• |
ide | kryesore

Lazio evidenton problemet burokratike, por gjetjen e Tares e ‘ngeli në klasë’ Sarri

-Instant, Sport



Ishte nënshkrimi i parë i Lazios, i cili madje ishte menduar që në janar dhe më pas të finalizohej në qershor. E megjithatë, ardhja e Dimitrije Kamenovic nuk u konkretizua. Pasi mbeti pezull gjatë gjithë verës, kontrata e tij nuk u depozitua në Lega as në ditën e fundit. Kështu që serbi, 21 vjeçar, nuk është regjistruar me Lazion. Zyrtarisht, mosregjistrimi i tij ishte për shkak të mos ardhjes së disa dokumenteve nga Serbia (lojtari u mor nga Cukaricki, një klub nga Beogradi). Por dyshimi, megjithatë, është se mbrojtësi u braktis, pasi kishte kryer fazën përgatitore në Auronzo di Cadore, ku nuk e bindi plotësisht Sarrin, që u përpoq ta përdorte atë në krahun e majtë dhe si një qendërmbrojtës.

Teserimi i tij u mbajt në pritje edhe sepse ai do të kishte zënë vendin e dytë të disponueshme për ekstrakomunitarët (i para u përdor për Felipe Anderson). Nëse negociatat për Kostic, një tjetër serb, do të kishin qenë të suksesshme, vendi i dytë për lojtarë jashtë BE-së me siguri do të kishte shkuar për anësorin e Eintracht. Megjithëse negociatat dështuan, Kamenovic përsëri nuk u vesh bardhekaltër, kështu që në të vërtetë duhet të ketë ekzistuar një problem burokratik, e që tani detyron klubin të marrë një vendim për të. Lazio duhet ta bëjë duke biseduar me klubin e tij të origjinës, Cukaricki. Duke pasur parasysh se ekziston një kontratë e nënshkruar (shitja e serbit të kombëtares U21 ishte dakordësuar për shumën prej 2.5 milionë eurosh) ka të ngjarë që Kamenovic të vazhdojë të stërvitet me Lazion në muajt e ardhshëm, natyrisht, pa qenë në gjendje të luajë. E më pas të regjistrohet në rihapjen e listave në janar. Ndërkohë ai do të ketë mundësinë të studiojë më mirë futbollin e Sarrit dhe përfundimisht të jetë gati për pjesën e dytë të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *