe Adnor Shameti dhe i katërti, Fadil Nasufi.

8 Comments

    1. Po ky pederasti me ze te holle femre, cfare pati?! I eshte afruar fundi dunjase kur bejne si k*****derra lgbt!

  1. Lere Nacon e shkret se e shkembeu LSIne me daljen nga burgu te nipit te tij drogaxhi ! Jane pazare droge qe vete drogaxhiu Edvin palloshi din ti bej.Harruat 4 vite me pare kur Naco Nasipi e donte kryeminister Ilirin e Monikes???? Jane kohe te veshtira eshte ” marketi ” shume I ulet! Votoni o dele popull per tu gdhire te ngopur ne kullotat e Tomorrit!

  2. Po ky kokshi pederast, me ze te holle femre, cfare pati?!
    I eshte afruar fundi dunjase kur bejne si k*****derra lgbt!

  3. Po kështu ka ndodhur gjithmonë që nga partia gjyshe(Pk) te partia mëmë(Pp)dhe te partia mbesë(Ps),kanë ngrënë kokën e njëri tjetrit.Me spiunime ,komplote,burgime e pushkatime.Dhe i pari bën si të dojë e vendos ai kush është më i keqi ta kandidojë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu