• |
ide | kryesore

Jimmy Page shfaqet në Venecia me të dashurën e re

-Instant, Paparazzi, Slider



Fundjavën e kaluar në Festivalin e Filmit në Venecia, kitaristi legjendar i grupit Led Zeppelin Jimmy Page 77 vjeç u shfaq me të dashurën e tij 32-vjeçare, Scarlett Sabet.

Çifti u shfaq në premierën e filmit “Becoming Led Zeppelin”. Ata kanë ecur nëpër tapetin e kuq dorë për dore, duke pozuar para fotografëve.

32-vjeçarja, shkrimtare, në një intervistë për “Tatler”, ka theksuar se në fillim të marrëdhënies me Jimmy Page, asaj i është dashur që të tejkaloi “ndjenjën e turpit”. Nga ana tjetër, ajo thotë se tani ata janë në një marrëdhënie shumë të mirë.

“Është qesharake, sepse marrëdhënia jonë ndryshon vetëm në letër. Por kur ai qëndron para meje, nuk është diçka që ndiej. Nuk është diçka që na shqetëson. Mendoj se disa njerëz mendojnë se kam bërë një zgjedhje të pazakontë. Në fillim ndjehesha keq, por tani jam shumë rehat”, tha ajo.

“Ne jemi në një marrëdhënie të mahnitshme. Mendoj se shumë njerëz e dinë që Jimmy është një njeri i jashtëzakonshmë”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *