• |
ide | kryesore

Ku po gënjen Albin Kurti?

-Instant, 2, Arkiva, Ide

Besimtar i kredos së tij për ti parë liderët vendimarrës të shteteve shqiptare të unifikuar, peng i besimit se Tirana dhe Prishtina duhet të koordinohen mes njëri tjetërit, përpara se të flasin me faktorë të tretë, Albin Kurti është vënë në një pozicion të vështirë.
Ai ka dalë para mediave për të thënë se ka marëdhënie normale me kryeministrin e Shqipërisë, se ata takohen rregullisht, si në Bled, po ashtu edhe në Tiranë e Dhërmi, duke përdorur shprehjen tipike të atyre që kanë për të fshehur diçka: “Janë shumë më të mëdha gjërat që na bashkojnë, sesa ato që na ndajnë me Edi Ramën”.
Kurti i bëri këto pohime menjëherë pas ndarjes që vuri në pah vizita e Merkelit, ku mospranimi i tij për të përfshirë Kosovën në “Ballkanin e hapur” e yshti Ramën ta etiketojë si konspirativ.


Lexo me tej:


Merkel sfumon “Ballkanin e hapur”, Rama e shfrytëzon për të sulmuar Prishtinën

Në fakt, qëndrimet e shefit të qeverisë së Kosovës për “Open Balkan” janë ku e ku më parimore sesa ato të homologut të tij Tiranas. Ai e tha hapur se preferon një nismë të pranuar njëzëri nga të gjitha shtetet e rajonit, që e ka qendrën dhe garancinë në Bruksel, siç është procesi i Berlinit dhe jo një projekt fantazmagorik, qëllimi i vetëm i të cilit është lartësimi i autokratëve si Vuçiç dhe Rama në rangun e liderëve të vetëm rajonalë.

Por, e keqja është se “marëdhëniet e mira” mes dy kryeministrave shqiptarë nuk janë thyer vetëm nga ideja e Ballkanit të hapur.

Çarja është më e thellë dhe me pasoja më afatgjata.

Në thelb të saj qëndron vendimi i Edi Ramës për të lidhur aleancë të pazgjidhshme me vllaun e tij sllav, Alekandar Vuçiçin. Mjafton të bësh një kronologji të fakteve dhe ngjarjeve të kohëve të fundit, për të kuptuar se përkeqësimi i marëdhënieve Tiranë- Prishtinë, është një dëm kolateral i kësaj zgjedhjeje.

Porsa qeveria e Vetëvendosjes u përcaktua për të kthyer faqen e historisë, në dialogun me Beogradin, duke i dhënë fund mendësisë që tani i takon Kosovës të japë diçka për të arritur marrëveshje, por duke i mëshuar faktit se nëse Serbia nuk kupton të shkuarën e saj kriminale, kurrësesi nuk mund të ketë të nesërme, ajo u përball menjëherë me sulmet e kordinuara të dyshes Rama – Vuçiç.

Ata thanë pak a shumë të njëjtën gjë, në të njëjtën kohë. Presidenti Serb e vizatoi partnerin e tij kosovar si një njeri anakronik që e mabn kokën nga e djeshmja. Ndërsa kryeministri Shqiptar me stilin e tij të njohur, reagoi me një shkrim polemik në Facebook duke thënë se “koha nuk ndalet me armët e luftës”.

Analiza fjalë për fjalë/ Rama renditet hapur pro Vuçiçit dhe kundër Kosovës

Ai shkoi me tej duke e fajsuar Prishtinën për ngecjen e dialogut, pasi po e përdorte atë për qëllime të brendëshme dhe e akuzoi se po bëhej e lodhshme për ndërkombëtarët.

Pra, Rama guxoi të kapërcente atë vijë të kuqe që nuk e ka shkelur kurrë asnjë udhëheqës shqiptar, që prej kohës kur ka nisur dialogu në Bruksel. Ai e la peshën e mëkatit mbi palën kosovare, ndërkohë që dihet se është Beogradi që nuk do një marëveshje finale, pasi aty as e kanë ndërmend të njohin dhe të pranojnë pavarësinë e shpallur në 2008-ën.

Rama qetëson Vuçiçin/ Sulmon padinë e Kosovës për gjenocid nga Serbia

Por e gjitha nuk përfundon këtu. Kur mbajtja e koncertit të Goran Bregoviçit në Korçë u pasua nga debati i fortë për qëndrimin që duhet mbajtur ndaj të shkuarës së afërt dhe se sa duhet ta respektojmë dhimbjen dhe emocionin e kosovarëve që kanë vuajtur, në veri të Kosovës ndodhi një njgarje që në Tiranë nuk pati shumë vëmendje. Këngëtari me diskurs të theksuar anti shqiptar, Bora Gjorgjeviq i grupit “Riblja Çorba” mbajti një aheng në qytetin e Leposaviqit. Deri këtu mund të duket si rastësi, por jo po të dish se evenimenti u organizua nga ministria e Kulturës së republikës serbe. Mesazhi qe i qartë: këta djemtë e Vetëvendosjes bëjnë si patriota në Shqipëri, por qeveria e tyre në Kosovë, ndryshe nga sa ka premtuar, nuk i ndalon dot dot tingujt e një nacionalisti antishqiptar në territorin e shtetit të saj. Vartësat e Vuçiçit iu gjendën në krah Edi Ramës për të krisur me sa mundeshin autoritetin e Albinit.

Vuçiç, Ceca, Bregoviç, serbët që ndajnë shqiptarët e Shqipërisë nga ata të Kosovës

Ky është qëllimi real i dyshes së liderëve të pakrahasueshëm të Ballkanit: heqja qafe e çdokujt që bëhet pengesë në ëndrrën e tyre për dominimin e rajonit.

Kjo gjë kuptohet fate lehtësisht edhe po të shohësh shtypin e paguar proqeveritar të Tiranës që ka nisur gjatë muajve korrik gusht një fushatë të egër kundër Kurtit.

Ajo merret me mënd po të krahasosh qëndrimet e Ramës, i cili si ka rrshtur asnjë çast shigjetimet ndaj Albinit, por s’ka hapur kurrë gojën të thotë qoftë edhe një kritikë të vetme ndaj presidentit të Sebisë. Nuk ka gjë më kuptimplotë për të prekur këtë realitet, sesa citimi i i një interviste të Aleksandar Vuçiç, më datën 24 gusht 2021 në emisionin “Çirilica”, që e ka risjellë në vëmendje gazetari shqiptar Enver Robelli.

Aty ai thoshte:“Unë dhe Edi Rama nganjëherë qeshim kur marrim komentet nga rajoni se përse nuk duan të futen në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Me të vërtetë, ne së paku nja gjysmë ore qeshim në telefon kur ia lexojmë njëri-tjetrit se kush çfarë ka thënë, pasi ai i ndjek në shqip, ndërsa unë shikoj këtë pjesën nga hapësira ku flitet serbishtja. Pra, kështu qeshim ne dy”.

Ky pohim, që tregon se si Rama zgërdhihet në sy të mikut të vet serb me shqiptarët që mendojnë ndryshe nga ai është një tregues i qartë.

Natyrisht, as ky citim as kjo ekspoze nuk janë brumë për të ngjizur në magjen e nacionalistëve konspirativë akuzat për tradhëtar dhe agjent, që ne i atikulojmë me aq lehtësi. As provat nuk ta mundësojnë, as fantazia më e çmendur nuk ta lejon, që Edi Ramën ta akuzosh në këtë drejtim.

Por, ama, një gjë është e qartë, se ai ka bërë një projekt politik, një plan për lartësimin e aureolës së vet ndërkombëtare, një llogari për të amortizuar problemet e brëndëshme në vend duke u shitur si faktor i paqtimit të shqiptarëve dhe serbëve, të cilin e ka mbështetur fund e krye tek Vuçiçi. Dhe për të realizuar këtë ambicie ai është pak i interesuar nëse viktima kolaterale të saj bien interesat e Kosovës apo kryeministri i saj i radhës.

Pikërisht për këtë arsye, Albin Kurti nuk e ka luksin të gënjejë duke e minimizuar problemin që ka përpara. Ai e di shumë mirë se mes tij dhe Ramës nuk qëndron vetëm Ballkani i hapur. Ndryshe nga sa ai thotë, ato që i ndajnë janë shumë më të mëdha. Dhe ai e ka obligim të dyfishtë ta denoncojë këtë me zë të lartë, qoftë si politikan, qoftë si patriot. Në detyrën e parë, sepse sado që bëjë sikur nuk e shef, halli i mbetet aty dhe një ditë do të jetë i detyruar të përballet. Në misionin e dytë sepse sa më shumë kohë që të zgjasë denoncimi i kësaj mardhënieje, aq më shtrenjtë mund ta paguajë vendi i tij.
Albin Kurti nuk mund të mbetet peng i klisheve që ka në kokë, për bashkëpunimin e detyrueshëm mes shqiptarëve, kur partneri që i ka rënë për pjesë në Tiranë, nuk mendon në të njëjtën gjatësi vale me të.

©Lapsi.al

30 Comments

  1. Rame pordha dihet qe eshte super pro Serb pasi gjyshen e tij ja ka shkerdhyer Ahmet Zogu i cili me ndihmen e Serbeve erdhi ne pushtet pas Nolit, ndersa Aneten ja ka shkerdhyer Enver muti i cili po erdhi ne pushtet nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popovic pasi e deklaron dhe vet gjithnje ne kurriz te Kosoves, prandaja si mund te dali ndryshe ky Filo Ruso Serbi i degjeneruar si nga morali dhe nga shitblerja e kufinjve detar e toksor.Ky pra esht i degjeneruari i kombit Shqiptare ne kurriz te Kosoves.

    1. Hajde karrliqe qe degjon nga goja shqiptarve hajde. Dhe thone pstaj pse jemi te prapambetur? Nuk shohin nga vetja vet ca shpellaresh jane

      1. Fakti se ti je interist tregon ate qe thua per shqrptaret. Je nje kerriç qe gati krenohesh qe je tifoz i nje skuadre te huaj. Ik pirdhu langaraq!

  2. YMER GELBAZA ME MIRE FUTJA KARIN NE BYTH FRROK CUPIT DHE CARLO BOLES BOLINO SE SA TA SULMONI ALBIN KURTIN thotë:

    PA E PERFUNDUAR INTERVISTEN DJE ALBIN KURTI KUR JA HODHI NJE GRUSHT MUT NE SURRAT EDI RAMES KUR ANGELA MERKEL THOJKE PROCESI I BERLINIT EDI RAMA NEN NDIKIMIN E KOKAINES JA LESHOJ. ZAG W TIJ TE TREDHUR NGA BOLET YMER GELBAZA KELLIREN PER TA SULMUAR ALBIN KURTIN HAHA

  3. ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU SI QKA E VLERESON CA ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA SI PSH YMER GELBAZA KELLIREN,FRROK CUPIN,KOL SALLAKU SKYPE DHE CARLO BOY BOLINO QE SHKOJN DHE MASTURBOJN AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT TE CEPI E KOSHAVA TE PLEHRAVE,DHE PASTAJ DALIN DHE SULMOJN ALBIN KURTIN DHE VJOSA OSMANIN SE VETEM KETA 2 NUK JANE TE SHANTAZHUESHEM DHE JANE PATRIOT TE VERTET TE KOMBIT SHQIPTAR

  4. YMER GELBAZA DHE FRROK CUPI DUHET TE ARRESTOHEN NGA POLICA SE PO QELBINE PRONEN PUBLIKE thotë:

    ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU JU LUTEM QFAR NJERIU MUNDE TE JETE BATON HAXHIU ,FRROK CUPI,KOL SALLAKU SKYPE DHE CARLO BOLJA BOLINO QE SHKOJNE DHE MASTURBOJN AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT,DHE PASTAJ RDI RAMA I DETYRON TE DALIN DHE TA SULMOJN ALBIN KUTIN DHE VJOSA OSMANIN- TE VETMIT POLITIKAN QE FLASIN TE LIRE NUK JANE AS ME KORRUPCION AS TE SHANTAZHUAR

  5. “Sali Berisha është njeriu më i pacipë e më i pështirë që më kanë parë sytë ndonjëherë, e jo thjesht në jetën reale. Edhe në libra e filma rrallë kam hasur një njeri më të pacipë e më të pështirë. Dhe nuk të zhgënjen kurrë: mbetet i tillë deri në fund.shpellkare e skiftere bythelepirsa të familjes kriminale e talebane e salihut nuk e kuptoni qe nuk funksiononi me

  6. YMER GELBAZA KELLIRA DHE MUC NANO BYTHEPIRJEN E KANE FILLUAR DUKE E LEPIR NE BYTH SALI BERISHEN ,DHE TANI QE DOKTORI I SHQELMOJ SI ZAGARET IKEN DHE KARRIEN E BYTHLEPERIJES PO VSZHDOJN TE EDI RAMA HAHA

  7. GEK MEK GEK MEK GEK MEK MBREME BATON HAXHIU IKU ME BISHT NDER SHALE SI ZAGAR- flm z BUSHATI thotë:

    ZOTI BUSHATI E KE DHJERENE SURRAT MBREME ZAGARIN E EDI RAMES DHE HASHIM THACIT,BATON HAXHIUN

  8. Pasojat e aksionit të Berishës, Basha mund t’i heqë teserën e partisë pas përjashtimit nga grupi, statuti i ri i PD-së ndëshkon anëtarët që rebelohen kundër kryetarit

  9. ‘Vllaun e tij sllav’? Seriozisht e ke me kto etiketike patetike 2lekshe? Hajde de te flasin kshu patriotet e kafeneve dembele po ti qe e mban veten gjoja analist? Kokrra loqes
    Albinin ke per ta pare shume shpejt qe ka per ti dal kallaji si nje mini delirant-autokrat tipik ballkanik qe i di te gjitha e do ti kontrolloje te gjitha. Atere do qeshim me piruetat e tua qe do mbrosh gjithcka qe ke thene nga halli si klloun. Pallosh

  10. Ket pacavuren, me mire t’a kishe titulluar “Ku genjen Andi Bushati”

    Ky muhabeti i te sharit per c’do gje thjesht heq fokusin e njerezve nga gjerat qe vertete nuk shkojne tek Rama!

    Bushat, me keto forma idiote te “reflektimi” je nje nga kontrobuesit me te mire te mbajtjes ne pushtet te Rames.

  11. Sa ta marri kthesen Kurti te tjeret kane kryer pune.
    Kurti nje megalloman primitiv,egoist dhe i pa besueshem nuk e ka te gjate.
    Te shesesh pordhe me ushtrine amerikane qe e mbron eshte njelloj si te dalesh per gjueti pa fisheke.
    Kurti nuk ka asnje force,llogjike apo ekonomike.Ngelet infermier prapavije.

  12. Nje fjale e urte thote: “Dhe zorret e barkut kercasin” Klasa politike si ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni ( shqiptaret) mund te kene ide e pikpamje te ndryeshme, kane formime dhe karaktere personale qe nuk honepsen, por ne fakt ata jane te detyruar te meren vesh mes vetit se eshte ne te mire te atyre ne radhe te pare dhe shqiptareve.

  13. T’ju sjell ndërmend që ishte bash këshilla e Andi Bushatit për të djegur mandatet dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje që e la PDnë pa përfaqësues në asnjë nivel, me shumë gjasa i kushtoi PDsë rikthimin në pushtet. Më shumë, mbështetja që i ka dhënë Lulzim Bashës ndër vite përkundrejt fakteve që tregonin qartë dy-fytyrësine dhe pa-aftësinë e tij që tani po e rrezikojnë PDnë e cila është në prag të zhdukjes.

    Me shokë si Bushati, me këta këshilla që jep, kush ka nevojë për armiq?

  14. Bushat, kur thua se ktij s’i intereson nese viktima kolaterale bien Kosova apo kryeministri i radhes s’e ke goditur. Psh. qeveria Hoti me te cilin ky e kish vaj, ia mblidhte 8 me 2 ……. s’e lane te mbaj fjalim ne Kuvend te Kosoves kte. Maskarai e gjen gjuhen me maskarain.
    Ky e ka me Albin Kurtin drejperdrejt e s’ka si tjet ndryshe, Albini kundershtar me Ldk vec te tjerash, pra me pra aleatet politike te ktij.

  15. ai paracaktoi edhe emrat e atyre që do të flisnin në seancën e rradhës, dhe të tjerëve u tha “sus”. Si me komandë tashmë, Luli u thotë deputetëve “fol ti, ulu ti, qepe ti, largohu ti”, aq sa thonë në atë parti se “ishim mirë me Berishën, ky qenka beterr fare”.

    Por duke mos u mjaftuar me kaq, Lulzimi u ka paracaktuar atyre me anë të zarfit, edhe fjalimin e parapërgatitur, duke mos u lënë hapësirë për të shprehur mendimin dhe gjykimin e tyre mbi programin qeverisës

  16. “vetem nje urdher presim”.

    “Presim prej teje që ta na thërrasësh jo te Partia Demokratike, se dihet kush është tani kryetar i PD, po para Kryeministrisë që ta rrëzojmë Edi Ramën.

    Nëse nuk rrëzohet paqësisht, jemi gati që t’i përgjigjemi thirrjes që i ke bërë gjyshit dhe babait tim, o burra të kapim armët!

  17. Ky loqja e fundit në këtë diskutim do që të kapi armët. Por prit një sekond sa të shkruaj një postim te Lapsi.al njëherë. Pfffffff.

  18. Paralajmërimi i dytë i Bashës, përsëri në fjalën e tij në mbledhjen përjashtuese, ishte se kjo që ndodh ishte në të mirë të Berishës dhe… kujtoni… të familjes së tij. Këtu është thelbi. Basha ka bërë divorcin jo vetëm me Berishën, por edhe me familjen që e solli në politikë. Dhe se, do apo nuk do Berisha, nga sjellja e tij, varet edhe fati i familjes së tij. Ishte goditje prej skuthi politik, por e goditur nën brez, ku Berisha nuk mban më. Sa herë që atij i është përmendur familja e tij dhe bëmat e saj, ai vetë është egërsuar deri në shpërfytyrim.Maloku sfurkun shko mere te meta o bythlepires bythqire

  19. Cudi me ben fakti qe ky portal me dy gazetare analiste qe pretendojne te vene pikat mbi i te kontribuojne me te verteten me cdo kusht, vetem i fryjne zjarrit te ndasive te prapambetura qe mbeten ne kufijte e injorances

  20. dita e keqe për Sali Berishën erdhi, duke ndarë Lulzim Bashën prej tij. Operacioni amerikan ishte shumë i thjeshtë. SHBA kuptoi se turbullirat në PD, refuzimet e PD për qëndrimet amerikane, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve, ishin pikërisht manovra të Sali Berishës për të mbajtur nën kontroll PD për interesa të tij, duke përdorur Lulzim Bashën si figurant. Atëherë ata ndërhynë pikërisht tek ky detaj, duke ndarë Sali Berishën nga Lulzim Basha, dhe duke e ndëshkuar atë familjarisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu