• |
ide | kryesore

NON GRATA në SHBA/ Vendimi i DASH për Berishën, paralajmërim për Ilir Metën

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ish kryeministri dhe ish presidenti Sali Berisha nuk është politikani i vetëm që ka marrë një mesazh të fortë nga vendimi i fundit i Departamentit të Shtetit. Në deklaratën e plotë të DASH përveç familjarëve të Berishës përmenden edhe aleatët e tij, pa u specifikuar kush janë ata.

“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetiake dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe anëtarët e familjes në kurriz të besimit të publikut shqiptar tek institucionet qeverisëse dhe zyrtarët publikë.”

“Për më tepër, – thuhet në deklaratë, – retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjet antikorrupsion dhe masat e përgjegjshmërisë. Me këtë përcaktim, unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.”

Aleatët e Sali Berishës në qeverisje dhe në opozitë mund të jenë shumë, por kreu i shtetit Ilir Meta është i vetimi që është përfshirë në një spirale përplasjeje publike me ambasadoren amerikane Yuri Kim gjatë muajve të fundit.

Historia e përplasjes mes të dyve kulmoi dy ditë para zgjedhjeve, gjatë një emisioni në Syri tv, kur Meta tregoi një bisedë mes tij dhe ambasadores amerikane Juri Kim, e cila i kishte kujtuar se SHBA “dinë disa gjëra për të”. Kësaj shprehjeje që Meta e konsideroi shantazh, ai i ishte përgjigjur me sfidën për të publikuar çdo fakt dhe dokument të mundshëm që kishin amerikanët.

“I thash cfarë dini për mua nxirrini thuajini. Nëse ajo (ambasadorja) dëshiron të dalë në podium të bëjë fushatë me Ramën le të dalë, ne do të mbrojmë zgjedhjet. I kam thënë Donld Lu, jo ti por Sekretari i Mbrojtjes që ka raketat bërthamore, edhe për atë nuk dua t’ja di nëse mendoj se kam të drejtë.

Cfarë ka Amerika dhe BE për mua ti nxjerrin. Më keni parë mua të ndërhyj në punët e Amerikës? Jo, as ata të mos ndërhyjnë. Amerikën e duam për zgjedhjet e lira. Po të jetë se kemi frikë nga Amerika se ka aeroplanmbajtëse dhe raketa, ka edhe Rusia, duhet të kemi frikë edhe nga Rusia, ka edhe ky, koreano-veriori, edhe ai ka, por ne e duam për demokracinë” tha Meta gjatë emisionit.

“U kam thënë nëse keni gjë më mua, ju më lajmëroni kur e keni, se unë e di që ju edhe më vrisni, i kam thënë, po të vete te Mali me Gropa më lëshoni ndonjë raketë, që të mos dëmtoj njerëz të tjerë, se nuk e kam problem. Por SHBA nuk kanë gjë me Ilir Metën se është politikani më luajal me Amerikën në 30 vite” ishte deklarata e tij dy ditë përpara zgjedhjeve

Ambasadorja nuk i ka komentuar këto deklarata. Gjatë një interviste në Opinion, Yuri Kim tha se nuk kishte asgjë personale me Ilir Metën dhe se reagimet e saj ishin të konsultuara në Uashington. Ambasadorja refuzoi t’i përgiigjej pyetjes nëse mes Presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka një problem konkret apo janë tensione të cilat krijohen nga konsumi i përditshëm politik.

Pjesë nga Intervista

Opinion: Ambasadore, ju patët një debat të fortë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Çfarë ndodhi midis jush dhe Presidentit të Republikës?

Yuri Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet.

Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.

Opinion: Edhe tweet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?

Yuri Kim: Absolutisht.

Opinion: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?

Yuri Kim: Absolutisht.

Opinion: Jo një deklaratë personale?

Yuri Kim: Sigurisht që jo.

Opinion: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.

Yuri Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Opinion: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?

Yuri Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme.



23 Comments

    1. Sote eshte nje dite e bukure për popullin Shqiptare faliminderit Amerike ???????????? pase një diktatore Ra edhe nje tjeter thotë:

      Ilir Meta eshte krimineli numer 3 pase Sali Berisha dhe Enver Hoxha Vjen ilir Meta

  1. Vetëm 1 R të paska hyrë në bythë tjetra paska ngelur jashtë që e përdor si NickName te Lapsi.
    Të fala KimetePidhVerdhës

  2. Dje, Uashingtoni i tha Sali Berishës “This is it!” Dje administrata amerikane e Presidentit Biden i komunikoi këtij “përbindshi” të politikës shqiptare fundin e vet. Një fund i turpshëm, poshtëronjës, për kreun e shtetit dhe kryeministrin e një shteti aleat të fuqisë më të madhe të globit.

    Për shkak se – dhe në rrethanat në të cilat po zhvillohet reforma në drejtësi në vendin tonë – reforma demokratike më e gjerë, më e thellë, më e vështirë dhe më e rëndësishme në tri dekadat e këtij tranzicioni të tejzgjatur e konvulsiv në Shqipëri, kjo duket se ishte koha më e përshtatshme për t’i treguar vendin Sali Berishës dhe dinastisë së tij, si dhe për t’i dhënë mësimin e duhur jo vetëm familjes politike që ai krijoi dhe udhëhoqi me një dorë të hekurt deri më sot, por edhe tërë klasës politike shqiptare.

      1. Prit, prit… Ke kohe te hash byrek me gjize deri ne vitin 2029…
        IKE PLAKU MERE IKE, ME GJITHE TOSUNBASH.
        Tosun Bashi eshte Likja…

  3. Ilir Meta njè president me karakter dhe moral tè lartè nuk e ka problem tè sfidojè mashtrimin pèr tè mbrojtur kombin, fakti qè ai èshtè mè i sulmuari nga qarqet e errèta e vè atè nè anèn e duhur tè historisè populli amerikan èshtè i kapur peng pèr vete nga qarqet e errèta qè kur bèri zgjedhje jo demokratike dhe tè papranuara nga presidenti Tramp, fakti qè vetè i fshehèn pisllèqet nè zgjedhje nuk u jep tè drejtè tè diktojnè zgjedhjet nè njè vend tjetèr prandaj populli duhet tè jetè nè solidaritet me presidentin pasi ai po mbron fatet e vendit dhe jo interesin e tij, qè do ta mbronte po tu bindej fuqive tè errèta.Ai vetèm zèrin ka po dhe zèrin e tij duan ta heshtin sikur kanè bèrè me shumè njerèz tè tjerè qè i kanè shndèrruar nè kukulla argètimi,Ju lumtè President tè tillè njerèz i duhen kombit jo njerèz qè lèpihen dhe mashtrojnè!!!

  4. Lejuan Ramiz Aline te shkoje e te vije sipas qejfit, dhane leje qendrimi dhe nenshtetsi per mijera ish sigurimsa e ish hetues kriminele te diktatures, bejne qorrin dhe shurdhin tash 8 vjet qe kucedra mavi ka kthy vendin ne hambar droge dhe krimi dhe po lajn mutin me shurre duke u marre me berishen..

  5. Aaaaashttuuuuuuu eeeeeee?
    Edhe kur u shpall TOMA njesoj, me kujtohet qe ishte “mesazh per Ramen”!!!!

  6. Por atij i është përgjigjur juristi i OSHE, Romeo Kara, që i ka kujtuar dosjen e famshme të CEZ.

    “Prej 31 marsit 2017, une personalisht i kam dorezuar Prokurorise se Pergjithshme nje dosje te plote lidhur me aferen e privatizimit te CEZ-it.

    Ne 18 tetor 2017, kam dorezuar nje tjeter kallezim ndaj tij, Metes dhe pese personave te tjere lidhur me aferen tjeter DIA-CEZ.

    Ne fillim te viteve ‘90, u publikua afera Arsidi, per t’u ndjekur nga nje varg i pafund bemash ku spikatin rruga Durres-Kukes-Morine, Gerdeci, privatizimet e Albpetrolit, Armos, objekteve ushtarake, Fazllici qe merrte pjese ne mbledhjet qeveritare etj.

  7. kjo ambasadoria koreane shum ne qef eshte tju jape leksion zezakrise edhe evgjitrise ne usa ,doktor berisha solli bushin ne shqiperi vdekie soros

  8. Kjo ishte goditje për Shqipërinë dhe Kosovën.Kjo po i bën një ndarje më të thellë ndaj vetë shqiptaroamerikanëve ndaj vetë Amerikës për rolin që ka pasë Berisha në mbrojte të Kosovës.Një ndarje të madhe ish komunistë dhe ish persekutuar dhe më keq akoma Veri Jug.

    1. O Gimi po çfarë lloj shtaze je o nostre, po SB theu embargone europiane për naftën serbe dhe nuk e ka mohuar as vete, fuste Fszllicin në këshillin e sigurimit dhe ti thua ka pasur rol në mbrojtjen e kosoves. ( E di mirë besoj që Fazlliç është nipi i shefit të udb-së gjatë regjimit të Milosheviçit)
      Pasi futi Fazlliçit në mbledhje të këshillit të sigurimit s’ja vlen të përmendim takimet e fshehta me Millosheviçin që i morën jetën Remziut të shkretë…
      Ose je dhe ti agjent serb e kriminel shqiptaresh ose je një moster që s’e meriton të quhesh njeri!!

  9. Nuk ka si te ndodhe tjeter kur sot ne ambasaden amerikane jane punesuar vetem bashkpunetore dhe ish sigurimsa e mbi te gjitha nuk kane bere ende deklarimin e figures.

  10. SMGJITHE SHTRESA E MESME NE SHQIPERI U NGRIT NE KOHEN E BERISHES.
    UNE DO NDIHEASHA KEQ PO TE ME LARGONIN NGA SHQIPERIA QE ESHTE KU E KU ME E BUKUR SE ANERIKA E TORNADOVE.
    PER ATA QE KANE PASURI BESOJ NUK I MERR MALLI PER AMERIKEN.
    SHQIPERIA ESHTE KUKE E SHPIRTIT. VEND PARAJSE.
    HANI MUT O SORROSIABE GEY.

  11. Nese berisha eshte “non grata” per korrupsionin e bere para 10 vitesh qe gjithsesi nuk mund ta krahasosh me sektin mavi sepse para tyre ky eshte diletant . Lind pyetja , atehere sa i bie qe te denoht palloshi rama , jevgu i gjirokastresa , alfred peza , mamica , anila denaj , termeti , biç balluku dhe gjithe soji i te mavjosurve qe jane deri ne gryke me korrupsionin e tyre galopant?

  12. shkoi per lesh kari ceceni i vucidolit Tani duhet ti sekuestrohen pronat e vjedhura nga familja e tij dhe paret neper banka dhe te perplaset ne burg ky qelbesire shpellash qe bije era dhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *