• |
ide | kryesore

“Unë nuk jam për kontroll”/ Zbardhet momenti i ekzekutimit të policit në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar detaje nga momenti kur u vra oficeri Saimir Hoxha. E ftuar në ‘Open’, Hoxha tha se Hoxha bashkë me dy kolegët e tij kishin shkuar për të asgjësuar kanabis në një Kune Vain të Lezhës dhe aty janë përballur me makinën me tre të rinjtë, brenda të cilës ndodhej edhe Aldi Rama.

Hoxha tregoi se dy shokët e Ramës u bindën dhe treguan dokumentacionin përballë efektivëve, kurse 21-vjeçari nxorri armën, tha ‘unë nuk jam për kontroll’ dhe qëlloi për vdekje Saimir Hoxhën.

“U lajmëruan një ditë ditë më parë për një parcelë me kanabis. Kanë qenë të paveshur nga uniformat e policisë, por me jelekun që lexon ‘Policia’. Në kthim, mjeti i bardhë i kriminalistikës ndeshet me një automjet tjetër ku ishin 3 persona.

Thuhet, kjo dëshmi konfirmohet nga shokët e vrasësit, janë arrestuar për moskallëzim krimi, pasi sipas policisë akuzohen se nuk kanë njoftuar policinë se shoku i tyre mbante armë. Automjeti bën një manovër dhe kthehet. Këtu efektivët kërkojnë që mjeti të ndalojë.

Palushi, Shefi i Krimeve i kërkon Armando Markut që të dalë nga makina dhe ai del, nxjerr dokumentacionin e nevojshëm. I treti, vrasësi nuk del. Saimir Hoxha drejtohet tek personi i tretë dhe i kërkon të zbresë. Fjalia e Aldi Ramës ishte vetëm kjo: Unë nuk jam për kontroll! Nxjerr armën dhe qëllon për vdekje Hoxhën,”- tha Anila Hoxha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *