• |
ide | kryesore

Video/ Paris nën këmbët e Messi, nënshtrohet City: Sheriff që eleminoi Teutën, i jep leksion edhe Real Madrid

-Instant, F1, Sport, Video



Në mbrëmjen e madhe të Parisit dhe golit të parë të Lionel Messi, befasia e bujshme në javën e dytë të grupeve të Ligës së Kampionëve erdhi nga Madridi. Real Madrid është thyer 2-1 në 90’ e Bernabeut përballë Sheriff Tiraspol, falë golave të Yakhshiboev dhe Thill: 1-1 provizor i Benzema ka qenë i padobishëm. PSG regon forcën dhe hedh kandidaturën për trofeun me një fitore 2-0 përballë Manchester City. Skuadra e Pochettinos me golat e Guaye e Messi ka nënshtruar formacionin e Guardiolës duke marrë vendin e parë në grup. Në grupin e Milanit, Liverpooli është i pari falë një 5-1 ndaj Portos të nënshkruar nga dygolëshat e Salah dhe Firmino e nga Mané. Provë e suksesshme edhe për Dortmund dhe Ajax.

GRUPI A
PSG merr kryesimin e grupit, duke mundur Manchester City në Parc des Princes. Messi-Neymar-Mbappe nuk shkëlqyen por bënë aq sa për të marë një 2-0 përballë Guardiolës që i lë anglezëve vendin e dytë. Pas barazimit me Brugges francezët kishin nevojë për një fitore që e gjetën me golin e Guaye në pjesën e parë. Citizens bënë lojë, u munduan të barazonin, por u përplasën me një super Donnarumma dhe u ndëshkuan nga një kundërsulm vrastar i Messi e Mbappe: asist me takë i francezit ishte një shans që argjentinasi e dërgoi në rrjetën e Ederson për golin e parë me fanellën e PSG. Në ndeshjen tjetër Brugge konfirmohet skuadra që mund të shqetësojë dyshen kryesuese për kualifikimi, duke shkuar të fitojë 1-2 në transfertë me Leipzig. 4 pikë edhe për belgët, që përmbysën që në pjesën e parë avantazhin e shpejtë të Nkunku (5) me golat e Vanaken (22) e Rits (40).


GRUPI B
Liverpool nuk ka kundërshtarë në Grupin B. Anglezët pasi mundën Milan i japin një shuplakë edhe Portos. 1-5 në Dragao tregon forcën e Reds, që me dygolëshat e Salah e Firmino e golin e Sane shpartalluan shpresat e portugezëve për të marrë një tjetër rezultat pozitiv pas 0-0 në debutim kundër Atletico Madrid. Komplikohet keq puna për Milan, me Liverpool në kuotën 6 e spanjollët në 4, pas suksesit me përmbysje në San Siro. Skuadra e Piolit mbetet e fundit me zero pikë e befasuar në një ndeshje që mund të shkonte ndryshe. Kuqezinjtë dominuan gjysëm orën e parë e morën avantazhin në minutën e 20′ me diagonalen e Leaos, por ndeshja u shkatërrua në të 29′ nga kartoni i kuq i Kessie. Leao goditi traversën në rovjeshatë në të 37′, por në pjesën e dytë ofensiva e Atleticos solli përmbysjen me golat e Griezmann (84′) e Suarez me penallti (97′).

GRUPI C
Dortmund i përgjigjet fitores së Ajax dhe e arrin në krye të renditjes me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, duke mundur 1-0 Sportingun. Vendosi sfidën në favor të gjermanëve goli i Malen në minutën e 37.

GRUPI D
Kush do ta besonte se Sheriff Tiraspol do të ishte në krye të grupit me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para e madje do të dilte triumfues nga Madridi. Skuadra me më pak eksperiencë, që aventurën në Champions e nisi duke eleminuar Teutën në raundin e parë kualifikues, mpshti 1-2 skuadrën me më tepër eksperiencë në shtëpinë e tyre. I pavlerë goli i shënuar me penallti nga Benzema, që barazoi provizorisht golin e Yakhshibaev (25), sepse në pjesën e dytë Thill, në kohën shtesë, vulosi fitoren historike të moldavëve. Tani telashet janë për Inter, i ndalur në vetëm 1 pikë, që në ndeshjen e tretë duhet të luajë me kryesuesit surprizë. 3 pikë për Real që duhet të rikthehet në lojë kundër Shakhtar, i vetmi me zero pikë në grup.



Champions League
Group A
Paris Saint-Germain 2-0 Manchester City
RB Leipzig 1-2 Club Brugge
Group B
AC Milan 1-2 Atletico Madrid
FC Porto 1-5 Liverpool
Group C
Ajax 2-0 Besiktas
Borussia Dortmund 1-0 Sporting CP
Group D
Shakhtar Donetsk 0-0 Inter
Real Madrid 1-2 FC Sheriff



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *