• |
ide | kryesore

Çarja në PD/ Grupi i Bashës u kthen faqen tjetër akuzave berishiane

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Vendimi i papritur për përjashtimin e Berishës nga PD nuk gjeti të papërgatitur vetëm ish-liderin e demokratëve. Edhe bashkëpuntorët më të afërt të Lulzim Bashës po e kanë të vështirë ta justifikojnë kryetarin, përballë akuzave berishiane për “pazare të fëlliqura me Ramën”, për “pabesi” dhe për “liderin e thyer” që duhet të dorëhiqet.
Besnikët e Lulzim Bashës, që kanë dalë në media janë të detyruar të flasin me një gjuhë të dykuptimtë, në njërën anë të justifikojnë largimin e Berishës nga partia, në anën tjetër të ngrejnë lart figurën e tij politike.

Lëvizja që Berisha sapo ka nisur brenda partisë e bën akoma më të vështirë pozicionin e secilit prej mbështetësve të Bashës, ndaj dhe arsyet e artikuluara mbi përjashtimin kanë qenë të ndryshme.

Vetë Basha nuk dha arsye konkrete veç presionit amerikan në deklaratën publike, por në mbledhjen e grupit parlamentar ai u tha deputetëve se gjatë takimit me Filip Reeker pati “më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij”.

Për bisedën që pati me Reeker, tha se kishte dëshmitarë Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun. Por kjo e fundit, gjatë një interviste për News24 nuk iu referua asnjë detaji domethënës të bërë të paraqitur nga zyrtari amerikan.

“Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për atë takim. Komenti im i vetëm është që ky vendim i padrejtë për zotin Berisha nga SHBA-të do të ketë mbështetje e PD për ta ndjekur në rrugë ligjore dhe për të mos cënuar dinjitetin e z.Berisha” tha Tabaku.

Një linjë tjetër shpjeguese për përjashtimin e Berishës ka ndjekur kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, i ftuar në abc. Rushaj iu referua tërthorazi një qëndrimi që PD e kishte mbajtur më parë për Tom Doshin, sipas të cilit shpallja “non grata” nga SHBA mjaftonte për t’ia mohuar mandatin e deputetit nga KQZ.

“Duhet thënë se jashtë diskutimeve me presionin dhe kërkesat e ndryshme që kanë bërë partnerë tanë, është e rëndësishme që ne të kemi parasysh se ka pasur parasysh një standard. Standardi është arma më e madhe që ka një politikan për të krijuar besim tek qytetarët. PD-ja, në mënyrë zyrtare ka kërkuar që çdo person që është pjesë e PD-së dhe është shpallur non-grata, të përjashtohet nga grupet parlamentare, dhe pse ne e dimë se Berisha nuk ka vend në atë listë, por ishin të tjerë ato që e përfshinë emrin e tij. Ne e aplikojmë standardin dhe kur bëhet pjesë për historinë tonë, Berisha për çdo demokrat konsiderohet si personi që bëri një betejë pa kompromis për rrëzimin e komunizmit. Cilësohet si personi që ka punuar dhe është personi kryesor që arriti sukses në nismat që ka marrë. Ka qenë një vendim i vështirë, por kjo tregon se PD-ja është e vendosur për të zbatuar një standard që vijon të na krijojë dhimbje” tha Rushaj.

Në një pozicion të vështirë ishte këtë të mërkurë Belind Këlliçi, pas peticionit të firmosur nga pjesa më e madhe e kryesisë së FRPD-së që kërkoi referendum për largimin apo jo të Berishës nga Partia. Por ndërsa i duhet të ulë gjakrat mes të rinjve të PD-së, Kreu i Forumit Rinor ka lartësuar edhe ai si të tjerët kontributin e Berishës.

“Për ta anëtarësuar Shqipërinë në NATO, për të antarësuar Shqipërinë për të marrë statusin kandidat, për të bërë rrugën e Kombit, për të liberalizuar vizat, arriti këto të gjitha të cilat mbajën firmën e padiskutueshme të Profesor, Doktor Sali Berishës. Askush nuk e cenon dot kontributin dhe rrugëtimin e lavdishëm të PD-së krahë Berishës”, është shprehur ndër të tjera Këlliçi.

Mungesa e një argumenti të fortë për një vendim të fortë, e dobëson retorikën e Bashës dhe të tijve në PD, ndërkohë që nga e enjtja Berisha synon t’i japë hov një dallge akuzash dhe sulmesh, së cilës strukturat drejtuese në PD nuk do t’i përgjigjen me të njëjtën gjuhë, por do t’i kthejnë faqen tjetër.©Lapsi.al



20 Comments

  1. Personat që jane ne kryesi ,në sekretariat, në keshill, në poste drejtuese etj, zakonisht përkrahin status quon nuk duan ndryshim sepse u rrezikon postin në parti
    Posti ka rëndësi , humbja apo fitorja janë dytësore.

  2. Sikur U.S te tregohej nje perandori serioze dhe te jepte fakte konkrete per per kete rast, kjo rremuje nuk do te kishte ndodhur! Eshte no sens, cdo gje artificiale, zhurme kot! Qe robt mos ta kene mendjen tek pushteti i talebaneve.

  3. O rrusha hardalli. ku eshte e barbarta ketu me Dosh kodoshin ketu. Nese opozita bente pression eshte detyre e saj te beje, ndersa qeni tedhetar e zari i rames e beri pa pyetur askend? Pse pra o rrusha i llullit?

  4. rushi:

    Standardi është arma më e madhe që ka një politikan për të krijuar besim tek qytetarët.

    USA mos i digj manadatet : Basha djeg mandatet

    USA merr pjese ne zgjedhje : Basha smerr pjese ne zgjedhje

    USA mos bej protesta te dhunshme : Basha hedh molotov dhe gaz ne parlament

    USA mos mbaj berishen ne grup parlamentar : Basah e perjashton vete

    Rushi :
    Standardi është arma më e madhe që ka një politikan për të krijuar besim tek qytetarët.

    Standarti i rushit tim

    1. Duket se arsyetimet i bën me “rrushin” e jo me trurin që të ka dhënë Zoti.
      A ka mundësi të na shpjegosh se çfarë kupton me fjalën “U.S.A.” ?
      Është USA ndonjë shtet diktatorial që ka një qëndrim unanim të 340 milionë banorëve të saj ?
      A mos është USA një sekretar shteti, një grup politikanësh apo qoftë edhe partia demokrate , një nga dy partitë më të mëdha në SHBA ?
      Është po ky Blinken sekretar shteti që e ka ngritur dikur në qiell Berishën.
      Nuk është çudi që pas ca kohësh ky zotëri mund të largohet nga detyra që ka sot, duke e quajtur si fajtor për mënyrën e tërheqjes nga Afganistani.
      Ai që mund ta zëvendësojë, mbase do ta injorojë fare “vendimin” “non gratta” për Berishën.
      Mandej o trutharë, kush të paska thënë se në USA janë të ndaluara demostratat e protestat ?
      Demostrata të fuqishme u zhvilluan kundër Trump nga demokratët e po kështu të tilla demostrata e protesta të fuqishme pati edhe nga mbështetësit e tij.
      Kjo është një dukuri krejtë normale e botës demokratike .
      Nuk ishte fare normale që një kryeministër i një vendi të vogël europian si Rama, të shkonte në fushatën elektorale presidenciale, e të villte vrer ndaj partisë repblikane apo kandidatit të saj, Z.Trump.
      Ka pasur të drejtën e Zotit presidenca e Trump që ta shpallte Ramën si një person “non gratta” në USA, sepse bëri një veprim flagrant në ndërhyrjen e tij në punët e mbrendëshme të këtij shteti të fuqishëm demokratik

      1. the nje gje qe sthe asgje

        ca doje te thoje me kete koment per usa?

        dukesh qe je noi mik i rrushit, jo rrushit tim

        usa eshte ambasada dhe zyra qe mbulon shqiperine dhe rajonin. keta jane burokrate zyrash qe merren edhe me rrushin e oligarkeve

        prandaj ky starndat i rrushit si cituar eshte njesoj si rrushi im, me ngrefet sipas qejfit, mu si rrush i zi

        rrushi flet si rrush

  5. Krahasohet Tom Doshi me Berishën!!!Vetë Pd me forumet e saj të kishin dalë me një vendim kundër. Smundet Amerika të bëjë si dikur Bs e Kina.Akoma do ndikojnë ata në jetën politike??Për mua dhe Doshi që dihet kush është,Nuk ka ndonjë dënim.E përderisa nuk ka nuk mund ta ndalosh në jetën politike. E jo më Berishën. Ligji i dekriminalizimit e thotë qartë. Jo çdo non grada duhet marë si shkak për përjashtim.

  6. Berisha po luan dhunshem e nuk do te dije per pasojat e PD. Basha do e fitoje kete beteje po ju pergjigj Berishes me te njejten gjuhe. Ne te kunderten Pd do hyje ciklin e mllefeve e urejtjeve te grumbulluara ne kohe. Te gjithe kunder te gjitheve.

  7. Sepse eshte i gjithi nje TEATER I MADH.
    Kujtoni Korleonet(i madhi dhe i vogli) qe i thone njerezve te tyre(Luca Brasi-t dhe Vince-it) qe ata kishin nevoje qe njerezit e tyre t’i tradhtonin……

  8. Basha eshte drejt ikjes pa kthim sepse PD eshte parti qe identifikohet me Berishen dhe marreveshja qe ka pasur eshte thjesht administrim dhe udheheqje e PD sipas urdhrave te Saliut. Dhe Basha nuk ka fuqine e Sales ne PD, kete do e tregoje nje perballje mes tyre, sepse USA nuk e qeveris dot PD pasi ata kane sovranitetin e tyre si force politike dhe brenda kesaj partie lufta e berrylave ka nxjere fitues ate qe eshte mbeshtetur nga Saliu, keshtu politikisht Basha iku per lesh vetem nqse i hap deren PS te shkoje aty ne krah te Damian Gjiknurit dhe Taulant Balles!

  9. C’bole gazetar! Ke dhe pafytyresine me bo komente politike!

    Hapi ca sinapset e trurit e ndoshta e kupto qe Berishen s’e ka perjashtu njeri prej PD,je po vetem nga grupi parlamentar!

    Apo ke marr veah ndonnje gje qe nuk e dika akoma njeri….

  10. Lapsi.al – A jeni te sakte kur shkruani se nje pjese e FRPD kane kerkuar Referendum per perjashtimin e Berishes nga Partia?
    Sepse kushdo e di qe Berisha eshte perjashtuar jo nga Partia, por nga Grupi Parlamentar, dhe po nuk e dijne kaq gje ato te FRPD apo ju te Lapsi.al , shkoni e mesojeni sa me pare per te mos u bere qesharake me tej

  11. Ne nje parti ku nuk dihet se cili eshte i pari e cili i fundit, te gjithe gjejne nga nje fjale per te thene.
    Dhe kjo vjen per shkak te mungeses se karakterit prej lideri te Lulzim Bashes.
    Berisha duhej te ishte ne shtepi qe nga 2013. Luli e mbajti, tani ti pije lengun!
    Dhe ju demokratet qe prisni te fitoje PD dhe te filloni pune ne shtet, lidhuni me Pilon!

  12. Ne e kerkojne Partneret? Kjo shorehje perdoret nga te gjithe ne Shqioeri por AMERIKANET NUK JANE PARTNER POR PADRON. Ata jane pushtuesa qe duhen shporrur sepse kane frike qe Shqiptaret po zgjohen dhe duan te lidhen me Kinen

  13. Shqiperia do behet shtet i respektuar ne Evrope, vetem atehere kur populli do te zhduki hajdutet dhe mafjozet si Saliu, Iliri, e te gjithe keta qe kane qeverisur keta 30 vitet e fundit.

    Lerini pallavrat “ne jemi demokrate”
    se, asnje nga keta politikane nuk eshte dhe nuk duan demokraci ne ate vend.

  14. Shpresoj qe kjo nisem e juaja z.Berisha te jete nje shkundje per PD -ne dhe elektoratin e saj . Gjithashtu shpresoj qe demokratet te te mbeshtesin ne mase ne kete nisem sa sublime per ju por edhe aq frytedhenese per te gjithe demokratet ne veçanti dhe te gjithe Shqiptaret ne pergjithesi .
    Kishte kohe qe PD nuk mund te vazhdonte ne kete menyre despotike te te berit te gjerave ku mungonte çdo rregull e çdo norme njerezore . Shpresoj qe fitorja juaj te jete e thelle por po aq te thella te jene edhe ndryshimet ne statutin e PD-se . Nje gje e shte e sigurte , fitorja juaj dhe e demokrateve te vertere eshte mbijetese dhe vazhdimesi per PD-ne dhe nje shprese e sigurt per Shqiptaret dhe Shqiperine .
    Mbas spastrimit radikal te PD-se nga vemjet e statuskuose , te vihen rregulla dhe norma te mirefillta loje ne menyre qe gjerat te futen ne hulli dhe PD-ja te jete parti e te gjitheve dhe jo parti oligargesh dhe e nje grupi te vogel njerezish qe per interesa meskine po e çojne drejt shkaterrimit total te saj .

    Nuk jeni puritan z.Berisha , keni edhe ju mekatet tuaja por nuk mund te krahasoheni me kryetaret e sotem te PD-se dhe te PS-se . Njeri i papjekur dhe i paburre ndresa tjetri per para e pushtet eshte kail te kaloje edhe mbi kufoma , eshte kail ta djege e ta shese Shqiperine .
    Do ishte e natyrshme dhe shume e moralshme qe ju , mbas fitores dhe ndryshimeve radikale ne PD , te dorhiqeshit plotesisht nga jeta politike duke kerkuar falje per te gjitha gabimet e tua ne te gjithe jeten politike (qe gjithsesi nuk kane te krahasuar me marrezine dhe kuçederine e horrave qe po le pas). Ne kete menyre lani mekatet tuaja , pastroni figuren tuaj dhe automatikisht beheni simbol i pjekurise , i vetmohimit dhe i prosperitetit per brezat e ardhshem . Tung

  15. O cecene kllufa kari! Sali Maloku eshte leter e djegur dhe nuk puth me ne politike po do ti nenshtrohet ligjit per te gjitha vjedhjet,kontrabanden ,vrasjet qe ka bere.Ju vini verdalle si pordha neper breke duke share e mallkuar USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *