• |
ide | kryesore

Vëzhgim/ A e dobëson apo e forcon PD-në “përçarja” e Sali Berishës

-Instant, Kryesore

Që kur Lulzim Basha vendosi ta parjashtojë nga grupi parlamentar i PD-së, Sali Berisha nuk po i rresht sulmet. Një herë flet për një marrëveshje të fshehtë Rama- Basha, një herë tjetër për grisje të aktit të pabesisë nga anëtarësia, diku shfaqet në TV, për të thënë se do fillojë lëvizjen nga baza dhe diku tjetër shfrytëzon një ceremoni përkujtimore për të shpallur se do ta rikthejë partinë në piedestalin që i takon.


Të gjitha këto në fakt priteshin.


Lexo me tej:

Andi Bushati:PD, një çetë që ia kanë kapur komandantin peng

Që kur lëshoi të famshmen “kurrë mos thuaj kurrë”, për mundësinë e rikthimin në krye të PD-së, ai nuk reshti së paralajmëruar Bashën se, nëse do ti bindej verbërisht shantazhit të amerikanëve, do të kishte probleme. Edhe disa ditë përpara se kryetari i PD-së të merrte vendimin, në një intervistë në Euronews, Berisha e paralajmëroi: nëse dorzohesh ne nuk do të lejojmë që PD-në ta marrin peng.

Megjithatë, Basha vendosi të divorcohet me atin e tij politik dhe që nga ky moment, demokratët po e ndjekin me shqetësin këtë sherr të brendëshëm të një partie që prej kohësh, një kryetar i squllët dhe një ekip drejtues eunuk e kishin futur në letargji të plotë.

Pyetjet që shtrohen rëndom janë: a e dobësojnë PD dalja në terren dhe bashkëbisedimi i Berishës me demokratët? A ekziston rreziku i një përçarjeje, duke ditur se Berisha është shumë i fortë tek militantët, ndërsa Basha ka rekrutuar të gjitha strukturat drejtuese? A i shërben ky konflikt i brendëshëm regjimit të Ramës, që ka aktivizuar të gjitha bateritë mediatike për ti hedhur benzinë zjarrit?

Këto pyetje që shtrohen me të drejtë, të krijojnë në pamje të parë përshtypjen se nga kjo përplasje opozita del më e dobët.

Por, po të shikosh pak më thellë edhe më afatgjatë nuk është kështu.

E para, regjimi i Edi Ramës është rinisur për një rrugë të gjatë, minimumi katër vjeçare dhe nëse opozita duhet të hapi një debat të brendëshëm, koha për ta bërë tani është më mirë se kurrë. Sa më shumë ti afrohet sfidave elektorale, aq më e pamunduar do bjetë që PD-ja të merret me vetveten.

Kështu që ky është momenti i duhur.

Ndonëse për një çast mund të duket sikur lihet mënjëanë beteja me regjimin dhe denoncimi i mëkateve të tij, rëndësi ka një proces që tani e forcon opozitën për ta bërë atë ti bëjë këto detyra me vërtetësi dhe bindje, kur të afrohen zgjedhjet.

Detajet e tre takimeve të ditëve të fundit/ Si e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën

Nga ana tjetër, dalja e Berishës në terren e zgjon PD nga gjumi. Për një kohë të gjatë, duke qenë se kishte vendosur ta mbështeste me çdo kusht Bashën, lideri historik i kishte pranuar në heshtje gjithë mëkatet e tij. Ai kishte kapërdirë gjithë eleminimet e kastës drejtuese dhe bashkëpunëtorëve të tij për ti zëvendësuar ata me figurina qesharake. Ai kishte mbyllur gojën për butësine e Bashës me shumë nga oligarkët që i shërbendin Ramës. Mjafton të shohësh Facebookun e Berishës dhe ta krahasosh atë me qëndrimet e selisë së PD-së, për të kuptuar se sa radikal është njëri në betejën me pushtetin dhe sa e squllët është vija zyrtare.

Berisha i fali gjithashtu edhe tani në fund, ish të përzgjedhurit të tij, mungesën e protestave për blerjen e votës, vendimin për ti futur deputetët e PD si qingja në parlament dhe krijimin e një stabiliteti fallco me anë të të cilit Edi Rama mund të sundonte pa telashe.

Detajet dhe kulisat / Përplasja Berisha-Basha: Bilanci i ditës së parë në parlament

Largimi i këtyre skrupujve, heqja e kësaj mburoje dhe sulmi nga pozicioni radikal që Berisha mund të bëjë ndaj Bashës, duke i ndenjur si çekan mbi kokë ndaj çdo tolerimi që mund ti bëhet qeverisë, do ta shtyjë PD në një përballjeje më të pa kompromis.

Edhe nëse nuk e fiton betejën brenda partisë, për shkak se Basha kontrollon strukturat, aksioni i doktorit do prodhojë një opozitë më radikale. Basha nuk do të ketë më tolerancën e Berishës për të toleruar Ramën. Dhe kjo është gjëja e duhur për një opozitë në kushtet e një regjimi.

Prandaj, ndonëse demokratët janë të shqetësuar nga përçarja e mundshme, një zgjim i PD nga gjumi është shpresa e fundit që ajo mos përfundojë si një parti qesharake që bën një opozitë fallco.

©Lapsi.al

28 Comments

  1. Ça pyetje kari eshte kjo??????
    Kush ishte ai idiot qe e konceptoi kete pyeteje idiote??????????
    Perçarja perforcon kinen dhe guinene ……………..hahahahaaaaaaaaaaaa

    1. te gjith naGRABITEN SHEMTUAN tralltuan per 1 shekull perve ç te MALLIT ZOTI,,tashme kuptohet lehte ,nga kushdo se shpetimi nuk na vjen ,nga antivlerat qe u paraqiten dhe zhvilluan keto ,me politika ligje veprime me ket perfundim ekstremi saqe pajtohen qe te na shpopullojn vrasin vetem te shpetojn veten ,se po te mos ishte keshtu nuk do te kishim ket ekstrem qe kemi tani ne gjitha fushat,ajo qe na shpeton eshte rruga drejte pe perfaqsuesit e vlerave si ulleheqes te drejte eshte e mbushur plot qartesi gjalleri zgjillje siguri paqe shpres shpetim per kete eshte garant ZOTI BOTNAVE SI KRIJUES I GJITHçKAJE,KUSH DON SHPETIM RRUGEN E KA TE HAPUR BESIMIN NE ZOT ULLZIMIN HYJNORE VEPRIMIN SIPAS TIJE DHE SHIJOJ ,PREK DHE ARRIN AT QE MERITON

  2. mos valle brenda sherbimit te ndersjellte mes afganeve te usa dhe te rames per berishen, fshihet nje plan brenda planit, nje plan super djallezor i amerikes per te hequr ramen nga pushteti, duke filluar me shendoshjen e PD , largimin e lulit?

    Cudi e madhe, keshtu veproi amerika me UCK, ne kosove, edhe maqedoni me UCK me ali ahmetin, edhe me albin kurtin , por te gjithe jane ne pushtet dhe aleate te amerikes….

    plan brenda planit valle ? ;-D

    dikush do thote qe varet se kush eshte me i forte dhe alpha-dog

  3. Po PD pa perçarje ishte ne minorance , tani imagjinojeni vete se çndodh . Opozite e perjetshme , biles shkaterrimin total te PD-se dhe automatikisht krijimin e nje opozite te re. Nejse , si pyetje eshte shume naive , njesoj si te thuash kush eshte me i madh 9 apo 2?

    1. Nese tek ps ka hapesira per rrjedhje votash, pd eshte detyruar te krijoje fryme qe te mbledhe vota me shume se ps.

      Luli i blere vete tek rama, e di kete , po ashtu di dhe sondazhet qe i tregojne qe ai vete eshte me pak se pd ne vota. pra nuk mbledh vota por firon si kryetar

      I fut nje te shitme 25 prillit dhe i le demokratet ne mes te rruges.
      Tani mori nje dore tjeter parash me shitjen e sales.
      Do vijne lokalet dhe po qe akoma ne pd do thote qe fajin e ka saliu qe sfitojme…do vojne zgjedhjet e 2025 nje dore e re parash per lulin, prape do justifikohet qe skemi vota se u penalizuam ga zgjedhjet lokale pra fajin prape saliu .
      Pas 2025 nuk do mbetet me pd

      Kshu qe kush ka 2 pare mend ne pd duhet ti japin duart bashes e te zgjedhin dike qe fiton perndryshe ti ulen breket te gjithe te rama si gjekmarkaj me shoke. E me bythe te forta

      Sala e ka mbyll . ka thon ska ndermend me per kryetar. Kush ka inisiative tani e hedh lulin tuc ne pd… shans i arte

  4. Ky kanalisti i ketij shkrimi tablette apo eshte kerriç. Po pse, e ke pare ti o kerriç pd me te dhjere qe kur e ka marre peng ky faqe petulla? Nje gje eshte me se e sigurte; do dale me e forte

  5. Përse rrëzohen idhujt? Sepse natyra njerëzore është e prirur të fantazojë dhe të fillojë të besojë ato që vetë ka krijuar.

    Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Sali Berishës. I kanë dhënë atij në 30 vjet gjithçka nga shpirti i tyre. I kanë dhënë besim, admirim, pushtet. Janë rrahur dhe dhunuar për të.

    Janë hequr nga puna, keqtrajtuar dhe terrorizuar. Shumë prej tyre, në këmbim, nuk kanë marrë asgjë. Sepse ata kanë besuar, shpeshherë me naivitet.

  6. Me mire pa opozite fare, sesa me nje gjasme opozite sorosiane, qe shit-blihet, qe sherben si mburoje e diktatures sorosiane ne pushtet, qe i ben xhiro ne bulevard, milletit te revoltuar, qe eshte grevethyese e revoltes popullore.
    Populli si puna e ujit te rrembyer, do t’a gjeje vet rrugen dhe do te fshire cdo pengese qe i del perpara.
    Sa i perket Berishes, ai heshti per 8-vite sepse ishte konfort dhe ne rregull per vehte sepse nuk ia ngacmuan as Hunderren, as Sypeshkaqenin, tani sic duket u erdhi rradha atyre, megjithate, kjo qe po ben Berisha (per interesin e vet), eshte ne dobi te kombit Shqiptar.

    1. PD ka shansin ti lere shendene kurvickave me xhel si basha

      Strukturat kane nje rruge te vetme drejt fitores. Fitojne pa bashen.
      Basha do pije kafe rrushin e gjate tek shpaia ne kroaci

  7. Me mire pa opozite fare, sesa me nje gjasme opozite sorosiane, qe shit-blihet, qe sherben si mburoje e diktatures sorosiane ne pushtet, qe i ben xhiro ne bulevard, milletit te revoltuar, qe eshte grevethyese e revoltes popullore.
    Populli, si puna e ujit te rrembyer, do t’a gjeje vet rrugen dhe do te fshire cdo pengese qe i del perpara.
    Sa i perket Berishes, ai heshti per 8-vite sepse ishte konfort dhe ne rregull per vehte sepse nuk ia ngacmuan as Hunderren, as Sypeshkaqenin, tani sic duket u erdhi rradha atyre, megjithate, kjo qe po ben Berisha (per interesin e vet), eshte ne dobi te kombit Shqiptar.

  8. Mendoj se kjo i ben mire PD per te pastruar njehere e mire pseudopozitaret e Ramazonit. Me mire nje fund i tmershem sesa nje tmerr pa fund. Nqs Berisha arrin te heq Lulzime xhelin PD do kthehet ne rrugen e duhur

  9. Pyetje e veshtire , shuuuuume e veshtire . Nuk di si do ti pergjigjej kesaj pyetje nje dy vjeçar , por nga gjasht vjeç e siper nuk do te turperoja veten dhe te beja nje pyetje te tille .
    Kur merret nje vendim , sidomos ky qe eshte shume delikat , behet nje arsyetim dhe minimalisht duhet te jesh pragmatik dhe pyet veten : çfare fitoj dhe çfare humbas nga ky vendim ? A e beri Basha nje arsyetim te tille ? Sepse ne realitet ky vendim absurd vetem ne fitore nuk te çon , por me e keqja eshte se e çon propabilitetin e humbjes pothuajse ne siguri matematikore . Mendoj se tashme jemi pa opozite ose me sakte me nje opozite ne grahmat e fundit , me nje opozite ne shtratin e vdekjes .

  10. Kjo e fundit ishte taktikë fatale për deputetët e bindur rishtazi, ndaj as nuk tentonin t’i kundërviheshin politikave të tij zhgënjyese për ardhmërinë e vendit, ata e njihnin mirë Sali Berishën dhe fundin që ua servirte me rrjetin e tij enverist. Ç’ke bërë do të të bëjnë, thonë o Sali! Ti nuk e besove derisa e pësove, pikërisht nga pjella dështake e kupolës tënde.O populli cdo darke ja mer ne goje sorosit te salihut

  11. Ore ku është NAMUTI, ku është?
    Po GËLBAZA, nga është fshehur? Kanë një javë që nuk komentojnë më. Mos I kanë nxjerrë të uritur, pa byrek, me gjizë në gojë, nga bodrumet e SHQUP-it?
    Ditë të zeza, kanë për t’ju parë sytë, o NAMUT dhe ty o GËLBAZË…

  12. Muhabete bythqimash. Partit ne Shqiperi si klane mafjoze. Ketij i kan ren briret. Shtatedhjet e ca vjec dhe me 🇺🇸 nga mbrapa. Te ishte nja 10 vjet me par e shifnit ju si bente direk aksident vdekjeprures Luli e rreshkiste ne banjo.

  13. Me rradhe gjerat, ne fillim largimi i bashes.me.xhel

    Se dyti nje lider i ri qe ska lidhje me rama- bashen qe mbledh vota
    Dhe fitore ne lokalet e 2022

    Basha eshte per beteja per lufte shqiptareve u duhet shprese

  14. arroganca me të cilën i bënte këto gjëra ishte frymëzuese për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, tani është flakë kashte për t’u dukur se nuk ka ikur akoma nga Presidenca.

    Është pak a shumë si diferenca mes Sali Berishës para dy vitesh, që me një të lëvizur të dorës nxirrte grupin parlamentarë të PD nga Kuvendi pa e pyetur Lulzim Bashën, dhe Sali Berishën e sotëm, që duket si plak i vetmuar rrugëve, që gjuan me gurë makinën e Lulzim Bashës.

    1. Po te ishte plak keshtu si thua ti, pse duhej te merret rama me berishen?

      Kimetja dhe Luli jane vegla te aksionit te Rames .

      Vetem shprese nuk ka PD me Bashen

      Basha eshte problemi i PD sot.

      Askush nuk voton Bashen kur mund te votoje Ramen direkt

  15. PD nuk i ka asnje borxh Berishes. perkundrazi Berisha i ka shum borxhe PD se e ka mbajt mbi kurriz si mbret per 30 vjet. nqs Berisha e donte vertet PD, nuk e lejonte te vinte puna deri ketu, duke i kerku Bashes te behet anti-amerikan per te mbrojt familjen Berisha. varikars

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu