• |
ide | kryesore

Pas deklaratave për të infektuarit me Hiv, reperi i bashkohet nismave në ndihmë të tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur DaBaby, është  përfolur muajt e fundit në media për deklaratën që dha në një nga koncertet e tij.

Gjatë festivalit Rolling Loud në Miami,  DaBaby ftoi të gjithë publikun që të ngrinin lart celularët me dritë, përvec atyre që ishin të infektuar me HIV dhe burrave homoseksualë. Gjithashtu, reperi u shpreh se të gjithë të infektuarit me HIV “do të vdesin për 2 ose 3 javë” E gjitha kjo shkaktoi zemërimin e fansave të cilët u kanë kerkuar disa festivaleve që ta hiqnin nga lista e artistëve pjesmarrës.Mirëpo, së fundmi një burim ka treguar për mediat se DaBaby është takuar me disa organizata të ndërgjegjësimit për Hiv, duke dëgjuar historitë përsonale të të prekurve nga kjo sëmundje.”Gjatë takimit reperi ka kërkuar falje për komentet dashakeqëse që ka dhënë dhe madje ka marë përsipër një nga historitë e njërit prej të të prekurve për ta ndihmuar”, ka rrëfyer burimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *