• |
ide | kryesore

Video/ Italia në gjysëmfinale, likuidon Belgjikën: Insigne brilant, Lukaku duket vetëm te penalltia

-Instant, F1, Sport, Video



Italia mposht Belgjikën 2-1 dhe fluturon në gjysmëfinale të Euro 2020. Të kaltrit arrijnë avantazhin e dyfishtë falë dy golave të shkëlqyer të Barella (31 ‘) dhe Insigne (44’), para se Lukaku të shkurtonte distancën nga pika e bardhë e penalltisë në shtesën e pjesës së parë. Skuadra e Mancini mbetet padrone e fushës, edhe pas rifillimit, vuajtën në minutt e fundit, por rezistuan deri në fund, duke arritur kualifikimin në gjysëmfinale. Më 6 korrik në Wembley do të jetë një sfidë klasike kundër Spanjës.

Ëndrra vazhdon. Me fitoren e pesëmbëdhjetë radhazi, një rekord absolut për një ekip kombëtar mes kualifikueseve dhe fazës finale të Kampionatit Europian, të kaltrit fitojnë të drejtën e rikthimit në Ëembley, ku brenda katër ditësh ata do të përballen me Furitë e Kuqe të Luiz Enriques, që kanë marrë suksesin me penallti kundër Zvicrës. Një provë e një pjekurie të madhe ajo e të besuarve të Mancinit, të cilët imponuan lojën e tyre pa frikë edhe kundër numrit një në renditjen e Fifa-s, shkuan në 2-0 falë dy perlave të “të vegjëlve” të tij, dhe vazhduan të mbanin frenat e lojës edhe pas penalltisë së konvertuar nga Lukaku në fundin e pjesës së parë.

Vuajnë disi në ofensivën e pashmangshme të Djajve të Kuq, por të udhëhequr nga përvoja e Bonuccit dhe Chiellinit i rezistuan qendrimit në mbrojtje dhe morën me meritë atë gjysmëfinale që i kishte shpëtuar vetëm pas penalltive 5 vjet më parë në Francë. Sipas të gjitha gjasave, dhe kjo është e vetmja notë e stonuar e mbrëmjes në Mynih, në 6 korrik do të jetë në fushë Spinazzola, ndoshta më i miri i Italisë deri në këtë pikë të turneut për vazhdimësi. Mbrojtësi i majtë i Romës doli në lot në minutën e 79, i nxjerrë nga fusha me barelë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *