• |
ide | kryesore

Aktori i “Vicar Of Dibley”ndërron jetë në moshën 89 vjeçare

-Instant, Paparazzi, Slider



Ylli i “The Vicar of Dibley”, Trevor Peacock, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Aktori ka qenë më shumë i njohur për rolin e tij si Jim Trott në komeditë e BBC. Vdekja u zbulua nga agjenti i tij, i cili njoftoi lajmin për Associated Press. “Trevor Peacock, aktor, shkrimtar dhe këngëtar, vdiq në moshën 89 vjeçare në mëngjesin e 8 Marsit nga një sëmundje e lidhur me çmendurinë”, thuhej në një deklaratë të publikuar nga familja e tij.

Ai ishte një aktor i suksesshëm i teatrit dhe korri suksese të mëdha me kompaninë “The Royal Shakespeare”. Gjithashtu, u shfaq në versionin filmik të Hamletit në vitin 1990 si dhe në një prodhim të Don Kishotit në vitin 2000. Përveçse një aktor i talentuar, Trevor ishte gjithashtu një muzikant dhe kompozitor i suksesshëm.

Ai u shfaq me ‘Beatles’ në një edicion special të vitit 1964 “Around the Beatles”, dhe shkroi një numër të hiteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *