• |
ide | kryesore

Me barrelë jashtë tapetit në Tokio 2020: Cullhaj eleminohet dhe dëmtohet keq

-Instant, F1, Sport



Humbje dhe jashtë tapetit me barrel: ka shkuar në mënyrën më të keqe të mundshme përfaqësimi i Indrit Çullhajt në Tokyo 2020. Xhudisti kuqezi që garonte në kategorinë deri në 66 kg është dorëzuar pas 11 minutash në përballjen me kostarikanin Sancho.

Çullhaj e nisi me besim ndeshjen e tij, duke bërë kapje të sigurta dhe duke mos i dhënë për asnjë moment shansin kundërshtarit që të pretendonte. Por edhe pse kishte një epërsi të dukshme ndaj kundërshtarit në çdo kapje, Çullhaj nuk ia ka dalë, duke e humbur takimin.

21 sekonda nga përfundimi i kohës Çullhaj gaboi, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit që përmbysi ndeshjen më favor të tij. Në kapjen e fundit sportisti olimpik pësoi edhe një dëmtim, ndërsa është dashur që të shoqërohet me barelë jashtë tapetit. Çullhaj ka marrë një goditje në brinjë, por jo serioze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *