• |
ide | kryesore

Rama paralajmëroi rritjen e çmimit të energjisë/ Basha i kujton: Shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një konferencë shtypi, Lulzim Basha foli ashpër në drejtim të Edi Ramës mbi problematikat që përmendi vetë kryeministri në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë dhe karburanteve.

Basha tha se me të vërtetë këto çmime janë rritur tanimë nëpër botë, ndërsa në Shqipëri sipas tij, kanë qenë prej 8 vitesh shumë të larta. Ai nënvizoi se qeveria keqpërdor çdo fond e investim, ashtu siç bëri sipas tij me tërmetin dhe pandeminë.

“Tellalli i së keqes doli sot për të larë duart para shqiptarëve, për atë që po përgatit për ta, rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë, ndërsa tashmë të gjitha çmimet janë rritur ndjeshëm duke pamundësuar për qindra mijëra shqiptarë të përballojnë nevojat bazë.

Vërtet bota po përballet tani, por shqiptarët kanë 8 vite që përballen me çmimet më të larta në rajon e ndër më të lartat në Europë, të energjisë dhe karburantëve.

Në ato vende ku ndodhin rritje të diktuara nga tregjet ndërkombëtare, qeveritë e përgjegjshme u vijnë në ndihmë qytetarëve të tyre.

Por a mund të ndodhë kjo më këtë qeveri? Shqiptarët e dinë mirë që jo. 

Ata e kanë parë se si në momentet më të vështira të këtyre viteve, kjo qeveri dhe ky kryeministër i ka braktisur. Kështu ndodhi me tërmetin, kështu ndodhi me pandeminë.

Shqiptarët e kanë parë se si fondet e rindërtimit u përdorën për të majmur ortakët e Edi Ramës, dhe po këto fonde të jepeshin jo për njerëzit në nevojë , por për të marrë në këmbim votën e tyre.

Shqiptarët e kanë vuajtur në lëkurën e tyre braktisjen gjatë pandemisë, kur babëzia e kësaj pakice të korruptuar dha ndihmën më të ulët ekonomike në Europë, duke shkaktuar rritjen më të madhe të jetëve të humbura në kontinent, varfëri dhe papunësi.

Me këtë bilanc të zi, me këtë qeverisje që fatkeqësitë e njerëzve i kthen në gosti milionash për ortakët e tij, detyra jonë si opozite është të ushtrojmë, edhe me ndihmën e qytetarëve, të gjithë presionin e duhur që askush të mos braktiset, askush të mos vuajë makutërinë e kësaj pakice”, u shpreh Basha.



10 Comments

    1. si thua o militant, te rrisin cmimin e dritave e naftes (dhe per rrjedhim te cdo cmimi dhe takse) me 50% nuk eshte krize..Injorante lepires

  1. MESHUME SE SA PO E AJUZON MUA ME DUKET SE KY PO E MBRON PALLOSHIN . PO I THOTE QE TI KE PERDOR PPP , 20 MILION/KM , RRITJE ÇMIMESH , TENDERAT MILINESHE PER OLIGARKET DHE MAFIOZET POOOOOR TEK KJO KRIZE QE PO VJEN TI NUK KE FAJ . JU QIFSHA ROPT O POLITIKAN NGA ÇDO KRAH QOFSHIT . NUK U NGOPET KURRE O KURVA E RRACA KURVASH

  2. Leri fjalet por ngrije popullin .
    Nese nuk ke byth ik e mo na rruaj bibilushin.
    Edhe gam gam dhe byh mbrapsh sikur nuk shkon.

  3. Nuk ju kuptoj. Dikush po thote nje llaf kunder dhe ketu e tallni. Pak rendesi eshte se kush eshte ky, ka te drejte apo jo?

  4. Fale teje ne opozite por, harrove pushtetin teresor te Tij/ pushtetin vendor dhe, edhe ate fale teje… qe mbulove gjithshka …. (pa harruar me vote demokracie)
    Pffffffffffffffffffffffffffffff
    Keto i dijne edhe te palindurit akoma…. zgjidhjen shoku…. apo çe do, je me mire ne opozite….
    Mjerim vellezer…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *