• |
ide | kryesore

Masakra e Velipojës/ Famullitari i Shkodrës: Autoritetet t’i thërrasin mendjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Famullitari i Shkodrës dom Vlash Palaj në fund të meshës të kësaj të diele në katedralen “Shën Shtjefni” i bëri apel shoqërisë e kryesisht autoriteteve përgjegjëse vendore e qendrore që të marrin masa e të reflektojnë pas masakrës së ndodhur në Velipojë dhe aksidentit të rëndë që shoi familjen Gushi në Vlorë. Palaj e cilësoi një situatë aspak normale këtë që po ndodh në Shqipëri.

“Dikush t’i thërrasë mendjes, sepse papërgjegjshmëria e atyre që janë autoritete për administrimin e këtyre të mirave të cilat i ka fal Zoti, papërgjegjshmëria vret.

Edhe mungesa e shpirtit, mungesa e vlerës së jetës që jetojnë vetëm për t’u pasuruar edhe ajo vret sepse ai mëkat, ajo vrasje që ka ndodhur e ka një zanafillë të saj.

Nëse ti abuzon vazhdimisht me të keqen ta dish se një ditë e keqja do të bëjë shumë keq ty. Fjala e popullit është e patjetërsueshme dhe qëndron gjithmonë, parja e tepërt dhe fatkeqësisht ato struktura korruptive, mafioze të cilat abuzojnë edhe me të mirat e përbashkëta të ha kokën” – është shprehur Palaj. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *