• |
ide | kryesore

Princ Harry zbulon detaje nga lidhja me Meghan Markle:Në fillim bënim sikur nuk njiheshim

-Instant, Paparazzi, Slider



Princ Harry ka folur së fundmi rreth njohjes së tij me Meghan Markle.
Në një intervistë për Dax Shepard,ai ka treguar se në fillimet e lidhjes ata takoheshin fshehurazi për të mos u njohur nga njerëzit. “Herën e parë që Meghan dhe unë u takuam, kur ajo erdhi të rrinte me mua, u takuam në një supermarket në Londër, duke bërë sikur nuk njiheshim. I dërgonim mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve. Kishte njerëz që më shikonin, duke më drejtuar vështrime të çuditshme dhe më afroheshin, më përshëndesnin ose më thoshin diçka tjetër. Unë isha atje vetëm duke dërguar mesazhe. Kështu që ishte bukur. Kisha një kapele bejsbolli dhe shikoja poshtë në dysheme… duke u përpjekur të mos njihesha. Nuk e di sa herë e keni bërë ju këtë gjë, kur ecën në rrugë duke u përpjekur që të mos njihesh. Është e mrekullueshme ajo çfarë shikon. Sa shumë çamçakëz shikon dhe sa shumë këpucë njerëzish. Është një lëmsh”, u shpreh Harry.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *