• |
ide | kryesore

Përse Basha është me Berishën kundër amerikanëve?

-Instant, 2, Ide

Amerika para së gjithash përfaqëson një model kulturor dhe politik, i cili ka orientuar zhvillimin e vendit që pas rënies së komunizmit.


Duke përfaqësuar modelin ku do të mbërrinim në fund të trazicionit, shqiptarët kanë parë tek Amerika një partner në instalimin e demokracisë liberale.


Gjithashtu, dështimi për të patur një autoritet të brendshëm që t’i besojmë, na bëri t’i japim Amerikës rolin e arbitrit politik. Kaq e vërtetë është kjo sa për tre dekada publiku i ka hedhur sytë nga qëndrimi i ambasadës amerikane për çështje politike, që janë krejtësisht të brendshme.

Brenda këtij roli që i kemi dhënë, amerikanët na dhanë një mesazh për vendin tonë duke e shpallur Berishën non-grata për vendin e tyre.

Mirëpo leximi i këtij mesazhi nga Basha dhe Berisha po dëmton seriozisht kredibilitetin e këtij modeli në Shqipëri.

Nga njëra anë është Berisha, i cili, duke u përpjekur të shpëtojë veten, e sulmon administratën amerikane si të korruptuar dhe të kapur nga influenca antishqiptare.

Sipas Berishës, ai është shpallur non-grata jo se është i korruptuar por se është shumë patriot. Pra amerikanët jo vetëm qënkan kundër demokratëve, por ata janë kundër interesit të shqiptarëve.

Në këtë pikë, nuk ka asgjë për tu habitur. Për familjen e tij Berisha ka qënë i gatshëm të djegë Shqipërinë, e jo më kredibilitetin e Amerikës.

Problemi këtu është tek Basha, i cili duke u hequr si pro Amerikan po bën një dëm edhe më të madh për imazhin e Amerikës në Shqipëri.

Duke mos guxuar të artikulojë asnjë akuzë ndaj Berishës (madje duke e lavdëruar atë), ai tregon se nuk është dakord me këtë vendim. Pra pranon vendimin, por refuzon argumentet mbi të cilin ai është marrë, duke çuar kështu ujë tek teza e Berishës që administrata amerikane ka vepruar nën influenca të jashtme.

Jo vetëm kaq, por duke thënë se amerikanët e kanë detyruar të marrë këtë vendim, Basha krijon përshtypjen se ai ndihet i pafuqishëm për të mbrojtur interesat e demokratëve, dhe akoma më pak të shqiptarëve.

Ky qëndrim është fyes për dinjitetin e çdo demokrati, dhe çdo shqiptari, sepse i bën ata të ndihen të pafuqishëm dhe të nëpërkëmbur brenda partisë së tyre, në vendin e tyre.

Berisha ka aq kusure sa duhet të kishte dalë prej kohësh nga politika, dhe unë nuk e di përse Basha nuk e ka marrë këtë vendim me kohë, pa pritur amerikanët.

Nuk e di as përse ai ka zgjedhur të mos mbështesë argumentet mbi të cilat është marrë vendimi për të shpallur Berishën non-grata.

Por di që e vetmja rrugë për Bashën është të pranojë atë vendim si legjitim, dhe të kundërshtojë teoritë konspirative të Berishës. Kjo për të mirën e tij, të partisë që drejton, por edhe të Shqipërisë.

Për të mirën e tij, sepse këto teori sot e bëjnë Berishën të duket një luftëtar guximtar në mbrojtje të demokratëve, dhe jo një njeri i korruptuar në përpjekje për të shpëtuar me çdo çmim familjen e vet.

Për të mirën e partisë që drejton, sepse këto teori konspirative i bëjnë demokratët të ndihen të pafuqishëm dhe të dorëzohen, duke humbur interesin për politikën dhe duke mos votuar. Se ç’kuptim ka të votosh kur qeveria vendoset diku mes New York-ut dhe Washingtonit?

Për të mirën e Shqipërisë, sepse ky artikulim që sot është kundër administratës amerikane, pashmangshërisht do të zgjerohet kundër Perëndimit si model kulturor, duke lënë pas një luginë që do të mbushet nga fantazmat e të shkuarës. Konspiracionistët e rinj dhe talibanët e vjetër janë që tani tek porta, duke iu fryrë pishtarëve të antishkencës dhe duke ndezur pasione mesjetare.

18 Comments

  1. Profesori i shquar që la Oxfordin për të ndriçuar Shqipërinë thotë se nuk ka asgjë të keqe me vasalitetin ndaj një zyre konsullore dhe 5~6 burokratëve në anën tjetër të oqeanit.

    Goxha arsyetim nga kryetari i partisë që theu të gjitha tabutë dhe mori deputetë në zgjedhjet e fundit. Si e shpjegon faktin që Amerikanët i luftuan 20 vjet talebanët dhe tani i quajnë aleat dhe bashkëpunojnë në çështje sigurie. Mos ndoshta nuk janë dhe aq parimore sa shiten? Por janë pragmatik?

    Dihet që ai vendim për shpallje nongrata ishte vendim politik, nëse amerikanët do kishin gjëra konkrete nga ojqërat dhe ramistat e drejtësisë nuk do ja mohonin Ramës kënaqësinë ta çonte zvarrë Saliun në gjyq….

      1. o shoku ka mbi 8 vjet qe ska as vule as firme , pra as vulos as firmos

        tekmami jot e sheh korrupsionin e MADH rrezik per ameriken?

        tani rama i ka te gjitha edhe prokurore edhe gjykates, ti thua qe ka vjedh une them qe ka vjedh

        por te denojne eprovat o bashfugsklym jo raportet e ojf dhe te qeverise ne zyrokratet ezyrave vari k te departamentit te shetit per rajoni,n ku shqiperia ze vendin e fundito toc kuklle

        rajoni ka proritet kosoven , serbine, malin e zi maqedoni dhe te fundit shqiperine

        tani ik bej llape fuges ne bythe

    1. cin shaban, shaban qosen, se y ka fol me inat ka shtremberuar faktet, ka keqinterpretuar per hesap te tij , nuk ka ka permendur elementet qe nuk i duhen

      shkurt jo objektiv

      shembull 1

      Nga njëra anë është Berisha, i cili, duke u përpjekur të shpëtojë veten, e sulmon administratën amerikane si të korruptuar dhe të kapur nga influenca antishqiptare

      e pavertete berisha ka thene qe nuk eshte dakord dhe bujrum te japin prova

      nuk ka thene qe eshte e korruptuar, dhe as te kapur.
      nese shabani nuk e kupton qe lobingu nuk rrikot ne maerike atehere te mos bejegam gam kot

  2. Cfare ben Partia qe krijove ti, zoteri?

    Ndersa Basha dhe Berisha jane te zene me duelin e interesave personale, ti si opozitar i flakte i zgjedhjeve te fundit, cfare por ben? Ku jane denoncimet dhe protestat?

    Por e verteta, heret a vone del sheshit: i sherbyet Edi Rames , me ose pa dashje kete nuk di ta them.

  3. Socialisti i kamufluar Shabani,po ja qan hallin demokrateve,po analizon veprimet e tyre,por asnje fjale per qeverisjen ,qe ka marre rrugen e qoftelargut. Dhe asnje fjale,per cfare ndodh brenda partise (se tij ) PS,qe vetem parti,nuk mund te quhet,por eshte si nje garnizon ushtarak,me nje gjeneral autokrat dhe diktator,ne krye,ku zbatohen me nenshtrimin e plote te dinjitetit,cdo urdher.

  4. Shabani nje me shume ne aleancen e qelbesirave kunder nacionalizmes shqiptare aq sa eshte pse smerr te analizoje ku ka te drejte berisha dhe jo si gjithmone klyshi ishqiptarit ne borderote e te huajve shume keq

  5. Ky kurvi shkruan: “Nga njëra anë është Berisha, i cili, duke u përpjekur të shpëtojë veten, e sulmon administratën amerikane si të korruptuar dhe të kapur nga influenca antishqiptare.”

    Gjej vetëm një rast që Berisha ka sulmuar administratën amerikane, nuk ka sulmuar askënd veç juri kim, por ajo nuk është administrata amerikane, ajo është thjesht një e korruptuar si shumë zyrtarë të tjerë në botë

    O intelektual leshi.

    Sali Berisha të hoqi VIZAT!
    Sali berish të futi në Nato
    Sali berisha bashkoi Shqipërinë me Kosovën!

    Trego një tjetër politikan që ka bërë edhe një vepër si të Berishës!

  6. O endri modeli Amerikan eshte vota jo te vendose kryetari.Kjo parti e ka mbaruar misionin si njeri si tjetri.Po ska demokraci me mire te shkrihet

  7. Per tipat si Berisha qe per interesin e vet mundohen ti vene flaken gjithe Shqiperise nuk ka rendesi mjeti por qellimi per ta neutralizuar. Berisha urgjentisht duhet te izolohet nga politika shqiptare. Askush nuk duhet ta mbeshtese Berishen ne kete “levizje” te tij per mbijetese politike e denim nga drejtesia. Ai nuk i duhet Shqiperise. Drejtesia te beje detyren ndaj ketij njeriu te koroptuar.

    1. Bo bo çfarë idioti, shko e thuaja atyre që e mbështesin, merre dhe këtë fytyrë prapanicën, se ashtu duhet të jesh edhe ti.

  8. Ky Endri s”eshte gje tjeter vecse nje qelbesire me shume ne aleancen famoze te qelbesirave.

    Ky qe u provua sa i vlen lekura ne zgjedhjet e 25 Prillit, tani per te ngrene qyl nga magja e

    Rilindjes i duhet si fillim te haje pak mut duke share e shpifur per Berishen si prove se eshte

    i denje per vellazerine hamutese te merobazeve, sokolballeve, frrokcupeve,korlobolinove

    dritanhileve, lorencvagjeleve , mucnanove e soje e sorollopeve te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu