• |
ide | kryesore

Shtatë alibi të mbrojtësve të Bashës kundër Berishës

1, Arkiva, Ide
andi bushati Ramës



Që në ditën që Lulzim Basha vendosi personalisht të përjashtonte Sali Berishën, mbrojtësit e tij publikë kanë servirur një sërë argumentash që e përligjin këtë akt. Nisur nga fakti se kreu demokrat nuk ka dhënë asnjë shpjegim serioz, për shkak se ai ka dashur ta kalojë në heshtje edhe aktin më të rëndësishëm të karrierës së vet politike, i ka shtyrë avokatët e tij të prodhojnë një sërë alibish që janë njëra më e dobët se tjetra.

Lexo me tej:

Detajet e tre takimeve të ditëve të fundit/ Si e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën

Le t’i analizojmë ato me radhë duke u përpjekur të kuptojmë më mirë atë që po ndodh.

Alibia e parë: Për të mos izoluar PD nga SHBA…

Shpëtimi i marrëdhënieve të partisë më të madhe të opozitës me Uashingtonin ka qenë kryeargumenti për të përligjur përjashtimin e Berishës. Por, më shumë sesa një arsye logjike, këtu kemi të bëjmë me një justifikim të sforcuar.

Në fakt, shantazhi nga ana e amerikanëve ka qenë i fortë. Sipas të gjitha gjasave ajo që thotë Basha për vizitën e ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Philip Reeker, i cili nuk pranoi asnjë negocim për urdhrin e përjashtimit, është e vërtetë. Ne po ashtu i kemi dëgjuar me veshët tanë deklaratat e ambasadores Kim për një PD që do hante bar, nëse vazhdonte të mbronte interesin e një njeriu të vetëm.

Pra presioni vërtet ka qenë i fortë. Por pyetja që shtrohet është: Nëse PD do të vepronte ndryshe a do penalizohej edhe ajo nga SHBA?

Historia tregon të kundërtën. Diplomatët e Uashingtonit dinë vërtet të bëjnë shantazhe brutale dhe arrogante, por jo gjithmonë i zbatojnë ato, kur nuk e arrijnë qëllimin që kanë. Shembullin më të mirë e kemi shikuar, pak kohë më parë, me Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. I thanë se do prisnin ndihmat amerikane, i thanë se do tërhiqnin trupat ushtarake, i nxorrën të bardhë e të zi ta godisnin si antiamerikan dhe ai jo vetëm që erdhi në pushtet, por sot është edhe partneri i SHBA-së në pritjen e refugjatëve afganë në Kosovë.

Të njëjtën gjë bëri shumë vite më parë edhe Edi Rama. Falë presionit popullor, ai, megjithëse i pati premtuar, i tha jo administratës së Obamës për të sjellë në Shqipëri armët kimike të Bashar Al Asadit. Pra ndonëse i doli fjale perandorisë, ai arriti t’i rekuperojë shpejt marrëdhëniet, duke u bërë sot një nga autokratët e rrallë në glob të mbështetur prej saj.

Alibia e dytë: Pa mbështetjen e SHBA, PD nuk vjen dot në pushtet.

Sipas kësaj logjike, PD duhet të hidhte baltë mbi trashëgiminë e saj për të mos u prishur me amerikanët, se pa ata nuk vjen dot kurrë në pushtet në Shqipëri. Kjo gjithashtu është një e pavërtetë e madhe. Madje në Shqipëri ka funksionuar e kundërta. Këtu asnjë nga liderët që janë ngjitur apo rikthyer në pushtet, nuk ka arritur ta bëjë këtë pa kaluar nga filtri i atij që ne i themi për lehtësi, “anti-amerikanizëm”. Fatos Nano nga burgu akuzonte diplomatët e SHBA në Tiranë për prangat në duart e tij. Ai ka një libër të tërë, “Çështja Nano”, ku flet për makartistët e rinj që ishin bërë njësh me pushtetin e Berishës. Për vite me radhë ambasadori i SHBA nuk shkelte në selinë e partisë me kryetar të dënuar si vjedhës ordiner. Por kjo nuk e pengoi aspak Fatos Nanon të rikthehej dy herë si kryeministër, madje të pritej në Shtëpinë e Bardhë edhe si një nga mbështetësit e koalicionit të luftës për rrëzimin e Sadam Hysenit.

As Sali Berishën, që e shigjetonte në vitet e opozitës Mariza Linon si guvernatore të paemëruar, nuk e pengoi njeri të vinte në pushtet në 2005. Po ashtu dhe Edi Ramës, që “frymëzonte celulat anti amerikane” në vitet 2010 – 2011, askush nuk i përmend sot, në kohën e dashurisë me Yuri Kim, ato për të cilat e akuzonin një dekadë më parë.

Pra morali i fabulës është i thjeshtë: me SHBA, nuk ka “non grata” të përhershme, ato respektojnë atë që është i fortë dhe që ka mbështetje në vendin e tij.

Ndërsa përsa i përket të tashmes, opozita nuk e ka domosdoshmëri ruajtjen e një marrëdhënie perfekte me diplomatët amerikanë, të cilët, vitet e fundit, kanë qenë hapur në mbështetje të Edi Ramës. Ndonëse i ka besuar për reformën në drejtësi, ajo po sheh se si gjyqësori i ri po kontrollohet totalisht nga qeveria, ndonëse i besoi për marrëveshjen e 5 qershorit, ajo qe dëshmitare se si Yuri Kim u përkul para Ramës duke ia njohur ndryshimet anti kushtetuese. Po të shkojmë më tej, me gjithë qëndrimet që kanë mbajtur, diplomatët amerikanë nuk kanë qenë kurrë në krah të kauzave të opozitës edhe kur ato kanë rastisur të drejta.

Pra, fatkeqësisht e vërteta është se një forcë politike respektohet prej tyre, jo kur sillet si vasale, as kur shefi i saj bën yes man-in, por kur ka dinjitet për vete dhe mbështetet nga populli. Prandaj, tendenca për t’i thënë Amerikës “po” për gjëra që s’i beson as vetë, as e bën PD-në më të fortë, as nuk ia afron asaj pushtetin. Përkundrazi.

Alibia e tretë: për të mos përçarë PD.

Sipas kësaj teorie Lulzim Basha e mori vendimin personal për të përjashtuar Berishën pa u konsultuar me askënd dhe pa e votuar në asnjë forum, nga frika se mos në partinë e tij do krijohej një skizëm, mes atyre që mbronin trashëgiminë e doktorit dhe të tjerëve që donin të shihnin nga e ardhmja. Ky argument është absurd.

Së pari se Berisha e kishte paralajmëruar disa herë, shumë kohë më parë, që nëse kjo ndodhte, ai do të niste një lëvizje për rikthimin e partisë në shinat e legjitimitetit dhe sovranitetit. Pra ky argument idiot nuk ka vlerë, pasi përplasja që gjoja duhej të shmangej po ndodh, madje me nota dhe tone më emocionale që nxiten nga shija e tradhëtisë dhe e një vendimi të marrë në kulisa.

Vëzhgim/ A e dobëson apo e forcon PD-në “përçarja” e Sali Berishës

Por, më e rënda ndodh në momentin kur këtë version e mbrojnë edhe njerëz me prirje intelektuale. Pra sipas tyre, demokracia, debati i brendëshëm, rrahja e mendimeve për çështje akute si kjo, i bëkan dëm një partie. Votimi, apo gara, e dobësokan atë. Më mirë qenka kur një kryetar vendos për gjithçka dhe të tjerët sillen si dele. Eshtë e vështirë ta besosh se Lulzim Basha ka nevojë për një mbrojtje të tillë.

Alibia e katërt: Duhet t’i hiqte Ramës retorikën e “dhëmballës së prishur”.

Eshtë e vertetë që Edi Rama e kishte kthyer në refren për sigmatizimin e PD-së edhe para zgjedhjeve edhe pas tyre, prezencën e Berishës. Gjatë gjithë kohës ai ka skicuar fabulën “Luli çun i mirë” që ia prishin imazhin Saliu dhe Iliri.

Në fakt, kjo ka një gjë të vërtetë. Prezenca e gjatë e Berishës në politikë dhe mëkatet e tij gjatë ushtrimit të pushtetit janë një minus për PD, sidomos për zgjerimin drejt elektoratit gri. Por, ndreqja e kësaj anomalie nuk bëhet në këtë mënyrë. Sepse, së pari, Basha ka mbrojtur çdo trashëgimi të paraardhësit të tij. Ai edhe fushatën e fundit u mburr me arritjet e qeverisë Berisha, ku vetë bënte pjesë. Pra nëse dikush nuk e do PD për të shkuarën, ai nuk e do njësoj si për Berishën, si për Bashën.

Ndërsa argumenti tjetër se po heqim ish kryetarin se na e sulmojnë kundërshtarët, ai është absurd. Me të njëjtën logjikë dikush mund të ngrihej në PD dhe të thoshte largojmë edhe Bashën se ai është problem për PD-në. Rama e ka sulmuar si ministrin e Brendshëm të 21 janarit, ministrin e Transportit të vjedhjes në rrugën e Kombit, ministrin e Jashtëm të nënshkrimit të marveshjes për shitjen e detit. Sot, po Rama e akuzon se ka punuar me fonde ruse dhe se ka spiunuar komandantët e UCK-së.

Pra, a mund t’i heqi PD-ja një nga një, të gjitha dhëmballët për arsye se kundërshtari i sheh ato si të prishura?

Alibia e pestë: Rinovimi i elitave.

Do të kishte qenë në nderin e Bashës që ndarjen me trashëgiminë e Berishës ta kishte bërë me kohë dhe si burrë. Duke u divorcuar jo me personin, por me mënyrën autoritare të drejtimit të partisë dhe të shtetit. Ai jo vetëm nuk zgjodhi këtë rrugë, por në të kundërtën e përdori mbështetjen e “babait” për të futur në kthetra PD. Edhe në ato pak fjalë që nxorri në shpjegimin e aktit të përjashtimit, ai i ngriti në qiell meritat e atij që përgatitej të vriste.

Detajet dhe kulisat / Përplasja Berisha-Basha: Bilanci i ditës së parë në parlament

Pra është absurde ta shpjegosh aktin e Bashës me dëshirën për rinovim apo qarkullim elitash. Ai është thjeshtë një goditje pas shpine.

Alibia e gjashtë: Eshtë përjashtim i përkohshëm.

Këtë argument, që Basha e tha dhe me gojën e vet për të zbutur pak traumën e vendimit që kishte marrë, nuk e beson askush, madje as ai vetë. Nuk do të ketë kurrë shanc, madje edhe nëse Berisha fiton një gjyq të pamundur në Paris kundër sekretarit Blinken, që ai të detyrojë SHBA-në të zbrapset nga vendimi i saj. Kjo mund të ndodhte vetëm nëse ai rikthehej në ndonjë post shtetëror, gjë që për shkak të moshës dhe gjendjes së cfilitur të PD, ngjan me një iluzion.
Prandaj, shitja e përjashtimit të përkohshëm me opsion rikthimin pasi të dali i pastër është një mashtrim.

Alibia e shtatë: për t’i shpëtuar fëmijët.

Basha ka deklarauar në kryesinë e PD se ai ka parë fakte që do t’i ruajë konfidenciale dhe se duke u nisur nga to, ai ka vendosur ta marrë këtë vendim për të mbrojtur vetë Berishën dhe familjen e tij. Argumenti se hakmarrja e hiperfuqisë do të binte mbi fëmijët e Berishës, të lakuar shumë për përfitim të fondeve publike në kohën e pushtetit të të atit, është përmendur edhe më parë. Por nëse kjo arsye e mbrojtjes së ish bamirësit, që artikulohet edhe nga mbështetësit e Bashës do të qe e vërtetë, a nuk i takonte vetë Berishës të vendoste për këtë?

Pra nuk mundet që Basha ta dojë familjen Berisha më shumë sesa shefi i saj dhe në emër të kësaj ndjenje të vendosë përjashtimin. Ky është ndoshta argumenti më absurd dhe më qesharak që vetëm lideri i PD-së dhe të ngjashmit e tij mund të guxojnë ta nxjerrin nga goja.

Çahet Partia Demokratike, Berisha grup kundër Bashës brenda partisë

Pra, duke parë se sa pak koherencë, logjikë dhe seriozitet kanë alibitë që rreken të përligjin vendimin e Bashës për karshi Berishës, e ke më të lehtë të kuptosh se arsyet e vërteta janë krejt të tjera. Pikërisht tek ato duhet të fokusohemi, duke hequr mënjëanë shkopat nën rrota, që vënë gjithmonë në të tilla situata lakejtë që rrinë pranë krerëve të të gjitha partive.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. YMER GELBAZA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT,KRESHNIK SPAHIUT DHE CARLO BOLES BOLINO thotë:

    ZOTI BUSHATI A MENDONI SE POLICIA DUHET TI FUS NE BIRUCE YMER GELBAZA KELLIREN,FRROK CUPIN KOL SALLAKU SKYPE DHE CARLO BOLEN BOLINO SE QDO NATE PO IKIN SI ZAGARET DHE PO MASTUBOJN AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE PO E QELBIN AMBIENTIN E PALLATIT-TE KOSHAT E PLEHRAVE PO MASTUBONJN ZAGARET E FRUSTRUAR SEXUAL

    1. Ou GËLBAZË, gjallë qëke ? Ditë të zeza kanë për të parë sytë. Shko laj buzët se le nam. Shihu në pasqyrë. I ke ende me gjizë, nga byrekët e bodrumet të SHQUP-it.
      Mercedes dhe NAMUTIN dhe dilni te porta e SHQUP dhe shprehu interesin në Lanë, sepse bini era gjizë.
      Mbajeni veten. Ja 2029 nuk është larg. Dhe një palë zgjedhje janë në mes, ato të 2025. Vetëm kurajë mos varni veten me zorrë qeni…

  2. OR KY GREGU I KUJT MBETI SE I KUJT ESHTE ,I EDIT APP KRISTAQIT -YMER DIL E PUBLIKOJE CERTIFIKATEN E LINDJES SE GREG KRISTAQ RAMES thotë:

    JU KUJTOHET KUR EDI RAMA E AKUZOJ BABAI E TIJ PER NJE TURP FAMILJAR SE KRISTAQ RAMA JA KA PALLUAR GRUAN EDI RAMES DHE TANI GREGU ESHTE I KRISTAQ RAMES ME GRUAN E EDI RAMES ,DHE ME E FORTA ESHTE SE KUSH JA ZBULOJ DHE JA BERI PUBLIKOJ DOSJEN NE PUBLIKE YMER GELBAZA KELLIRA ,NE ATE KOHE YMERI ME SHUME E MBANTE LLAPEN NE BYTH TE SALI BERISHES SA NE QENEF(GOJE)TE TIJ, PASTAJ MBASEBE SHQELMUAN ZAGARIN NE KOKE DHE KOQE YMERI IKU TE EDI RAMA DHE TANI ATY E MBAN LLAPEN NE BYTH TE EDI RAMES ZAGARI I TREDHUR NGA BOLET

  3. dmth basha qenka i shitur ? Kurre!

    po betejen per masakren e 25 prillit kush do ta udheheqe?

    te gjithe jane gati, te mobilizuar dhe te rreshtuar per te luftuar dhe fituar kete beteje — thjesht nuk dihet vendi, ora , armet , palet, strategjia , aleatet ?! etj hollesira te panevojshme

    tani te dalim te arsyet e verteta, , te vertetat jane me te thjeshta se konspiracite e alfred cakos dhe teorite e prec zogajt, ngjeles, minxhozit, vasjarit,, frrok cupit, lenc vangjelit, apo te tjere te fandaksur si muc nano analiste

    e verteta eshte aty, basha ska bythe te fitoje zgjedhjet keshtu qe merr noi lek nga rama, rames i prish pune berisha se i can trapin kur ai do me mbaru pune me bashen me dy leke, dmth rames i prish pune, nuk e le te qeverise rehat , apo te fiutoje zgjedhje reha, ndersa bashes i prish pune se berisha ben me shume opozite sesa ka bythe basha dhe ekipi i tij langaraq per te bere, plus i duhet nje shkak per te justifikuar humbjet e rradhes te lokaleve dhe 2025…

    Rama eshte djallezor, ia di vlerat berishes per ti prishe pune, keshtu qe krijon nje situate, amerika ka nje favor qe duhet ti ktheje rames, dhe me lobimin e duhur i kerkon kete favor berisha non grata .

    basha ben si i merzitur , merr leket nga rama, dhe hap luften brenda PD. mendon se ja del, por vetem rama e ka fitoren ne xhep.

    Problemi eshte a dalin llogarite per te tjeret qe jane ne PD ? as ka pike dyshimi qe te gjithe duan te bejne noi lek, por kush do beje dhe sa do marre ? dhe a do bejne leke me bashen dot ??
    Sepse ka nje problem, elektorati i PD nuk i voton kurvickat e Rames. Dhe ne pushtet ta harrojne qe vijne me Bashen

    Do dale dhe ndonje justifikim tjeter, apo alibi tjeter, por problemi do te qendroje aty PD me Bashen nuk vjen ne pushtet pavaresisht berishes . diskretitimi moral ka peshe kur ti si opozite do te vish ne pushtet. Kur je ne pushtet ka vlere sa leke do shperndash , nuk te rruhet shume per moral.

    Por kur je nje opozite pa moral ti nuk vjen dot ne pushtet, nje oposite pa fryme nuk vjen dot ne psuhtet , nje opozite e blere nuk vjen dot ne pushtet

    Problemi qendron aty : a dalin llogarite per te tjeret ne struktura qe jane ne PD ? as ka pike dyshimi qe te gjithe duan te bejne noi lek, por kush do beje dhe sa do marre ? dhe a do bejne leke me bashen dot ?? dhe problemi qe kane strukturat e PD eshte ceshtje lekesh, sepse basha i ka marre te vetat ja ndoshta ka dhene dicka tek gaz bardhi ose noi tjeter aty , rrushaj psh duke qene se vjen nga oligarket, po te tjeret ca do marrin? a do i genjejne dot ?

    se kjo pune nuk zgjat shume zgjedhjet vijne shpejt dhe PD do humbe po keq fare pasi nuk ka me askush pike besimi . Por ata qe te japin leke ti japin me qellim qe ti sherbesh perndryshe te zerojne direkt, keto struktura ca do japin ne kembim per ato leke , sepse nuk i beson askush, ca do i shesin rames?

    keshtu qe llogarite jane me problem, leke ka por ska per ata sjapin gje ne kembim, dhe strukturate PD skane ca japin ne kembim. dhe ca do lloj justifikimi ka per sfumuar brenda ores , sado te investohet rama fuga, etj ne media dhe ne facebook e ne internet..

    keshtu qe duhet dikush qe te zevendesoje bashen nese strukturat do bejne llogarite , me mire ne sherbim te nje lideri te ri apo tu prit therrime?

    nuk kam pike dyshimi qe ky lidership, basha bardhi rrushaj tabaku kellici etj jane ca legena ordinere qe ne momentin qe zgjedhin te marrin parasysh te marrin leket e rames ne opozite apo bojn noi lek me PD ne pushtet, por duhet ta dine mire qe kane per ta ngrene, asnje gje sdo marrin asgje fare, do genjehen me shume pak, do nderzehen dhe do mashtrohen kunder njeri tjetrit sic ndodh rendom ne keto raste. nese kane nje fije djallezie duhet ta kuptojne qe skane shanse te kapin noi gje…..

    Basha & co nuk kane ca te japin ne kembim. do shesin votat qe nuk i kane ?? po duhen shume pak vota te humbura qe te te bjere pazari pertoke. kete lidership nuk e beson me njeri, nuk e voton me asnje dhe duhet te nderrohet sa me shpejt si per interes afatshkurter si per interes afatmesem.

    llogarite sdalin…. humbja me bashen eshte e sigurt. leket nen dore jane te pasigurt…. sado mire ta paketojne kjo gje ka marre fund. treni i lidershipit te bashes ka ikur…. keto legena qe irrine afer duhet tia fusin sa pa e honger vet….

  4. Kjo e fundit ishte taktikë fatale për deputetët e bindur rishtazi, ndaj as nuk tentonin t’i kundërviheshin politikave të tij zhgënjyese për ardhmërinë e vendit, ata e njihnin mirë Sali Berishën dhe fundin që ua servirte me rrjetin e tij enverist. Ç’ke bërë do të të bëjnë, thonë o Sali! Ti nuk e besove derisa e pësove, pikërisht nga pjella dështake e kupolës tënde.Kishe koh o byroisti i fundit komunist pa komentuar,por salihu të do ne keto situata qe kopili ja futi dobicit serb salih

  5. Vet fakti se duhet të nxjerri alibi për të mbrojtur dhe relativizuar vendimin e tij tregon që kemi të bëjmë me një lider të dobët.

    Shto këtu që është i shantazhueshëm, e ka pranuar vetë që nuk i bënte ballë presionit të burokratëve amerikan, kjo tregon që nuk do bëjë asgjë pasi do shantazhohej dhe trembej.

    Shqipëria nuk ka elektorat gri si vendet e tjera perendimore, të kishte të tillë nuk do ishim në këtë situatë me një skizoid si Rama në rradhë të parë. Alibia se po të ikte Saliu, si me magji do marri vota nuk qëndron.

    Vetë fakti që ndodhet në mandatin e tretë të Ramës, dhe i duhet të lëvizi çdo gurë për ta rrëzuar dhe bën idiotësinë shkon e qëllon veten në këmbë duke përjashtuar themeluesin e partisë që gëzon mbështetjen e gjithë bërthamës së PD, dhe falë heshtjes së Berishës ka qenë e mundur qëndrimi i Bashës si kryetar pas kaq shumë vitesh, humbjesh, dështimesh dhe betejave të braktisura.
    Pra nuk qëndron alibia se PD përçahet, Basha dhe grupi i tij më vete merr aq vota sa Patozi ose Murrizi ose Jozefina, pra të papërfillshme dhe që nuk i bëjnë asnjë dëm të parikuperueshëm PD.

    PD duhet të bëjë atë që nuk e bëri në 2017, Berisha duhet të bëjë atë që nuk e bëri në 2017. Duhet të kthejnë dhe reformojnë PD në binarët e një partie të djathtë, që mbështet familjen, pavarsinë dhe integritetin e individit, kombin dhe shumë e shumë çështje e tema që janë anashkaluar dhe shkelur prej shumë vitesh.

  6. C’teater te arrire luajne!!!!
    Mendo qe aktoret e TK kane mbetur te shastisur… se s’kane as skene ku te aktrojne per momentin!

    …..Po mendojne futjen ne Kuvend!

  7. Pd.me.bashen nuk.ofron asgje

    Pa ikur basha ska pd por noi ojf

    Ata legenat rrushaj. Gjekmarkaj etj le ta gezojne sic e gezoi.murrizi deputetllekun

    Pastaj te.presin ne rradhe me.bamirin bashen murrizin payozin per lepire koqet rames

    Po u la.radhe spiropali kuptohe

  8. arroganca me të cilën i bënte këto gjëra ishte frymëzuese për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani është flakë kashte për t’u dukur se nuk ka ikur akoma nga Presidenca.

    Është pak a shumë si diferenca mes Sali Berishës para dy vitesh, që me një të lëvizur të dorës nxirrte grupin parlamentarë të PD nga Kuvendi pa e pyetur Lulzim Bashën, dhe Sali Berishën e sotëm, që duket si plak i vetmuar rrugëve, që gjuan me gurë makinën e Lulzim Bashës.

  9. Gazetaria nuk prodhon vlera të qënsishme siç bëjnë studimet gjithpërfshirës e historisë intelektuale. Ka komente e analiza të moderuar prej gazetarëve të mirë, por shpesh analizave te tyre u mungon fotografia më e madhe, “kapaciteti për të edukuar njerëzit në sistemet e tyre të besimit”. Ajo që mungon në këtë analizë është arsyeja “pse njerëzit gabojnë në gjykimet e tyre mbi mjedisin politik”. Parullat dhe memet e mediave sociale nuk janë zëvendësim i arsyeshëm për të kuptuar intelektualizmin. Në to nuk ka dëshirë për të gërmuar më thellë në njohuritë filozofike dhe historinë politike në përgjithësi,e atëherë keqkuptimi që vjen nga një mungesë kaq e madhe edukimi do të përjetësohet në një kulturë shkatërruese luftëtare. Gjërat po keqësoheshin edhe para zgjedhjeve të 2021 në mejdisin politik të PD, por në një kohë të shkurtër ato janë përkeqësuar. Në një mjedis aspak të qytetëruara e të luftimeve të forta “partizane”, secila palë beson se ka pretendimin për të udhëhequr “të djathtën” bazuar në grupin e vet të vlerave. Teoritë nuk vijnë nga askund, ato vijnë nga dëshira për të parë rendin e veçantë që duhet të ketë mikrobota ime e veprimit, e cila prodhon botëkuptime të “paarsyeshme”
    Mua më vjen mirë në këtë ambjent anarkik vlerash në PD, sepse ky është një fillim i mirë për përcaktimin e gjendjes së “luftës historiko-kulturore-civilizuese në nivel partiak”. Ka shumë për të thënë, por, në thelb, është një konflik i ndarjes e interesave ekonomike e cila po luftohet me metaforizma.
    Ekziston një problem madhor te ne për të cilin mund të bien dakord që termat “e majta dhe e djathta” ‘janë të keqkuptuar dhe janë ngatërruar në polemika të shumta e të kota. Ekziston një konservatorizëm i caktuar ideologjik në reagimet e fundit gazetareske për kaosin në PD, Ka një tendencë për të fajësuar agjendat e majta të quajtura “Soriane” të cilët sollën situatën kaotike shpërthyese në PD. Arsyet janë më shumë se kaq.
    Për ne shqiptarët që jemi jashtë SH.B.A. analiza historike e politikës amerikane është e pakundërshtueshme e mbizotëruese, dhe jemi të bindur për mirë në paradigmën historiko-filozofike se” Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë udhëheqëse e botës së lirë e demokratike”.

  10. Dosjet që i janë afruar Bashës nuk janë të panjohura nga ai. Nuk kanë të bëjnë me Soros dhe sorisianë, që po shfaqen nga fryma berishiste si një sekt që drejton gjithë botën. Nuk kanë të bëjnë as me Kosovën. Naivët mund të mendojnë se Berisha e shpëtoi Kosovën nga ndarja, ku desh e çoi politika amerikane. Kosovës nuk i ndryshon asnjë centimetër pikërisht nga Shtetet e Bashkuara e jo nga përrallat e politikës në Tiranë apo në Prishtinë.

  11. PD eshte ne nje udhekryq mjaft delikat e te rrezikshem. Duhet te levize me shume kujdes. Mos harrojme qe per aresye te njohura historike, kemi zhdukjen gati fare te forcave te djathta shqiptare, si Balli apo Legaliteti. Kjo mund te ndodhe edhe me PD. E majta eshte me ndryshe. Nuk e paten fare problem qe te gjithe ata qe qane per vdekjen e Enverit, ta mohonin e anatemonin.
    Cfare duhet te beje PD, sipas meje. E para, Basha nuk ben as per anetar, jo me per kryetar.
    E dyta, Berisha ne asnje menyre nuk duhet te kthehet te komandoje ligjerisht apo ne menyre te fshehte PD.
    Ne te dyja rastet fiton skizoidi. Po e kuptuan kete ka shprese per ringritje. Perndryshe po nga syte kembet kush te mundet e nga te mundet. Ka 8 vjet qe kete po bejme te gjithe.

  12. Partinë Demokratike nuk e themeloi Sali Berisha. Ai e mori (rrëmbeu) me marifete dhe dredhira, e drejtoi me mënyra dhe metoda nga më stalinistet, derisa pergatiti “djalin” e tij pasardhës. Ky i fundit, në fakt, i bëri hatanë, e flaku si njeri të padenjë për partinë. Kjo ka ndodhur dhe ndodh gjithmonë në partitë maksiste-leniniste. Vjen një ditë dhe “i riu, e ha të vjetrin”.

  13. “Ballkani i Hapur”, Merkel mesazh nga Tirana: Përshëndes iniciativën, ftoj vendet e tjera t’i bashkohen

  14. Jo 7 alibi por 17 të shpikin, ka vetëm një konstante, Basha do të humbasë çdo palë zgjedhje me Ramën dhe pa Ramën.

  15. Duke njohur karakterin e tij të llojit “komunistët nuk dorëzohen”, është e sigurtë se edhe për disa kohë, do ta shihni çdo natë live nëpër ekrantet televizive. Duke përsëritur veten dhe artikuluar teza, alibi e fraza çdo herë e më të rëndomta. Për rrjedhojë gjithmonë e më pak do befasohen nga diskursi i tij publik. Pakkush do i dëgjojë deklaratat e tij, me gojën hapur si dikur. Sepse askush nuk magjepset më nga sharmi i tij i dalë mode dhe batutat e tij të dala boje.E lexova te syri o loqja e majte e salihut

  16. Sherri i parë plasi në ditën e fillimit të shkurtit 1991 kur zgjedhjet për kryetar të PD i fitoi Leka Meksi. Aty u hap Berisha nga njëra dritare në tjetrën e shkundi me shqelma dyshemenë: ‘O unë kryetar i PD, o vdekje!’.

    ‘Mirë, mirë, doktor, merr votat e mija, veç jo luftë!’, i lutej Meksi. Hapeshin dritat e dritareve një pas një; po zgjohej gjithë mëhalla te Rruga Fortuzi. Ishte ora dy a tre e mëngjesit, ftohtë e mjegull në Tiranë. Por Berisha nuk pushoi derisa u zgjodh me manipulim një javë pas kësaj

  17. Personat që jane ne kryesi ,në sekretariat, në keshill, në poste drejtuese etj, zakonisht përkrahin status quon nuk duan ndryshim sepse u rrezikon postin në parti
    Posti ka rëndësi , humbja apo fitorja janë dytësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *