• |
ide | kryesore

Grenell, si provokator në shërbim të mitit serb

-Instant, 2, Ide

La zananë e zu zurnanë: kështu do t’i thuhej, me një fjalë të vjetër shqipe, ndërrimit të profesionit nga z. Richard Grenell, i cili është vënë të provokojë historinë e popujve të Europës juglindore, kinse për të përkujtuar Betejën e Kosovës të vitit 1389, duke e lidhur me festën fetare të Kishës serbe, – kujtimin e martirizimit të Shën Vitos, – madje edhe me do “Serbian holy martyrs” të betejës në fjalë.
Beteja e Kosovës e vitit 1389 ishte betejë e një koalicioni të vogël “të krishterë” ballkanas – serbë, arbërorë, boshnjakë – kundër ekspandimit turko-osman në rajon. Despoti Lazar Grebljanivić, bir dobiç i Stefanit Dušan, kishte qenë deri aty më parë vasal i sulltanit dhe haraçpagues i tij nëpërmjet një traktati të 1375-s, por u vu në krye të ushtrisë së koalicionit sepse gëzonte titullin me të lartë në titullaturën e koalicionit. Në Mesjetë hierarki të tilla, sidomos në fushata luftarake, funksiononin. Nën komandën e tij i quajturi “koalicion i të krishterëve ballkanas” u thye prej ushtrisë turke.
Falë burimeve osmane, përplot me hollësi për këtë betejë, mund të rindërtohen me përafërsi edhe formacionet, përfshirë edhe pjesëmarrjen e arbërorëve [Arnavud] ose të “trupave arbërore” [Arnavud Askeri] në koalicionin në fjalë.
Në formacionin luftarak nga ana e të krishterëve: në mes despoti Lazar me të birin; në të djathtë nipi dhe dhëndri i tij Vuk Branković dhe Gjergji II Balsha, bir i Strazimirit, që ishte po ashtu dhëndër i Lazarit ngase i kishte marrë për grua të bijën Jelena (“një i pafe me emrin Jorgji” në burimet osmane ose “sundimtari i Shkodrës së Arbërisë” [Arnabud Iskenderijesi hakimi] etj.); në të majtë prjësi i Bosnjës Tvrtko dhe fisniku arbëror Dhimitër Jonima (“Jund-oglu” në burimet osmane), si edhe ndonjë tjetër prijës arbëror që kronistët osmanë e kanë quajtur “sundimtari arnaud”, ose edhe vetë Theodor Muzaka, sikurse vetë kronisti i Muzakëve e mëton. Të gjithë këta prijës kishin të rreshtuar mbas vetes trupat përkatëse: serbe, arbërore, boshnjake.
Nga ana e turqve: trupat pararojë komandoheshin nga Gazi Evrenos-beu dhe Jigjit-beu; në mes ndodhej vetë Murati I, komandant i epërm; në të djathtë i biri Bajazit, Saruxha-pasha dhe Gazi Evrenos-beu, Ali-pasha etj.; në të majtë biri i tij i dytë Jakup, bejlerbeu i Rumelisë Kara Timurtash-pasha, Toxha Ballaban-beu dhe Ine-be Subashi etj.
Çfarë nuk thuhet rëndom – sa për t’ia gudulisur pakëz profesionin e ri z. Grenell – është që në ushtrinë e sulltanit bënin pjesë edhe dinastë serbë, si knjazi Kostandin i Velbuždit dhe “heroi legjendar” i sllavëve të Jugut Marko Kraljević, të cilin baladat popullore serbe e himnizojnë për luftërat e tij “kundër turqve”. I lëmë kohë z. Grenell që, jo në datën e fillimit të betejës, siç ka bërë, por në datën e përfundimit të saj, t’i përkujtojë edhe këta si “Serbian holy martyrs”.
Me fitoren e turqve, si edhe me vrasjet e sulltanit Murat I dhe atë të despotit Lazar, Bajaziti I, që u shpall sulltan në fushën e betejës mbas vrasjes së t’et, si politikan dinak u shtir sikur nuk deshi të përfitonte “deri në fund” nga kjo mundje. Dy bijtë e despotit të vrarë, Stefanin Lazarević dhe Vukun Lazarević, i thirri dhe me më të madhin, Stefanin, lidhi një traktat. Nëpërmjet tij e linte atë zot në ish-zotërimet e t’et me kushtet që t’i paguante haraçin përvjet dhe të vente me ushtri në shërbim të sulltanit sa herë që ky t’ia kërkonte. Me të njëjtin traktat Stefani i jepte sulltanit motrën e vet Olivera për “martesë kanonike” (nigâh).
Për të mos ia lënë të gjithë pushtetin Stefanit Lazarević, Bajaziti ia linte dhëndrit të Lazarit, Vukut Branković, një krahinë të tërë – pakashumë të përputhshme me Kosovën e sotme – me qendër Prishtinën. Më 1391 Bajaziti I do të dërgonte aty Jigjit-beun. Ky, si hidhte dorë mbi minierat e Kratovës dhe pushtonte Shkupin (Üsküb), hiqte m’anësh Vukun dhe vendosej aty guvernator. Në viset në fjalë Bajaziti I fillonte një proces të mirëfilltë kolonizimi.
Motrën sulltanit do t’ia shpinin vetë dhuratë dy vëllezërit serbë, Stefani dhe Vuku, mbas një viti të Traktatit. Ata mandej do të kalonin në oborrin e Bajazitit disa kohë për çdo mot duke e shoqëruar atë jo vetëm në fushatat e tij me trupat e tyre, por edhe në parti të gjahut, shkurt: duke u dëftuar vasalë të bindur të atij që u punonte motrën.
Për ç’u takon arbërorëve, mundja e koalicionit të “të krishterëve ballkanas” në Betejën e Kosovës nuk mund të ishte pa ndikime, qoftë edhe të tërthorta, mbi ta. Por qëndresa e tyre do të vijonte. Ishte ai që tradita historiografike e quan “Moti i madh” ose Shekulli i Skënderbeut, qëndresë që llogaritet nga inkursionet e para të turqve osmanë në tokat shqiptare, 1380, deri me rënien e Shkodrës, 1479, mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Përfundimi se “kjo fitore e stabilizoi fuqishëm sundimin e turqve në Ballkan”, i përsëritur nga Inalciku e këndej, rezulton i tepruar. Tepria në vlerësimin e kësaj beteje duket ta ketë zënë fillin te historishkrues njëanshmërisht proserbë, si një William Miller, i cili e quante atë “beteja që do të vendoste për pesë shekuj fatin e Gadishullit të Ballkanit…”! Afërmendsh që për zmadhimin e kësaj beteje kanë ndikuar vetë kronistët osmanë, duke filluar nga bejtet e Ahmediut të shek. XV. “Kuajt çapiteshin mbi kufomat që ishin kat-e-kat njëra mbi tjetrën”, e përshkruajnë fushëbetejën edhe ‘Kronikat Anonime’ në kapërcyell të shekujve XV-XVI. Kronistët e oborrit të sulltanëve mezi prisnin rastet e fitoreve të zotërve të tyre për të vepruar kështu.
Për balkanologun dhe albanologun emërmadh Nikolla Jorga “1389-a nuk pati qenë veçse një incident i stërzmadhuar prej legjendës”. “Kryqëzata serbe nuk ka ekzistuar”, na siguron ai. “Ka historianë që mendojnë ende për një koalicion të madh të krishterë, – ka sqaruar Jorga, – që nuk ishte i mundshëm veçse për katolikët nën ndikimin e predikimit të urdhëruar nga Selia e Shenjtë”.
Këtë bërthamë historike të ngjarjes, me kalimin e kohës, serbët e veshën duke e fryrë me legjendat e tyre, çfarë nuk e bënë në traditën e vet popullore as shqiptarët, as boshnjakët, popuj më realistë si ndaj fitoreve, edhe ndaj dështimeve si ai i 1389-s. Për më shumë, veshja me legjenda e betejës në fjalë nuk ishte aq produkt i krijimtarisë popullore sesa i politikës serbe me një funksion të mirëfilltë diplomatik, i cili tanimë dihet botërisht: për të falsifikuar historinë e tyre para botës. Ndërsa z. Grenell me “përkujtimin” e tij vetëm sa ka ngritur këmbën që t’i vënë gozhdën.


Marrë nga facebook i Aurel Plasari, autor i “Skënderbeu, një histori politike”


15 Comments

  1. Prof. deri diku jeni treguar realist dhe i panshem, ne citimin e fakteve, nuk kam aspak deshire qe te bej polemike me ju, sepse, sipas Napoleonit; “historine e shkruajne fitimtaret apo sic thone, historia eshte nje genjeshter, nje fabrikim, qe gezon konsensusin me te madh ndermjet njerezve”.
    Ne lidhje me togfjaleshin ku citoni se; “dylberi/pederasti/lgbt” Grenell, ngriti kemben per ti ngulur gozhdem, si breshka tek nallbani, do te ishte me koherente dhe precize qe te perdornit togfjaleshin; “uli b.eket per t’i ngulur ate, aty ku s’futet”, eshte humbje kohe qe te merreni me llumin e shoqerise njerezore, me jashtqitjet e saj, si ky prostituta mashkull, qe i tundete gishtin me kercenim, Republikes se Kosoves

    1. sukseset ,ne zhvillimin e vet nuk percaktohen nga deshirat ,dhe angazhimet fuqija teknologjija dhe as paraja,per e drejta vlerat dhe cilesija tyre, thotë:

      kjo jet sprov qe po zhvillohet nen trysnit e shumfishta te interesit te ushqyer nga fuqija paraja teknlologjija me emrin interes,ku disa duan te ken gjithcka nen kontroll,kudo ne bote dhe disa te tjer vuaj pasojat e kesajte pergjilleshme jan ,se nese thuhet padrejtesi,njerzit ndajn bashkpunimin i cili eshte pjes uniteti qe prollon burime dobish gjithnje kur zhvillohet mendimi me baze vlerat,te drejten hakut njerzit behen ndihmes dhe plotesues ne dobi ne kete rast rriten zgjilljet cilesija tyre, zvoglohen problemet,tani kemi rastin e padrejtesis me emer interes qe zvoglohet e mira shtohet e keqa,i lartesuar eshte ai qe kur gjithcka krijoj qe me krijim padrejtesin e beri shah mat kunder lojtareve te vet,ne mendime fjal vepra,kjo eshte zgjuarsija hyjnore,kurse disa njerez mendojne akoma se mund te bejne zop boten bejn si te duan shpopullojn grabisin ,shkatrrojn njerzimin tallen me njerzit nderkohe qe sipas urtesis krijimit percaktimit gjithpushteteshmit,qe me krijim ligje, ato spo bejne tjeter vetem se po vetmashtrohet vetshgenjehen dhe vetshkatrrohen padrejtesija,nuk eshte krijuar per te triumfuar,sepse nuk ka elemente triumfi cilesin si fuqi mendore dhe praktike per tu krijuar zgjillje vec e vec sejc ili deshirave qe ka,por edhe ato njerez qe arrin dicka nga diturija qe zoti u ka llene,,,nuk tejkalon ,kufirin qe ZOTI BOTNAVE KA VEN,QE QUHET JO PAVARESI POR VARESI PREJ TIJE NE GJITHA DREJTIMET PER GJITHcKA,,GJAT GJITH FAZAVE TE ZHVILLIMIT NE JETES NGA ZOTI ME KTHIM TEK I MALLI ZOT,NJERZIT NUK ARRITUR KURR ASGJE ME SHUM SE SA PERcAKTIMIN E TE MALLIT ZOT KUR KAN VEPRU SIPAS ULLZIMIT HYJNOR ,NE JETEN E TYRE KAN PASUR QARTESI GJALLERI SIGURI PAQE ZGJILLJE SHPRES SHPETIM VLERAT SHPERBLIMIN E TE MALLIT ZOT,DHE KUR JAN PENDUAR DHE KTHYR ZOTIT VET,ZOTI JU KA PREMTUAR FALJE MESHIR E KUR KAN VEPRUAR SIPAS DESHIRES,,ZOTI I MALLERISHEM ,ME PAR JUA KA BERE RRISKT TE NJOHIL LIGJET E TIJE,NGA cDO ANE,DUKE JU TREGUAR HAKUN QE TE BINDEN PENDOHEN KTHEHEN ATIJE DHE TI MESHIROJN PER TE PABINDURIT ZULLUMQARET JU KA PREMTUAR NDESHKIM TE ASHPER NE DY BOTET,,KY KOMENT VJEN NE KOHEN E DUHUR PER ATO QE KAN LOGJIKEN E TE DASHURIT TE VETES TE SHPETUAR NE PAQE DERI NE PERJETESI,E NE PERGJITHESI QE NJERIU TE MEDITOJNE NE ULLZIMIN HYJNOR NE SHKENc,NE MENYREN SI FUNKSIONOJN SISTEMET E ZGJILLJEVE DOBIVE BURIMET E MIRSIVE,NJIHET ME ZHVILLIME FAKTE SHKENcORE,PRAKTIKE HYJNORE,SE KA LOGJIKEN QE I BINDET TE BEHET ME I MESHIRSHEM PER VETEN E VET DHE LARGOHET NGA E KEQA QE E SHKATRRON TU PERNGJAJ ENGJEJVE JO DJAJVE,NE MENYR QE TE MOS VETSHGENJEHET,ESHTE E DREJTA NJERIUTTE PAFAJSHEM KUR SHVILLOHET PADREJTESIJA MONITUROHET QE TE SKLLAVEROHET,TE MEDITOJ MONITUROJ KESHILLOJNE PER MIRE DHE NDALOJNE NGA E KEQA SI THOT I MALLI ZOT,KJO ESHTE VETMBROJTJE HUMANE,NJERZORE SE NJE NATYRALITET KEMI GJITH DUAM TE DREJTEN HAKUN DHE URREJM PADREJTESIN,NJERIU AS NUK ESHTE I PAGABUESHEM POR AS DHE I PANDREQESHEM AS I PADOBISHEM KUR ZHVILLOHET E DREJTA DHE AS I PADEMSHEM KUR ZHVILLOHET E KEQA NE MENYRE TE NDERSJELLT,MUNDESIT PER MIRE ENDE EKZISTOJNE PERDERI SA I MALLI ZOT LEJON FJALEN E MIRE TE FLITET DHE PUNEN E MIRE TE BEHET NESE DESHIROJME DHE ANGAZHOHEMI NE TE AI SJA HAN HAKUN ASKUJT,JEMI NE NJERZIT QE SOLLEM TE KEQEN NE TOK DUKE U MBESHTETUR NE DESHIRA INTERESA DHE PO NE JEMI ATO QE MUND TE SJELLIM ME TE MIREN NE TOKE DUKE U MBESHTETUR DHE VEPRUAR SI THOT I MALLI ZOT NA MUNGON,ME E LEHTA ANGAZHIMI MUNDESIT JAN KRIJIMI LIGJET KRIJESAT KEMI ZOTIN GARANT PER KRIJIMIN DHE ULLZIMIN AI NUK GENJEN,MUNGON VETEM ANGAZHIMI,NE MENDIME FJAL DHE VEPRA TE MIRA VETEM SI THOT AI DHE NE NDRYSHOJME NGA RRUGA E PROBLEMEVE PA ZGJILLJE NE RRUGEN E ZGJILLJEVE PA PROBLEME,SHPETUSI ME I MIR PER GJITH NUK ESHTE QENIJA NJERZORE POR ZOTI BOTNAVE ULLZIMI TIJE PASUESIT E VLERAVE QE NA NJOHIN ME TE,NE NUK MUND TE NDRYSHOJM FILLIMIN SI U ZHVILLU E KEQA AS TE KEQEN POR NGA POZIcIONI KU NDOLLEMI DUKE U ANGAZHUAR TEK E MIRA LUFTOJME VESET E KEQIJA BRENDA VETES SI ARMIKUN TONE EGON,DHE PERBALL NJERITJETRIT DALIM ME VLERA MESHIR ,GJITHNJE VEPRIME cILESORE KESHTU NE DO PERcAKTOHESHIM ME NDRYSHIMIN TONE PER DOBI

      1. NESE,DO DHOGARISNIM ME PARA KOHEN E SHPENZIMIT TE MENDIMIT FJALES VEPRAVE, TONA ,SI NE PERQENDRIM NE PADREJTESI PO ASHTU DHE ME DREJTESI ,cILI ESHTE REZULTATI thotë:

        MASESH DHOGARISESH MES SE MIRES DHE SE KEQES SE,cILA KA DOBI DHE DEM ,KJO ESHTE HAPESIR AQ E GJERE SAQE SKA KOMPJUTUER QE TA PERMBLELL ,GJYKIMI PARAGJYKIMI ,VERTETESIJA DUSHIMI NUK NA PERKASIN NE NJERZVE NUK ESHTE DOBI PER NE I TAKON TE GJITHPUSHTETESHMIT ZOTIT BOTNAVE,TE MENDOSH PER TE KEQEN PADREJTESIN ,KETA I KA QARTESUAR I MALLI ZOT,NA I KA LEHTESUAR E KA NDALU ,SI TE DEMESHME,PER NJERZIT GJALLESAT,MJAFTON KTHO THENIJE E THJESHT ,PER TU BINDUR ,SE SKEMI DOBI TE HARXHOJME KOHE TE MENDOJME HULUMTOJME, DHE VEPROJME NE ATE QE DEMIN E KA ME TE MALL SE FITIMIN,,PO ASHTU NESE MENDOJME HULUMTOJME RRETH TE VERTETES SE cESHTE,SI ZHVILLOHET,ETJER ETJE DHE KJO KA KOSTOT E VET SEPSE I MALLI ZOT NA KA NDALUAR,ME E VERTETU TE VERTETEN MBASI QUHET DYSHIM,NA LA ME TE LEHTEN PER MENDJEN TRURIN TONE ,DHE EcUR PERPARA ME RITMIN E ZHVILLIMIT VETEM SI THOT AI,ME OBLIGIMET ,MESIMIN E DITURIS SE ULLZIMIT TIJE MEDITIMIT TIJE PRAKTIKIMIN PERHAPJEN NDER NJEREZ,KJO ESHTE ME E LEHTA,RESPEKTONI PRINDERIT FAMILJEN FAREFISIN JEPNI ,ZEKAT SADAKA ,BENI VEPRA TE MIRA ME KETO ARRIHEN ZGJILLJET NESE ANGAZHOHEMI KURSE KRIJIMIN DHE SISTEMIN E FUNKSIONIT DOBIVE,ZGJILLJEVE E KA BERE MREKULLISHT VETEM I MALLI ZOT,KJO ESHTE URTESIJA,HYJNORE,PER ATO QE KAN MENDJEN E ZGJUAR DHE ZGJELLUR SHPETIMIN E SHPIRTIT TYRE,TREGOHET NJE NGJARJE SI PROVERB NE FORME HUMORI QE ,SHPJEGON RENDIMENTIM E FITIMIT MES DY PERSONAVE NJERI ME FITIM NE PADREJTESI DHE TJETRI ME DREJTESI HAK,DHE PYESIN NJERITJETRIN TE BEJNE DHOGARIT ,SE SA KAN FITUAR DHE HUMBUR NE VEPRIMET E PLANIFIKIMIT BIZNESIT TYRE ,TE DY ISHIN TE PASUR,I PADREJTI PASI NXJERR NE DRIT HUMBJET DHE FITIMIN ,KOSTOT,DEL VETEM 1 LEK PERPARA TE NDERSHMIT ,,DHE I NDERSHMI ME HUMOR I THOT ,TI PER 1 LEK DON TE NGELESH I POSHTUR ME GJITH TRISHTIMET PASIGURIN HUMBJET,,ZHGENJIMIN,,KURSE UN FITOVA ME PAK NGA TY POR KAM JET TE QART QET I SIGURT ,,DHE EFEKTIVE,KY ESHTE KUPTIMI ME I BUKUR I ANGAZHIMIT TONE TE PLANIFIKIMIT ,TE PERQENDRIMIT TONE ME DESHIRA PLANE ANGAZHIME,,O NJERZ NESE KAQ KOHE SA ANGAZHOHENI DUKE MENDU DJALLEZI PER TE ROBERUAR SHKATRRUAR NJERI TJETRIN NESE ANGAZHOHENI PER TE KUPTUAR DHE LARGUAR NGA E KEQA NDAJ TJEREVE DHE MIRA NDAJ VETES DUKE U MBESHTETUR ,NE TE DREJTEN HAKUN QE ZOTI JU KA LLENE,DUKE U ANGAZHUAR NE ZHVILLIMIN E MENDIMIT PERMES VLERAVE PER DOBIN E VETES SUAJ DHE TE ANGAZHOHESHIT NE MENDIME FJAL DHE VEPRA TE MIRA PER VETEN TUAJ PA cENUAR LIRIT DHE TE DREJTAT E TJEREVE,,JU JO VETEM QE DO TI SILLNIT VETES SUAJ DOBI DHE FAMILJES SUAJ,POR DOBIN DO TA NDJENTE GJITH SHOQERIJA SIPAS SHKALLES SE ANGAZHIMIT TUAJ DHE DO ISHIT ME TE QARTE PLOT GJALLERI ZGJILLJE SHPRES NE JETEN TUAJ,UN GJYKOJ QE KOHA E MARRJES PAS PLANIFIKIMIT NE PADREJTESI PER ARRITJE QELLIMESH ESHTE RRUGA E PROBLEMEVE PA ZGJILLJE PLOT HUMBJE ZHGENJIM SHKATRRIM PER JU ,MOS HUMBISNI KOHE FUQIN SHOQERIN DHE TE ARDHMEN TUAJ PA NEVOJ ,PER DIcKA QE SHPIRTI NDERGJEGJA JUAJ NUK JUA PRANON TU NDOLLIN,UN KESHILLOJ PRANONI TE ZHVILLONI NATYRALITETIN TUAJ QE DESHIRONI TE DREJTEN HAKUN ,TE MIREN VLERAT,POR QE ESHTE E DOMOSDOSHME QE KJO TE PRANOHET PER TE GJITH,UN NUK KAM DIcKA TE VEcANT AS ME Z,GERNELL AS ME TEMAT E TJERA PER VUcI cIN AS PER ME TE KEQIN DHE AS PER ME TE MIRIN ,POR NJE TE PERGJILLESHME QE ESHTE E MIR PER TE GJITH,DHE HAKUN E DITURIS QE ZOTI NA NGARKOJ PER TA PERcJELL NDER NJEREZ SI PERGJEGJSI,NE DHOGARI DITEN E GJYKIMIT POR DHE ESHTE DOBI PER GJITH KESHILLIMI PER MIR DHE NDALIMI NGA E KEQA,SIKUR TE ANGAZHOHESHIM TEK E MIRA KUPTIMI BINDJA PRANIMI DHE ANGAZHIMI NE TE KAQ SA ANGAZHOHEMI TEK E KEQA ,PROBLEMET NE MEZIN NJERZOR DO ISHIN ZGJILLUR ,DO ISHIM PERE TE DOBISHEM TE SIGURT DHE GARANTUAR PER VETEN JO KAQ TE DEMSHEM TRISHTUAR TE PASIGURT DHE KAQ SHKATRRUES TE VETEVE TONA ,DIKUSH ME ANGAZHIM NE TE KEQE DIKUSH ME PASIM DIKUSH ME HESHTJE DHE E KEQA ESHTE BERE SI NJE ORTEK I PAPERBALLUESHEM QE PO PERMBYS INTERESAT NE PERGJITHESI ,VALL KY ESHTE QELLIMI NJERZOR LAVDIJA ,TE PUNOSH PER SHKATRRIMIN E VETES ME GJYMTYRET TUAJA NDERSA VETEM ME SHPIRT E DON,MENDOJ SE KA VEND PER ANALIZ TE THELLE SEJ cILI NE VETEN E VET NE PASQYREN E TE VERTETES,,SA AFER DHE SA LARG ESHTE PER DOBIN SHPETIMIN E TIJE ME ANGAZHIMIN QE KA QE TE MOS ZHGENJEHET,

  2. Prof.Grenell nuk se provokon ai qëllimisht e bën.Për atë shqiptarët që tani janë musulmanë nuk kanë qënë faktor i fuqishëm në historinë e përballjes anti turke.Nuk e konsideron faktin që shqiptarët që dikur ishin të krishterë ishin fuqishëm elementi kryesor në dhe në betejën e Fushë Kosovës.Për Grenell nuk ka rëndësi ça kanë qënë shqiptarër por ça janë tani.Pra musulmanë në shumicë.Aq është antimusulman aq sa antishqiptar.Kjo e tregoi në isistimin e administrarës Trump në ndarje të Kosovës dhe sjelljes ndaj Kurtit.

    1. ME KOMENTET E MIA SHPREHA PERGJEGJSIT DHE TANI PO SHPREHI NATYRALITETIN TIM KARRSHI ZHVILLIMEVE TE KOHES QE NDIKOJN NE JETEN TIME PAJTIMI DHE KUNDERSHTIMI thotë:

      UN ,NUK PRANOJ ME SHUM SE cFAR PRANOJNE DHE KUNDERSHTOJNE ,EDHE ATO VET QE NE,NA BEJNE PADREJTESI NEVE,POR ME TE ZGJERUAR ,SI QELLIM HUMAN ,QE TA PRANOJM PER TE GJITH NE MENYRE TE NDERSJELLT,QE TE MOS LEJOJM ASKEN TI GRABISIN TE DREJTEN E TJETRIT,PO cILI ESHTE POZIcIONI KUR TJERET,VAZHDOJN NUK NA BERE PADREJTESI,NE TOK,UN ZGJELLOLLA ME TE LEHTEN ,TU TREGOJ HAKUN E DITURIS,TI MBESHTETEM ZOTIT TIM DHE TE MOS ANGAZHOHEM NE ASGJE QE ATO PERFITOJN NGA UN ,QE TE USHQEJN PUSHTETIN PADREJTESISHT DHE SJELLIN DEME NE JETEN TIME LUMTURIN TIME TE NJEREZVE TE MOS BEHEM NDIHMES I SHKATRRUESVE,NE TOK ,DHE TEK ZOTI TE SHKOJ PER GJYKIM SI ATO,SEJcILI E KA NE DORE VETEN E VET JETEN E VET TE DREJTEN E TIJE TA ZHVILLOJNMENAXHOJNE SHIJOJOJNE,SI TE DESHIROJN ,JA LLA I MALLI ZOT,POR ,MIR ESHTE PER SEJcILIN TA SHOHIN MIRE DHE KUPTOJNE QE AJO QE ZGJELL NE JETE ESHTE ME ME SHUM DOBI SE DEM PER TE APO ME SHUM DEM SE DOBI PAVARSISHT SE SI I DUKET,,I MALLI ZOT JA KA MUNDESUAR QE PERMES KRIJIMIT DHE ULLZIMIT HYJNOR SEJcILIT NGA NE TE KUPTOJNE DALLOJNE DHE ZGJELLN VEPROJNE DHE ME TE TE SHPEBLEHTE APO NDESHKOHET SIPAS ANGAZHIMIT QE BEH, KY ESHTE HAKU NATYRALITETI ANGAZHIMI KUNDERSHTIMI DHE PRANIMI NJERZOR PER NIVELIN QE ME MENDJE TE MPREHTE KERKOJNE SHPETIMIN DHE JO HUMBJEN TE VERTETEN E THON NE SY,SI DOBI DHE KRENARI PER GJITH

    2. E MIRA DHE E KEQA NUK ZHDUKEN,E KEQA NUK TRIUMFON DHE E MIRA NUK SFIDOHET,POR TRIUMFON thotë:

      çFARDO TE MENDOJME SEJçILI NGA NE DO METET NE KUJTESEN TON SI KUJTIM ,çFARDO QE TE FLASIM MBETET NE KUJTESEN E TJERVE NDAJ NESH PER MIR OSE KEQ,çFARDO QE TE VEPROJME,ESHTE RENDIMENTI YNE I FITIMIT DHE SHIJIMIT TONE,,SHIKONI SA MALLESHTORE SE SI I MALLI ZOT NE BERI SEJçILIN NGA NE PENG TE MENDIMIT FJALES VEPRAVE TONA PER TU MARRUR NE PERGJEGJSI,ZOTI MALLERISHEM E KRIJOJ GJITHçKA SI SPROV PER NE,PER TE FITUAR OSE HUMBUR,ME SHENJ DALLUES,ME MAS ME RREGULL ETJER,KU çDO VEPER E JONA NE RRUG TE GABUAR NA TERHEQ DREJT NDESHKIMIT DHE E KUNDERTA DREJT SHPERBLIMIT,NE PADREJTESI çDO VEPER ESHTE E KRIJUAR PER TE QEN E PASFIDUESHME PER TA MOHUAR APO ZHDUKUR GJURMET E SAJ SEPSE KA SHENJ DALLUES FAKTE KUJTES,NJERZORE ,HISTORIJA E PUSHTIMEVE,ME PADREJTESI, NUK NJEH JETGJATESI NJERIU NJERZIMI NUK PUSHTOHET ME ASGJE QE I PERKET PADREJTESIS,VETEM SE TE VERTETES,NUK ESHTE E KRIJUAR QE SHPIRTI, MENDJA FUQIJA INSTINKTI IMUNITETI,ULLZIMI KRIJIMI TE MOS PUSHTOHET,NDRYSHE VETEM SE PERMES TE VERTETES,,SHKURT KRIJUESI NJERIUT PROFETET,,PASUESIT E TYRE,VETEM KETYRE ME TE DREJTE I BINDET SHPIRTI NJERZORE SEPSE ESHTE KRIJUESI TIJE ,DHE PASUESI DREJTE ,KUSHDO QE PERGJAT HISTORIS NJERZORE,ISHTE I DREJTE U MBESHTET NE ULLZIM HYJNORE ,RREZATOJ TE VERTETEN DHE ATO NJERZ RRETH TIJE POPULL APO POPUJ I NDOQEN DHE SHIJUAN TE MIREN NE VLEREN E VET,KJO I PERKET KOHES SE PROFETEVE,DHE KUSHDO QE NDOQI PASUESIT E TYRE PERSERI PERFITOJ SHUM KJO ESHTE SHPERNDARJE PERGJAT HISTORIS,,KURSE TANI JAN BER GJERAT LEMSH QE PERSERI NESE JAPIM MESAZHIN,POZITIV,PER MENDIME FJAL VEPRA SI THOT I MALLI ZOT MENJEHERE SEJçILI NGA NE DO BENTE PJESE NE NJE NGA 4 GRUPET NJERZORE QE MBROJN BOTEN NGA MOS SHKATRRIMI 1DIETARET2 ULLHEQESIT E DREJTE 3LUTJET E BESIMTAREVE 4GUXIMTARET STRUKTURA HYJNORE QE MBRON BOTEN NGA MOS SHKATRRIMI,THOT I MALLI ZOT PENDOHU ,ME ALLURO RESPEKTO PRINDERIT FAMILJEN FAREFISIN KRYEJ OBLIGIMET,JEP SADAKA,ZEKAT LEMOSH BEJ VEPRA TE MIRA,MEDITO,GJITHA PROBLEMET MARRIN ZGJILLJE,

  3. Jeni gomerë si ai i pashkolluar i Plasar që i duket vetja historian edhe ju që i bëni komplimenta…
    Së pari sepse nuk kemi si t’a verifikojmë që ato që shkruan Plasari janë të vërteta….ku ti verifikojmë….si ti verifikojmë…apo edhe një fëndë të bëje Aurel impotenti duhet të na duket aromë trëndafili!!!???
    Së dyti,nëse ka dokumenta kaq të plota dhe të qarta,vetëm ai që nuk qi dot të shoqen ditka të lexojë…????
    Së fundi ,nëse për të parat jeni gomerë për këtë të fundit jeni rrota kari…
    Ku ju shpie mushka o kara…me atë Amerikën e qirë që nuk di ku është vetë ,jo më të kruajë koqet me shqiptarët dhe pseudohistorinë e tyre…
    Amerika armiqtë i shpall miq dhe miqtë armiq sa herë i do kari….ju jeni morr bythe për ata….
    Po ore po serbët dhe arbërorët luftuan atje dhe i mundi Osmani..
    Por mbeten krenarë ,nuk thyen fenë e tyre ,dhe mbi bazën e asaj krenarie dhe fesë,krijuan shtetet e tyre dhe fytyrën e tyre….
    Po ju o mavri…..u qitë nga Osmani,morët fenë e Osmanit dhe keni një jetë që bëheni me këdo…që ju qi dhe ju shtyp….
    Mbylleni gojën o të shitur!

    1. Ju ? Pse ti ca je o kar, serb apo grek? Si paska nderru fene Aureli kur ai eshte katolik? Ku e di ti qe Aureli eshte impotent, apo te ka qire motren? Ik more te qifsha emrin dhe mbiemrin qe me paske..

    1. Pse o Landfill plehrash, te duket cudi qe serbet nuk shesin motrat e tyre per interes kombetar?Ata edhe kane vrare femijet e tyre, qe t’ua lene fajin shqiptareve. Mos iu drejto profesorit me fjalen Qorr , o spiun serb

  4. …rrleqe do thoshte korçari! Mos te merremi me historista me kohe e pa kohe, por te merren vazhdimisht me te dhe historianet nese vetequhen te tille duhet tu thone shqiptareve te verteta dhe duhet te frymozojne njerezit per te kuptuar se kush jane. pa rrena e pa konjuktura. Historiansit na çfaqen sa here qe duan te duken, dhe atehere nuk thone asgje konkrete, por vetem referohen sipas arkivave turke aistriake, serbe, greke etj. Nuk kane stofin e historianit por te lexuesit te thjeshte, kur duhet te bejne analza e te dalin me konkluzione, qe te njihen nga historia e evropes te pakten jo te mbllaçisin brenda perbrenda Shiperise, ku njeri i bie gozhdes e tjetri patkoit. Ne tullum o historista pa asnje peshe, thjesht tregimtare medioker…

  5. Vetem nje problem kam me presorin: Grenell xhani nuk la gje zanane se zurnase i ka rene gjithmone….edhe me shume qejf

    P.s.: Sa i paska djegur presori serbet e ruset e bazes “humanitare” ne Nish…deri tek motrat madje qe ata si kane patur kurre problem

  6. Shif shif shif shif

    Sa komente ktu

    Surprize

    Pra mediat kalojne ne sita
    konfirmim qe lexohen nga armiqte e shqiperise, me kujdesin me te madh

    Armiqte, e kam fjalen per kta langot vasale sllavofile qe kapen shqiperine e shkrete, analfabete, naive, injorante qe me 1942…

    Siç vendosnin muratet, stefan dusanet, vasale te bindur, kshu vendoste tito, enveret, edet, veliajt, tani me vone…

    E njejta histori perseritet, njelloj

    robt qe shofin PerPithen, s’kane memorje

    Prandaj dhe e kane ngrene, e kane pase mrena gjithmone, po nuk e ndjejne fare, madje nje pjese dje ju pelqen mrena

    Ta mbani brenda more, po te tjeret qe nuk duan, me zor do jua fusni se ju pelqen nje pjese ??!!

    Quhet perdhunim o perverser te lindur

    Rracen ku ta keni, deri ke qeliza e fundit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu