• |
ide | kryesore

Plas skandali në Suedi: Ibrahimovic thyen rregullat e Fifa-s për bastet

-Instant, Sport



Zlatan Ibrahimovic ka thyer rregullat e FIFA-s me pjesëmarrjen e tij në kompaninë e basteve Bethard dhe rrezikon të ndeshet me ndëshkime duke filluar nga një gjobë milionere deri te hipoteza ekstreme e një skualifikimi. Lajmin e ka bërë publik gazeta suedeze Aftonbladet. Federata e Futbollit e Stokholmit – shkruan Aftonbladet në edicionin e tij në internet – ishte në dijeni të këtij problemi që tre vjet më parë dhe situata do të kishte qenë pengesë për kthimin e Ibra në ekipin kombëtar që për Kupën e Botës 2018.

Sipas hetimit të së përditshmes kryesore suedeze, Ibrahimovic përmes kompanisë së tij, Unknoën AB, zotëron 10% të aksioneve të kompanisë së basteve me zyrë të regjistruar në Maltë e shkelja e rregullave të FIFA është shkaktuar me pjesëmarrjen në kualifikueset për Kupën e Botës, kundër Gjeorgjisë, ndërsa rregullat e Uefa – më pak të qarta për ndalesat dhe sanksionet e mundshme – që me Ligën e Evropës të luajtur me fanellën e Milanit. “Nuk kemi biseduar për këtë me Ibran”, është pozicionuar federata suedeze e futbollit, e bindur se kufijtë e ndalimeve të parashikuara nga FIFA nuk janë plotësisht të qarta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *