• |
ide | kryesore

Besnik Dizdari tallet keq me komentatorët dhe gazetarët sportivë të “Euro 2020”

F1, Sport



“Kanë gjithsej vetëm 150 fjalë”. “Ndërtojnë fraza me një sintaksë të ciditshme”. “Madje shfaqen në studiopte e spektakleve televizive edhe me bluzat e skuadrave të huaja duke u shtirur si tifozë të tyre”. Një nga gazetarët vetreranë të sportit, eruditi besni Dizdari i ka thumbuar keq komentatorët e ndeshjeve të Euro 2020 madje ka shigjetuar edhe prezencën e tyre në “talk shoë”-t e mbrëmjeve. “…vazhdoi fjalori i varfër i teletransmetimit që sillet rreth vetëm nja  150 fjalëve. Gjithnjë me sundimin e për- caktimit kundërgjuhësor që thotë se  “ndeshja ishte e luftuar”! Ndërkaq, shpresa që patëm se kësaj here nuk do të na i merrte mendtë e padurueshmja “super”, nuk u realizua. Po ashtu, edhe protagonizmi i telekronistit me prepotencën e teletransmetimit (“ndeshja luhet ngaqë e transmetoj unë”).  Dhe më e rënda. Marramendje që nuk ndalte prej gati thirrjes në TV se “unë  jam tifoz i Gjermanisë” e “ti tifoz i Italisë”, “ne tifozët e Anglisë” “e ju tifozët  e Spanjës”” ka shkruar ai në një koment për Panorama sport.

Pikërisht kjo dukuri e tifozllëkut të komentatorëve sportivë shqiptarë e ka cuar Dizdarin deri në sarkazëm: “U arrit deri aty saqë edhe gazetarë dolën  në studio të veshur me fanellën e Italisë. Këtë vetëmburrje “koreografike” nuk  e bëri as vetë Italia në emisionet e saj, ndonëse ajo po fitonte Kampionatin e Europës”.

Gazetari i vjetër ka një shpjegim edhe për faktin se emisionet për Euro 2020 që ishin “kopje besnike e njëra-tjetrës – më të shumta se asnjëherë tjetër, në mos gaboj nja tetë në çdo javë, natyrisht në të njëjtat orare” patën cilësi ka të dobët: “Mjafton të thuash se asnjë prej të sotmëve (komentatorëve) nuk ka zënë vend përmes konkursit të zotësisë e të talentit. Edhe ngaqë në Shqipëri asnjëherë nuk dëgjojmë që u organizua një konkurs për të ofruar gazetarë të fjalës së shkruar, të folur apo asaj të ekranit”.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Po eshte normal or burre, shqipot historikisht kane qene bythlepires te te tjereve. Vdesim te kendojme kenget e te tjereve, te imitojme show e te tjereve. Vleshte tip kameleoni. Ca me i bo, nje byth vend jemi dhe pretendojme se kemi komb!

  2. Besnik Dizdari ajka e gazetarit sportiv Shqiptar,gazetari me i vjeter por dhe me i miri, te tjeret jan vetem per te gjujt dhe per tu par ne pasqyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *