• |
ide | kryesore

Aksident në Lezhë, autobusi përplaset me kamionin, një i plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i mitur është plagosur këtë të mërkurë në aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin, ku një autobus pasagjerësh është përplasur me një kamion. Policia bën me dije se nga aksidenti është lënduar një i mitur i cili po merr ndihmën e parë në spital.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar në polici 2 drejtuesit e automjeteve.

“Rreth orës 10: 20 , në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin ” janë përplasur mjeti tip kamion me mjetit tip autobus, ka marrë demtime të lehta një i mitur dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, pa probleme. Drejtuesit e 2 mjeteve po shoqerohen në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarje,” thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *