• |
ide | kryesore

“Kundër Anglisë si pjesën e parë me Andorran”: Reja i kënaqur me provën e të tijve

-Instant, Sport



“Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë se bëmë aksione të bukura, mund të konkretizonim që pjesën e parë. Në pjesën e dytë vuajtëm pak, na u deshën 15 minuta që të merrnim veten. Andorra është skuadër e vështirë, që të bën presing. Do të duhet të jemi të kënaqur me këto 3 pikë, në një moment të vështirë. Do isha i kënaqur me 2-0, por dhe 1-0 është mirë. Janë 3 pikë të rëndësishme. Duhet të shikojmë përpara me besim”. Tekniku, Edoardo Reja, është shprehur i kënaqur për rezultatin e marrë në Andorra, pavarësisht se të tijtë bënë një pjesë të dytë nën ton, e u panë të rrezikshëm vetëm dy minutat e fundit të saj.

Italiani ka dashur të justifikojë faktin që Manaj goditi vetëm një herë me goditje dënimi, ndërsa Cikalleshi me një tentativë për tu harruar me kokë në pjesën e dytë: “Ishte e vështirë për sulmin, nuk kishin hapësira, sepse ata ishim me 5 lojtarë mbrapa. Në këtë situatë duhet të kesh mesfushën shumë të fortë. U përpoqëm në krahun e majtë me Lenjanin dhe Memushaj. Më pak me Hysajn dhe Baren. Ishim më të pastër në të majtë, më pak të pisët nga ngrahu i djathtë. Ishim pak efektivë në fazën ofensive”.

Pas tre ditësh vjen Anglia dhe përballja natyrisht nuk do të ngjasojë: “Është ndeshja e parë në fushën e vështirë, duhet të kënaqemi me pikë. Do të isha i kënaqur që të luanim 90 minuta ndaj Anglisë, siç luajtëm 45 minutat e para me Andorrën”, tha tekniku duke pranuar në një farë mënyrë se mendja e lojëtarëve ka qenë aty: “Ndodhin edhe këto, sepse një lojtarë mund ta tërheqë këmbën. Të 3 mbrojtësit bënë një ndeshje shumë të mirë. Kur luhet çdo 3 ditë, edhe mund të kursehet diçka, sidomos kur ke Anglinë përballë. Në pjesën e dytë, ishte ndryshe qasja që patën lojtarët. Nuk do të thotë që je 1-0 dhe nuk duhet të shtysh përpara. Duhet të shtysh, për 90 minuta gjatë gjithë ndeshje”, u shpreh Reja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *